Politikë
Përplasje në tryezën për Reformën Zgjedhore?/ Bylykbashi tregon çfarë ndodhi gjatë mbledhjes

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Tryezës për Reformën Zgjedhore. Pas përfundimit të takimit, i mandatuari i PD-së, Oerd Bylykbashi është shprehur se PD është e hapur për çdo propozim për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Po ashtu, Bylykbashi tha se përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri nuk mbështeti asnjë nga propozimet e Rudina Hajdarit që përfaqëson opozitën parlamentare.
“Në tryezën e sotme Gjiknuri ishte i qartë që nuk mbështeti asnjë nga propozimet për sistemin zgjedhor të znj,. Hajdari. Ndërkohë që opozita shprehu gatishmëri dhe të qenit të hapur për të diskutuar të gjithë propozimet. Janë qëndrime që janë shprehur edhe më herët.
Z. Basha ka bërë një propozim shumë të fortë me vendosjen e një sistemi të ri me balanca kushtetuese që ndikojnë drejtpërdrejt.
Zgjedhësit të kenë lidhjen më të afërt me të zgjedhurit. Pra deputetët mos jenë deputetë Facebook-u nga dhomat e tyre dhe zyrat. Por të jenë më lidhjet e tyre me qytetarët. Për këtë arsye jemi të hapur dhe diskutimi vazhdon. Nuk pamë asnjë qëndrim nga mazhoranca.”- tha Bylykbashi.
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...