Connect with Us

Masat kundër koronavirusit/ Perimetër sigurie pranë QSUT-së

Kronika

Masat kundër koronavirusit/ Perimetër sigurie pranë QSUT-së

Publikuar

-

Ndërsa dy personat e parë të konfirmuar me koronavirus jashë shtruar te Infektivi i QSUT-së, mësohet se jashtë këtij spitali është krijuar një perimetër sigurie që nuk do ta shkelë askush.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili ka komunikuar shkurt me gazetarin e News 24, Erion Skëndaj.

Ai ndër të tjera ka apeluar të mos përhapet panik, pasi kjo është një masë e nevojshme në situatën ku ndodhemi.

“Duhet të marrim disa masa shtesë, të mos përhapim panik, të krijojmë një perimetër sigurie në këtë spital. Na lini të merremi me rastin”,- tha Veliu.

LEXO EDHE:  Vijojnë kërkimet/ Rreth 15 persona të tjerë nën rrënoja

Dy të prekurit nga koronavirus paraqesin një gjendje stabël dhe nuk janë shtruar në reaminacion.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

SPAK merr të pandehur Adriatik Llallën/ Katër akuzat që “fundosin” ish-kryeprokurorin

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, (SPAK) bën të ditur se ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Në një njoftim për mediat, SPAK bën të ditur se në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, shtetasi Adriatik Llalla është marrë i pandehur.

Po ashtu, SPAK bën të ditur se Llallës, i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale : “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj gazetarit/ Goxhaj bën thirrje për bojkot

LEXO EDHE:  Vijojnë kërkimet/ Rreth 15 persona të tjerë nën rrënoja

Aktualisht nga Prokuroria e Posaçme janë duke u kryer veprimet administrative për dërgimin e akteve të procedimit penal Nr.65/2019, për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ngërçi me dosjen “Shullazi”/ KLGJ merr në dorë situatën dhe jep vendimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Çështja penale në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqja dhe Blerim Shullazi , duket se do të marrë zgjidhje pas më shumë se një vitit zvarritje.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka komanduar dy gjyqtarë për gjykimin e çështjes duke zhbllokuar kështu ngërçin e krijuar për shkak të mos plotësimit të trupës gjyqësore.

Vendimi është marrë në mbledhjen e KLGj-së ditën e premte, ku është vendosur që trupa gjykuese të përbëhet nga Albana Boksi, gjyqtare me status të posaçëm, dhe dy gjyqtarët e komanduar të cilët vijnë nga Gjykatat e Shkallëve të Para, Korçë dhe Tiranë, Etleva Temo dhe Artur Kalaja.

LEXO EDHE:  Vijojnë kërkimet/ Rreth 15 persona të tjerë nën rrënoja

LEXO EDHE:  Vijojnë kërkimet/ Rreth 15 persona të tjerë nën rrënoja

Seanca e fundit e çështjes “Shullazi” u mbajt në datën 4 mars por zgjati vetëm pak minuta për shkak të mosformimit të trupës në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Parakalimi i gabuar/ Përplasen dy automjete në Fushë Krujë, ka dhe të plagosur

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në  aksin Fushë Krujë – Vorë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Golf” me targa AA 296 FM dhe një “Citroen” me targa AA 367 ZE.

Sipasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe një prej pasagjerëve.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë parakalimi i gabuar i një prej automjeteve.

LEXO EDHE:  Vijojnë kërkimet/ Rreth 15 persona të tjerë nën rrënoja

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj gazetarit/ Goxhaj bën thirrje për bojkot

Ndërkaq, të plagosurit janë dërguar në qendrën shëndetësore të Fushë Krujës ku po marrin mjekimin e nevojshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE