Connect with Us

Masat kundër koronavirusit/ Basha mbledh task forcën opozitare

Politikë

Masat kundër koronavirusit/ Basha mbledh task forcën opozitare

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur task-forcën opozitare, për masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një deklaratë për mediat, Basha i ka drejtuar një mesazh edhe mjekëve, ndërsa tha se janë ata që kanë në dorë shëndetin e njerëzve dhe jo qeveritë.

Po ashtu Basha theksoi se Shqipëria ka stafet mjekësore më të specializuar dhe detyra e qeverisë është t’iu japë mjetet e duhura.

LEXO EDHE:  Premtimi i Bashës për mediat/ Asnjë kufizim te PD

“Qeveritë shkojnë e vinë. Ata që mbeten jeni ju. Ata që kanë në dorë shëndetin e qytetarëve jeni ju. Ne kemi stafet më të specializuara, por ajo që duhet t’iu japim sot janë fondet dhe mjetet e duhura. Të gjithë duhet të dëgjojnë zërin tuaj. Sot duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm të dëgjojmë këshillat e mjekëve dhe ti zbatojmë ato”-tha Basha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përplasje në tryezën për Reformën Zgjedhore?/ Bylykbashi tregon çfarë ndodhi gjatë mbledhjes

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Tryezës për Reformën Zgjedhore. Pas përfundimit të takimit, i mandatuari i PD-së, Oerd Bylykbashi është shprehur se PD është e hapur për çdo propozim për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Po ashtu, Bylykbashi tha se përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri nuk mbështeti asnjë nga propozimet e Rudina Hajdarit që përfaqëson opozitën parlamentare.

“Në tryezën e sotme Gjiknuri ishte i qartë që nuk mbështeti asnjë nga propozimet për sistemin zgjedhor të znj,. Hajdari. Ndërkohë që opozita shprehu gatishmëri dhe të qenit të hapur për të diskutuar të gjithë propozimet. Janë qëndrime që janë shprehur edhe më herët.
Z. Basha ka bërë një propozim shumë të fortë me vendosjen e një sistemi të ri me balanca kushtetuese që ndikojnë drejtpërdrejt.
Zgjedhësit të kenë lidhjen më të afërt me të zgjedhurit. Pra deputetët mos jenë deputetë Facebook-u nga dhomat e tyre dhe zyrat. Por të jenë më lidhjet e tyre me qytetarët. Për këtë arsye jemi të hapur dhe diskutimi vazhdon. Nuk pamë asnjë qëndrim nga mazhoranca.”- tha Bylykbashi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goditet një rast i trafikut ndërkombëtar të drogës/ Kapet 1.2 ton drogë

Publikuar

-

Nga

Një rrjet i trafikut ndërkombëtar të drogës është goditur nga policia greke.

Një sasi prej 1.2 ton lëndë narkotike është sekuestruar nga anti-droga e Igumenicës dhe Athinës.

Mësohet se lënda narkotike është kapur në Athinë, ndërsa mediet fqinje raportojnë se operacioni është zhvilluar ditën e shtunë, por është publikuar sot.

Sipas mediave greke, një rulotë ka kaluar pikën kufitare të Qafë-Botës, duke hyrë në Greqi dhe duke vazhduar udhëtimin.

Rulota është ndaluar në Athinë, ku gjatë kontrollit është zbuluar sasia e madhe e drogës, përkatësisht 1 ton e 145 kg marijuanë, 4 kg e 68 gram hashash çokollatë, si dhe 918 gram vaj hashashi.

LEXO EDHE:  Dorëzimi i mandatit të deputetit nga ish-ministri/ Zbulohet “loja” mes Tahirit dhe Ramës

LEXO EDHE:  Edith Harxhi tërhiqet nga gara për Këshillin Kombëtar/ Lulzim Basha grevë thyes

Droga mësohet se ka kaluar nga kufiri shqiptar i Qafë-Botës, ndërsa vlera e saj në treg arrinte në 1 milionë e 730 mijë euro. Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e rulotës, përkatësisht burrë e grua, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Mediet greke kanë publikuar pamjet e operacionit, ndërsa nuk dihet ende identiteti dhe kombësia e të arrestuarve.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hajdari mesazh Bashës/ Nuk do të lejojmë fuqizimin e kryetarit, do i shkojmë deri në fund betejës

Publikuar

-

Nga

Deputetja demokrate Rudina Hajdari i ka drejtuar një mesazh të fortë kreut të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa theksoi se nuk do të tërhiqet në betejën për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Tryezës për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari tha se opozita joparlamentare nuk duan ndryshimin e sistemit.

Po ashtu Hajdari tha se opozita nuk duhet të ketë frikë kryetarin.

“Opozita nuk duhet të jetë kundër ndryshimit të sistemit dhe hapjes së listave. Opozita nuk duhet të ketë frikë nga kryetari.

LEXO EDHE:  Basha në Berat/ Aleatët perendimorë janë me opozitën

LEXO EDHE:  Akuza e fortë/ Krimi i organizuar ka mbrojtjen e qeverisë

Opozita jashtë parlamentit refuzon të mbrojë këtë ndryshim sistemi, ndërkohë që PS është e hapur për ta parë sesi do procedohet. Por, ne do ti shkojmë deri në fund sepse besojmë se ndryshimi i sistemit dhe hapja e listave do të sjellë ndryshim më cilësor. Iu bëj thirrje të gjithë faktorëve politik mos të mbështesin iniciativen e PD-së për të mos ndryshuar sistemin”-tha ndër të tjera Rudina Hajdari.

LEXO TE PLOTE