Connect with Us

Përhapja e koronavirusit/ Vihet në lëvizje Drejtoria e Burgjeve

Lajme

Përhapja e koronavirusit/ Vihet në lëvizje Drejtoria e Burgjeve

Publikuar

-

Edhe Drejtoria e Burgjeve ka vendosur marrjen e masave në të gjitha burgjet pas konfirmimit të 2 rasteve me koronavirus në vendin tonë.

Sipas Fax Neës se është vendosur të mos pezullohen takimet me familjarët.
Ndërkohë, po përgatiten ambjentet në gjitha burgjet, së bashku me ekipet mjekësore, të cilët do të zhvillojnë kontrolle tek të gjithë të burgosurit, edhe pse nuk ka ndonjë rast konkret të paraqitur tek ndonjë prej të burgosurve.

Kontrolle do të ketë edhe për të gjithë familjarët që do shkojnë për takim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Nuk është koha për panik”/ Basha tregon sakrificat që duhen bërë

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se tani që kemi rastet e para të konfirmuara edhe në Shqipëri, është më e rëndësishme se kurrë që të gjithë të reagojmë me kujdes dhe me përgjegjshmëri.

Sipas tij, të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit.

Basha thekson se nuk është koha për panik, por për masa të shpejta.

“Asnjë vend nuk është imun ndaj rrezikut të koronavirusit, dhe tani që kemi rastet e para të konfirmuara edhe në Shqipëri, është më e rëndësishme se kurrë që të gjithë të reagojmë me kujdes dhe me përgjegjshmëri.
Të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit: të kujdesemi shumë për higjenën tonë personale, të kufizojmë udhëtimet dhe nëse nuk ndihemi mirë të rrimë në shtëpi.
Sot nuk është koha për panik, por për masa të shpejta dhe të vendosura”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Mjaft me qyfyre bajate!”/Ambasadori shqiptar thirrje nga Kina: Duhet të shkundemi, ndryshe do na shkundë!

Publikuar

-

Nga

Pas mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri, ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja thotë se ka ardhur momenti të ulemi me këmbë në tokë e të lëmë mënjanë qyfyret e gallatat.

Sipas Belortasë, të gjithë duhet të shkundemi, ndryshe doemos ..do të na shkundë!

“Asgjë e re s’ka ndodhur. Ato 2-3 ishujt e vegjël s’mund të qëndronin për shumë kohë gri. Me Italinë ne ishim thuajse “njësh” me avionat dhe tragetet e përditëshme. Bashkimi me “hartën e kuqe” aty ishte, sot vetëm sa u zyrtarizua.
Kjo eshte keq sigurisht, por ka dhe një të mirë: uljen tonë me këmbë në tokë! Mbylljen e stacionit të ..Gallatës! Stopin e ..qyfyreve, kunjave e shakave tona bajate, të folklorizmave si ..“është si punë gripi, po ..një çikë me i fortë se gripi”! apo “jemi rracë e fortë”; te këshillave qesharake si ….”hani limona e pini raki”! “është kot kjo e kot ajo…”, etj. Ngjeshjes e gajasjes sonë të papërgjegjëshme nëpër kafe, restorante, salla, stadiume dhe autobuza edhe ..për 1 stacion! Të gjithë duhet të shkundemi. Ndryshe doemos ..do të na shkundë!”, shkruan Belortaja në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Pas fluturimeve/ Ndalohet transporti detar drejt Italisë

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me COVID-19 dhe mjetet e transportit detar nga Shqipëria dhe Italia.

“Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ju njoftojmë se: Ndalohen të gjitha lëvizjet me mjetet e transportit detar nga të gjitha portet drejt Italisë së Veriut; Ndalohen të gjithë lëvizjet me mjetet e transportit detar të pasagjerëve dhe/ose mjeteve në Linjën Durrës-Ankona- Durrës dhe Durrës-Trieste-Durrës. Të gjitha mjetet e transportit detar që kanë destiancion Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë nuk do ju lejohet zbrita e ekuipazhit nga anija në portet përkatëse.”

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar menjëherë Kapiteneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjensitë Detare për zbatimin e këtij kufizimi për mjetet e transportit detar nga portet e sipër përmendura, deri në një njoftim të dytë./CNA.al

LEXO TE PLOTE