LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Mjaft me qyfyre bajate!"/Ambasadori shqiptar thirrje nga Kina: Duhet të shkundemi, ndryshe do na shkundë!

9 Mars 2020, 10:48, Aktualitet CNA
"Mjaft me qyfyre bajate!"/Ambasadori shqiptar thirrje nga Kina: Duhet

Pas mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri, ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja thotë se ka ardhur momenti të ulemi me këmbë në tokë e të lëmë mënjanë qyfyret e gallatat.

Sipas Belortasë, të gjithë duhet të shkundemi, ndryshe doemos ..do të na shkundë!

?Asgjë e re s?ka ndodhur. Ato 2-3 ishujt e vegjël s?mund të qëndronin për shumë kohë gri. Me Italinë ne ishim thuajse ?njësh? me avionat dhe tragetet e përditëshme. Bashkimi me ?hartën e kuqe? aty ishte, sot vetëm sa u zyrtarizua.
Kjo eshte keq sigurisht, por ka dhe një të mirë: uljen tonë me këmbë në tokë! Mbylljen e stacionit të ..Gallatës! Stopin e ..qyfyreve, kunjave e shakave tona bajate, të folklorizmave si ..?është si punë gripi, po ..një çikë me i fortë se gripi?! apo ?jemi rracë e fortë?; te këshillave qesharake si ….?hani limona e pini raki?! ?është kot kjo e kot ajo…?, etj. Ngjeshjes e gajasjes sonë të papërgjegjëshme nëpër kafe, restorante, salla, stadiume dhe autobuza edhe ..për 1 stacion! Të gjithë duhet të shkundemi. Ndryshe doemos ..do të na shkundë!?, shkruan Belortaja në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga