Connect with Us

Pas fluturimeve/ Ndalohet transporti detar drejt Italisë

Lajme

Pas fluturimeve/ Ndalohet transporti detar drejt Italisë

Publikuar

-

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me COVID-19 dhe mjetet e transportit detar nga Shqipëria dhe Italia.

“Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ju njoftojmë se: Ndalohen të gjitha lëvizjet me mjetet e transportit detar nga të gjitha portet drejt Italisë së Veriut; Ndalohen të gjithë lëvizjet me mjetet e transportit detar të pasagjerëve dhe/ose mjeteve në Linjën Durrës-Ankona- Durrës dhe Durrës-Trieste-Durrës. Të gjitha mjetet e transportit detar që kanë destiancion Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë nuk do ju lejohet zbrita e ekuipazhit nga anija në portet përkatëse.”

LEXO EDHE:  Policia shqiptare siç gënjeu për 80 kuintalët e drogës gënjen edhe për 40 kuintalët

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar menjëherë Kapiteneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjensitë Detare për zbatimin e këtij kufizimi për mjetet e transportit detar nga portet e sipër përmendura, deri në një njoftim të dytë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Frika nga koronavirusi/ Basha anullon dy aktivitete

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur anullimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme.

Në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë.

Sipas njoftimit të PD, aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar.

I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të Bashaës Ai kishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Informacionet mbi koronavirusin/ AMA thirrje mediave: Zbatoni rregulloren

Publikuar

-

Nga

Autoriteti i Medias Audiovizive ka reaguar lidhur me përmbajtjet e transmetuara nga mediat audio dhe audiovizive që lidhet dhe me përhapjen e Koronavirusit, masat parandaluese për publikun, kushtet dhe trajtimi për të prekurit nga ky virus.

Në njoftim thuhet se AMA ka besim se redaksitë do të vijojnë të jenë në nivelin e kërkuar profesional dhe etik për mbulimin e kësaj situate të pazakontë.

Gjithashtu, theksohet se subjektet audio dhe audiovizive duhet të mbajnë parasysh dhe zbatimin e kërkesave të rregullores për transmetimin pa shpërblim të informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve me interes të lartë për publikun e gjerë.

“Në përmbajtjet e transmetuara nga mediat audio dhe audiovizive, së fundmi, pjesa më e madhe e informimit dhe diskutimit lidhet dhe me përhapjen e Koronavirusit, masat parandaluese për publikun, kushtet dhe trajtimi për të prekurit nga ky virus, të dhëna nga institucionet e specializuara dhe ekspertët, shifra mbi viktimat në rang global etj.
Duke e konsideruar median audio dhe audiovizive me një rol e ndikim të jashtëzakonshëm në informimin dhe edukimin e popullatës në kushtet e kërcënimit nga përhapja e epidemive në shkallë të gjerë, AMA ka besim se redaksitë e tyre do të vijojnë të jenë në nivelin e kërkuar profesional dhe etik për mbulimin e kësaj situate të pazakontë.
Informacionet dhe të dhënat do të jenë të verifikuara, ndërkohë që trajtimet dhe udhëzimet me natyrë higjenike dhe shëndetësore do të bazohen tek ekspertët e fushës – elementë këto që evitojnë dhe refuzojnë lajmet e rreme dhe të pabazuara që shkaktojnë dhe stimulojnë panik dhe trazim të panevojshëm tek ndjekësit e transmetimeve audio dhe audiovizive.
Subjektet audio dhe audiovizive duhet të mbajnë parasysh dhe zbatimin e kërkesave të rregullores për transmetimin pa shpërblim të informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve me interes të lartë për publikun e gjerë, miratuar me vendim të AMA nr. 76 datë 04.04.2016.
Në nenin 6, pika 4, përcaktohet se këto subjekte janë të detyruara të transmetojnë pa shpërblim edhe “informacione, mesazhe, thirrje të Ministrisë së Shëndetësisë, që lidhen me mbrojtjen e shëndetit të popullsisë në një situatë të jashtëzakonshme, për rastet e epidemive e sëmundjeve ngjitëse, që përhapen shpejt dhe përbëjnë rrezik për komunitetin, si dhe mesazhet që lidhen me dhurimin vullnetar falas të gjakut. …”thuhet në njoftimin e AMA-s./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndalimi i fluturimeve me Italinë/ Autoriteti i Aviacionit Civil bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë një njoftim të rëndësishëm, në lidhje me fluturimet drejt Italisë dhe nga Italia drejt Shqipërisë, si masa kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një njoftim në faqen zyrtare, Autoriteti i Aviacionit Civil bën të ditur se në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe:

• Aeroporti Milano Malpensa (MXP)
• Aeroporti Milano Bergamo (BGY)
• Aeroporti Bologna (BLQ)
• Aeroporti Firenze (FLR)
• Aeroporti Genoa (GOA)
• Aeroporti Perugia (PEG)
• Aeroporti Pisa (PSA)
• Aeroporti Rimini (RMI)
• Aeroporti Venezia (VCE)
• Aeroporti Verona (VRN)

LEXO EDHE:  Arrestohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Pritet ekstradimi drejt Italisë

LEXO EDHE:  I riu shqiptar përfshihet në aksident tragjik/Ndërron jetë në spital

Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE