Connect with Us

Mungojnë aktet nënligjore dhe nuk respektohen afatet/ ISP: Ligjet që miratohen në Kuvend nuk zbatohen

Sociale

Mungojnë aktet nënligjore dhe nuk respektohen afatet/ ISP: Ligjet që miratohen në Kuvend nuk zbatohen

Publikuar

-

ISP monitoron nxjerrjen e akteve nënligjore që bëjnë të mundur zbatimin e ligjeve që miratohen në parlament.

Sipas ISP, kemi raste të shumta kur mungojnë aktet nënligjore, nuk respektohen afatet ose dalin gjysmake, edhe për pasojë, ligji që miratohet në Kuvend nuk zbatohet.

Sot ISP ka publikuar raportin për ligjin mbi strehimin social, i cili u miratua në maj 2018 dhe hyri në fuqi në nëntor 2018.

Sipas ISP, prej kohës kur ligji ka hyrë në fuqi ka kaluar rreth 1.5 vjet, e megjithatë, një analizë e detajuar e akteve nënligjore në funksion të zbatimit të tij tregon se një pjesë e rëndësishme e tyre nuk janë miratuar ende.

Po ashtu, ISP thekson se periudha 6 mujore pas miratimit të ligjit (mars 2019) u kalua në periudhë gati 1.5 vjeçare, duke krijuar një bilanc paraprak të ecurisë së akteve ligjore dhe të vetë zbatueshmërisë dhe impaktit të ligjit/akteve nënligjore.

Raporti i plotë i ISP:

Ligji 22/2018 “Për strehimin social” u miratua në maj 2018 dhe hyri në fuqi në nëntor 2018. Ai  prezantohej gjerësisht si një ligj që do të sillte ndryshime thelbësore pozitive në politikat e strehimit, sidomos në raport me qeverisjen vendore, përgjegjësitë shtetërore dhe biznesin privat. Ai solli dy risi, konceptin e pronarit social, si dhe detyrimin e subjekteve private për të dorëzuar 3% të sipërfaqes së ndërtimit në funksion të strehimit. Neni 76 i ligjit ngarkon Këshillin e Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve të tij, konkretisht rreth 18 akte nënligjore, si dhe “ministri përgjegjës për strehimin, ministri përgjegjës për çështjet vendore dhe ministri përgjegjës për çështjet sociale për nxjerrjen e akteve përkatëse nënligjore, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji”. Prej kohës kur ligji ka hyrë në fuqi ka kaluar rreth 1.5 vjet, e megjithatë, një analizë e detajuar e akteve nënligjore në funksion të zbatimit të tij tregon se një pjesë e rëndësishme e tyre nuk janë miratuar ende.

Periudha 6 mujore pas miratimit të ligjit (mars 2019) u kalua në periudhë gati 1.5 vjeçare, duke krijuar një bilanc paraprak të ecurisë së akteve ligjore dhe të vetë zbatueshmërisë dhe impaktit të ligjit/akteve nënligjore. Një analizë e impaktit të arritur dhe të munguar të ligjit 22/2018 kërkon hulumtime më të thelluara në sektorët përkatës, qeverisjen qendrore dhe vendore, etj, por gjithsesi ajo merr në konsideratë edhe detyrimin kushtetues e ligjor të Këshillit të Ministrave dhe ministrive përgjegjëse për të miratuar së paku aktet nënligjore në funksion të ligjit. Pa aktet nënligjore ligji nuk mund të ketë impakt dhe as sukses. Stafi monitorues i Institutit të Studimeve Politike (ISP) monitoroi aktet nënligjore në funksion të ligjit dhe arriti në përfundimin se në periudhën e fundit të vitit 2019 dhe fillimit të vitit 2020, pra rreth 1.5 vjet nga miratimi i ligjit, nuk janë miratuar ende 43% e akteve nënligjore. Tabela e ilustron raportin aktual, 57% të akteve të miratuara nënligjore dhe 43% ende të pa miratuara. Vlen të theksohet se disa akte nënligjore të nevojshme dhe pozitive, në kuadër të përballjes me pasojat e tërmetit 2019, nuk mund të jenë alibi dhe nuk kanë lidhje me detyrimet nga ligji 22/2018, por kanë të bëjnë me situatën emergjente që kaloi vendi, ndërkohë që detyrimet direkte ligjore do të duhej të ishin prioritare pavarësisht problematikave dhe situatave që krijohen në vend gjatë muajve e viteve.

LEXO EDHE:  Mblidhet Kuvendi/ Depuetja e PD: Emergjente plakja e popullsisë, nuk jemi në këto karrige për tu lutur

Monitorimi i ISP  po bëhet në zbatim të projektit “Monitorimi dhe impakti i akteve të munguara ligjore dhe perspektiva për Shqipërinë”, i cili realizohet me mbështetjen financiare nga Programi i Komisionit për Demokracinë i administruar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Qëllimi i tij është monitorimi i Programit Analitik të Projekt-akteve të miratuar nga Këshilli i Ministrave, monitorimi i akteve kryesore ligjore dhe nënligjore në fusha specifike, nxitja e respektimit të detyrimeve ligjore nga institucionet, si dhe analizën e impaktit të akteve te munguara nënligjore.

Në lidhje me impaktin më të thelluan vlen të sillen në vëmendje disa akte ligjore të KLSH që trajtojnë këtë problematikë. Konkretisht, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) me vendim 1423/22, datë 22.07.2019 “Për evadimin e materialeve të auditimit të performancës, efektiviteti i programeve sociale të strehimit” arrin në konkluzionin se “ndonëse ligji ka hyrë në fuqi në 30 nëntor 2018 ai është ende i pazbatueshëm. Më konkretisht KLSH thekson se burimi i mosfunksionimit të plotë të ligjit të mëparshëm nuk ka qenë baza ligjore, por moszbatimi i vet ligjit.

Problematikat sipas KLSH janë përcaktimi i objektivave nga QQ dhe NjQV për strehimin social, përtej kapaciteteve financiare dhe njerëzore të bashkive; mungesa e një statistike reale mbi numrin e të pastrehëve; mungesa e një strukture të konsoliduar dedikuar çështjeve të strehimit në shumicën e bashkive; kapacitete njerëzore të pamjaftueshme të bashkive për të përthithur dhe ushtruar në mënyrë të plotë kompetencat e ligjit; si dhe ozicionimi i strehimit në periferi të polikë-bërjes dhe politikë-zbatimit, si nga bashkitë ashtu edhe nga strukturat qendrore”.

KLSH paralajmëroi në korrik 2019, pra rreth 7 muaj më parë se “është e paqartë nëse ligji i ri ofron një zgjidhje reale dhe praktike për konsolidimin e zbatimit të programeve sociale të strehimit”, pasi shtrihet përtej asaj që përballojnë kapacitetet e bashkive dhe se “dinamika që ofron ligji i ri e bën më riskoz zbatimin e një skeme strehimi të ngarkuar me 5 programe”. Edhe Avokati i Popullit në raportin vjetor në Kuvend pati rekomanduar “organeve shtetërore hartimin e një kuadri të plotë ligjor, të përafruar me standardet ndërkombëtare, që i përgjigjet realizimit efektiv të kërkesave të individëve dhe familjeve të tyre për strehim, duke garantuar kështu sigurimin e një vendstrehimi për çdo kategori individësh, familje në nevojë, apo në vështirësi ekonomike. Gjithashtu, vlerësohet se hartimi i legjislacionit duhet të shoqërohet me rritjen e buxhetit në këtë fushë, si dhe me mbështetjen që duhet të japë qeverisja qendrore ndaj organeve të qeverisjes vendore me projekte sociale të strehimit”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Institucionet arsimore mbyllin dyert për 2 javë/ Shahini: Nuk ka asnjë arsye për panik

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini bën me dije se Task Forca vendosi që institucionet arsimore të mbyllen për periudhë dy javore, deri më 23 mars 2020.

Sipas saj, këto maa u morën për arsye frenimi të përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri.

Shahini thekson se masa është parandaluese dhe frenuese, nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik.

“Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi.
Mbani mend që fëmijët dhe të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, por mund të jenë bartës. Ndaj, do të pezullohet mësimi në institucionet arsimore.
Masat që secili prej nesh duhet të ndërmarrë individualisht:
• Të lajmë duart shpesh për 20 sekonda;
• Të evitojmë takimin deri në 1 m largësi;
• Të evitojmë grumbullimet e njerëzve.
Për më shumë informacion, pak më vonë do të mbaj një konferencë për shtyp”, shkruan Shahini./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dy raste me koronavirus/ Dogana e Hanit të Hotit: S’kanë kaluar nga ne

Publikuar

-

Nga

Pika kufitare e Hanit të Hotit hedh poshtë ministrinë e shëndetësisë: S’ka kaluar nga ne, por nga Muriqani

Dogana e Hanit të Hotit ka hedhur poshtë pretendimet e Ministrisë së shëndetësisë, të cilët pohojnë se 28-vjeçari me koronavirus ka hyrë nga kjo pikë kufitare.

Referuar të dhënave të sistemit TIMS, sipas kësaj dogane, 28 vjeçari me inicialet P.K. nuk rezulton të ketë kaluar nga Hani i Hotit, por nga Muriqani.

“Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit, me makinë personale.
Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP.
Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.
Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Koronavirusi!/ Rama apel të fortë të rinjve: Shmangni clubet e natës, kujdesuni për gjyshërit!

Publikuar

-

Nga

Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama tha se është shumë e rëndësishme që në këtë situatë është marrja e masave individuale

Rama i bëri apel të rinjve të shmangin ambientet me shumë njerëz, si clube e lokale, për shkak se ata se mund ta mbartin virusin, duke e përçuar tek familjarët e tyre më në moshë, të cilët janë më të rrezikuar nëse infektohen.

“Ky virus nuk merret nga ajri por nga kontakti fizik. Dhe larja e duarve pas kontaktit fizik të paktën për 20 sekonda, është një masë që ndihmon shumë në parandalim. Është e rëndësishme për të rinjtë, që ne sot po i privojmë nga vajtja në shkollë që të shmangin grumbullimet e mbrëmjes në lokale. Të shmangin pub-et dhe clubet e natës ku kërcehet e këndohet se kontakti i atyshëm është shumë i afërt. Nuk është rrezikshmëria tek të rinjtë, është bartja e virusit tek më të moshuarit nëpër shtëpi. Duhet të bëjmë çmos të ruajmë gjyshërit nëpër shtëpi. Të kufizojmë kontaktet tona, dhe t’i mbajmë larg kontakteve me ne. Sa më pak prekje me duar, dhe sa më shumë kujdes. Është e pamundur që ne të mos marrim këto masa të thjeshta në nivel individual. Ne i lutemi të gjithë njerëzve të kuptojnë se nuk ka nevojë të shkojnë në spitale për të verifikuar janë apo nuk janë të prekur, mjafton të marrin numrin e telefonit. Duhet disiplinë për t’u vetëkarantinuar”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE