LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacioni ndërkombëtar godet krimin/ Arrestohen 25 trafikantë, mes tyre 8 shqiptarë

9 Mars 2020, 15:57, Kronika CNA
Operacioni ndërkombëtar godet krimin/ Arrestohen 25 trafikantë,

Finalizohet operacioni ndërkombëtar “Besa 2018” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Mësohet se “Guardia Di Finanza” në Treno të Italisë ka ekzekutuar 25 urdhra arresti ndaj një grupi kriminal që operonte në provincën e Bolzanos dhe në rajonin e Venetos.

Raportohet se “Besa 2018” është organizuar dhe zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, hungareze dhe atë turke.

Gjatë operacionit në Vlorë janë ushtruar disa kontrolle banesash dhe është ekzekutuar në ambientet e burgut, urdhri i ndalimit për shtetasin E.K., i cili ishte arrestuar nga DVP Vlorë në dhjetor 2019, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.

Blutë bëjnë me dije se operacioni ka filluar në vitin 2018 dhe është përmbyllur me arrestimin e 22 subjekteve në Itali dhe 3 jashtë saj.

Policitë homologe në Shqipëri, Hungari dhe Turqi kanë bashkëpunuar për zbardhjen e skemës së funksionimit të grupit kriminal.

Në kuadër të operacionit, gjatë dy vitesh hetime, janë arrestuar 12 persona në flagrancë, prej të cilëve 8 shqiptarë, 2 tunizianë, 1 zviceran e 1 italian, ndërkohë që 6 të tjerë, 4 italianë dhe 2 shqiptarë janë hetuar në gjendje të lirë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga