LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Teatri Kombëtar te paketa Anti-KÇK/ Dade ia numëron një më një shkeljet kushtetuese qeverisë

9 Mars 2020, 20:31, Politikë CNA
Nga Teatri Kombëtar te paketa Anti-KÇK/ Dade ia numëron

Ish ministrja e Integrimit, Arta Dade, ia ka numëruar mbrëmjen e sotme qeverisë një më një ato që ajo i quan “shkelje kushtetuese”.

Dade deklaron, nga tryeza e emisionit “5 pyetje nga Babaramo” se ka disa shkelje kushtetuese nga ana e mazhorancës, madje theksoi se disa prej tyre janë të frikshme.

Këtu ish-ministrja socialiste përmendi Teatrin Kombëtar, teksa tha se ishte një projekt tejet korruptiv që përfundoi duke u tërhequr kompania që do ndërtonte kullat dhe teatrin e ri.

Sipas saj, shkelje konstatohen edhe në Aktin Normativ të paketës Anti-KÇK. Dade tha se i gjithë sistemi ka hyrë në një ngërc, ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama dhe kabineti i qeverisë po mburret./ CNA.al

Lajmet e fundit nga