Connect with Us

Mjeti lundrues përmbyset në mes të detit/ Rrezikojnë jetën tre peshkatarë

Kronika

Mjeti lundrues përmbyset në mes të detit/ Rrezikojnë jetën tre peshkatarë

Publikuar

-

Tre peshkatarë kanë rrezikuar të mbyteshin ditën e sotme në Vlorë  pasi mjeti lundrues me të cilin ata kishin dalë të peshkonin është përmbysur në mes të detit sipasojë e motit të keq.

Kanë qenë Policia Kufitare dhe skuadra e Delta Force në qytetin bregdetar qe kanë marrë menjëherë masat  duke u ardhur në ndihmë tre peshkatarëve dhe duke eleminuar kështu nje tragjedi.

“Delta Force dhe Policia Kufitare Vlorë i’u ka ardhur në ndihmë 3 peshkatarëve të cilët rrezikuan të mbyteshin në det.

Pas njoftimit të marrë rreth orës 14:30, se në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur “Shën Vasil”, 3 peshkatarë po rrezikoheshin të mbyteshin në det me mjetin e tyre lundrues tip skaf plastik, menjëherë u organizua një grup i posaçëm shpëtimi nga Delta Force dhe Policia Kufitare e Vlorës, i cili ka shkuar në kohë në adresën e dhënë nga peshkatarët.

LEXO EDHE:  Ngjarjet kriminale në Vlorë/ Ndryshime në polici

Shërbimet policore sapo mbërritën në vend, bënë të mundur shpëtimin e 3 peshkatarëve Sh.M, A.M dhe R.S, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Si pasojë e motit të keq dhe detit të trazuar mjeti lundrues i peshkatarëve është përmbysur dhe fundor në det.

Tre peshkatarët kanë falenderuar shërbimet e Delta Forcë dhe Policisë Kufitare për reagimin e  shpejtë duke ju dhënë ndihmë në kohë”, ben me dije policia me anën  e një deklarate për mediat./ CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Operacioni ndërkombëtar godet krimin/ Arrestohen 25 trafikantë, mes tyre 8 shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Finalizohet operacioni ndërkombëtar “Besa 2018” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Mësohet se “Guardia Di Finanza” në Treno të Italisë ka ekzekutuar 25 urdhra arresti ndaj një grupi kriminal që operonte në provincën e Bolzanos dhe në rajonin e Venetos.

Raportohet se “Besa 2018” është organizuar dhe zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, hungareze dhe atë turke.

Gjatë operacionit në Vlorë janë ushtruar disa kontrolle banesash dhe është ekzekutuar në ambientet e burgut, urdhri i ndalimit për shtetasin E.K., i cili ishte arrestuar nga DVP Vlorë në dhjetor 2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Blutë bëjnë me dije se operacioni ka filluar në vitin 2018 dhe është përmbyllur me arrestimin e 22 subjekteve në Itali dhe 3 jashtë saj.

LEXO EDHE:  Vodhi paratë e farmacisë/Arrestohet hajduti në Vlorë

LEXO EDHE:  Sherr me thika mes nxënësve në Vlorë, një i plagosur

Policitë homologe në Shqipëri, Hungari dhe Turqi kanë bashkëpunuar për zbardhjen e skemës së funksionimit të grupit kriminal.

Në kuadër të operacionit, gjatë dy vitesh hetime, janë arrestuar 12 persona në flagrancë, prej të cilëve 8 shqiptarë, 2 tunizianë, 1 zviceran e 1 italian, ndërkohë që 6 të tjerë, 4 italianë dhe 2 shqiptarë janë hetuar në gjendje të lirë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunoi policin e Rrugores në detyrë/ Arrestohet 50 vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Polciisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë nga punonjësi i Policisë Rrugore se një drejtues mjeti e kishte kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën “Migjeni”, punjonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, në momentin që ishte duke marrë masa administrative për parkime të gabuara ndaj mjeteve, një drejtues mjeti, konkretisht shtetasi I. K., e ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës, pasi nuk ishte dakort për masën e vendosur nga punonjësi i Policisë Rrugore.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” ,“Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit I. K., i cili rrezikon dënimin me burgim deri në 5 vjet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kishte fshehur drogë në bark dhe në këpucë/ Kontrolli i policisë “fundos” të riun

Publikuar

-

Nga

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kapshticë, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi lëndë narkotike.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi I. Q., 32 vjeç, rezident në Greqi, i cili po udhëtonte me një automjet tip “Ford Fiesta”,

Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit fizik që shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar ndaj 32-vjeçarit, në pjesën e barkut iu gjet e fshehur një pako e madhe me lëndë të dyshuar narkotike e presuar, si edhe në këpucë një sasi e vogël e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme do të kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

LEXO EDHE:  Video nga Vlora/Shikoni çfarë ka ndodhur në qytet pas shiut

LEXO EDHE:  Vlora braktis Ramën/ Vetëm 110 votues në një qendër me 996 zgjedhës

Një ditë më parë, po si rezultat i masave të shtuara, Policia Kufitare e Kapshticës goditi një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 1 kg kokainë dhe vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili e kishte fshehur lëndën narkotike në trup.

LEXO TE PLOTE