Connect with Us

“Pacienti zero u kontrollua në doganë”/ Rakacolli: Ja pse ndodhi ‘lapsusi’ me Hanin e Hotit

Sociale

“Pacienti zero u kontrollua në doganë”/ Rakacolli: Ja pse ndodhi ‘lapsusi’ me Hanin e Hotit

Publikuar

-

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka sqaruar rastin e 28- vjeçarit i cili është pacienti ”zero” i pari me koronavirus në Shqipëri, që në fakt kishte ardhur nga Italia.

Ndërsa një mjeke në Muriqan deklaroi se 28- vjeçari nuk ishte kontrolluar, e ftuar në studion e Neës 24, Rakacolli tha të kundërtën.

Rakacolli theksoi se 28- vjeçari u kontrollua në doganë por simptomat apo shenjat e gripit ju shfaqën një javë pasi kishte kaluar Pikën Kufitare, saktësisht më 5-6 mars.

“Atëherë historia është fare e thjeshtë, e zakonshme në epideminë e sëmundjeve infektive. Rasti ka udhëtuar në Firencë, por ka bërë rrugë me makinë në veri të Italisë, ka kaluar në Slloveni, Kroacia dhe hyri në Pikën Kufitare me Malin e Zi.
Është e qartë që ka kaluar në zonat e kuqe të Italisë, si dhe në Kroaci dhe Slloveni. Normal që ato momente ai nuk ka patur simptoma siç janë këshilluar kur vijnë nga zona të kuqe, të izolohen, të vendosen në karantinë.”-tha zv.ministrja.

LEXO EDHE:  Ngjela mesazh për Italinë/ "Është si vendi ynë, ata do ta fitojnë këtë betejë"

Më pas ajo shprehet se lapsusi me Hanin e Hotit ndodhi sepse 28- vjeçari deklaroi të kishte kaluar nga kjo Pikë Kufitare por pas verifikimeve autoritetet zbuluan se nuk kishte kaluar nga kjo Pikë Kufitare por nga ajo e Muriqanit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nesër dita më e ftohtë/ IGJEUM bën parashikimin, në këto zona do ketë reshje dëbore

Publikuar

-

Nga

Nesër dita më e ftohtë/ IGJEUM bën parashikimin, në këto zona do ketë reshje dëbore

Instituti i Gjeoshkencave, në parashikimin që bën për nesër, thotë se temperaturat do të arrijnë deri në -14 °C, në zonat malore. Ndërkohë, sot pasdite priten reshje lokale në Shkodër e Kukës.

Postimi i plotë i IGJEUM

RESHJET

Sot pasdite (e diel, dt. 17) priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa nesër (e hënë, dt. 18) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

LEXO EDHE:  Besa Shahini jep lajmin/ “Anullohen provimet e lirimit”

LEXO EDHE:  Besa Shahini jep lajmin/ "Anullohen provimet e lirimit"

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt. 18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

– në bregdet: 0 / 6 °C

– në vendet e ulëta: -3 / 5 °C

– në vendet malore: -14 / -3 °C

ERA

Sot pasdite (e diel, dt. 17) dhe nesër ( e hënë, dt. 18) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Temperatura të ulëta deri në -11 gradë në qarkun e Korçës/ Kjo është gjendja e rrugëve

Publikuar

-

Nga

Temperatura të ulëta deri në -11 gradë në qarkun e Korçës/ Kjo është gjendja e rrugëve

Teksa vendi ynë po përballet me temperatura të ulëta, në qarkun e Korçës termometri ka shkuar deri në -11 gradë celsius. Mësohet se gjendja e rrugëve nacionale në këtë qark nuk paraqet probleme, ndërsa akset janë të hapura dhe të kriposura.

Kalueshmëria e mjeteve është normale me përjashtim te Aksit Korçë-Boboshticë-Dardhe kalueshmëria e mjeteve të vogla, nga km 9 deri në km 13, rekomandohet me zinxhir, në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se Bashkia e Korçës po punon për hapjen e rrugës Shtyllë-Panarit.

LEXO EDHE:  Shkodra numrin më të lartë të personave të prekur/ 12 raste të reja me Covid-19, mes tyre dhe një 13-vjecar

LEXO EDHE:  Shifra të frikshme në SHBA/ Mbi 300 mijë të infektuar dhe 8 mijë viktima nga koronavirusi

Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet që të ketë pasur probleme me energjinë elektrike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mot i kthjellët dhe me vranësira/ Si parashikohet të jetë dita sot

Publikuar

-

Nga

Mot i kthjellët dhe me vranësira/ Ja si do të jetë dita sot

Vendi ynë është nën ndikimin e masave ajrore të ftohta, të cilat do të mbeten prezente edhe në ditët në vijim duke sjellë temperatura të ulëta dhe reshje bore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme do të ketë një mot kryesisht të kthjellët dhe me vranësira kalimtare.

Reshjet e borës do të jenë me intensitet të ulët të karakterit lokal vetëm në zonat malore në veri të vendit./CNA.al

LEXO TE PLOTE