Connect with Us

Ligji për pronat/ Ministria e Jashtme e Greqisë paralajmëron Shqipërinë: Gur prove për negociatat

Lajme

Ligji për pronat/ Ministria e Jashtme e Greqisë paralajmëron Shqipërinë: Gur prove për negociatat

Publikuar

-

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar për miratimin e ligjit për pronat nga Parlamenti shqiptar, çështje e cila prek edhe minoritarët grekë që jetojnë në vendin tonë.

Ministria e Jashtme e shtetit grek deklaron se votimi pro i ligjit përbën një shans të humbur për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të një problemi që mundon qytetarët shqiptarë dhe anëtarët e minoritetit etnik grek.

Shteti fqinj paralajmëron sërish Shqipërinë të mbrojë të drejtën e pronësisë dhe pronës, pasi thekson se është gurë prove për hapjen e negociatave.

“Autoritetet  shqiptare zgjodhën për t’i dhënë  ‘’zgjidhje ‘’ pa marrë parasysh vlera  dhe të drejta themelore. Zbatuan në mënyrë të pjesëshme Opinionin e Komisionit të Venecias të dt. 14 tetor 2019, i cili  theksonte se ‘’dispozitat e projekt Ligjit janë të paqarta  dhe të papajtueshme me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, zbatimi i mundshëm i tyre  do të përbënte shkelje të së drejtës së pronësisë’’.

LEXO EDHE:  "Dëgjo Lulzim"/ Balla paralajmëron kreun e PD, i kujton kunatin

Megjithëse në momentet e fundit  u bënë disa përmirësime problemet kryesore mbetën edhe tek Ligji që u votua. Presim nga Autoritetet Shqiptare të mbrojnë në mënyrë efektive të drejtën e pronësisë dhe të pronës, një çështje kjo, që përfshihet në bërthamën e ligjeve kryesore të së Drejtës Europiane.

Sanksionimi i kësaj të drejte  do të përbëjë gurin e provës në kontekstin e  marrjes së vendimeve  për hartimin e kuadrit negociues (negotiating framework)  dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare (1st intergovernmental conference) për hapjen e negociatave për  integrimin e Shqipërinë”, thuhet në reagim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Infektivi në QSUT kthehet në karantinë/ Boshatiset nga pacientët e tjerë

Publikuar

-

Nga

Pas konfirmimit të dy rasteve të prekura nga koronavirusi në vendin tonë, Infektivi në QSUT është kthyer në karantinë.

Sipas News 24, spitali Infektiv është boshatisur nga pacientët e tjerë dhe do të jetë vetëm karantinë apo dhoma të posaçme për trajtimin e personave që janë me koronavirus në Shqipëri.

Me herët policia vendosi edhe shiritin e perimetrit në kuadër të vendimit të qeverisë që shoqëruesit dhe familjarët e pacientëvë nuk duhet të qëndrojnë në ambientet spitalore vetëm nëse ka rekomandim nga Drejtoria Spitalore.

LEXO EDHE:  “Dëgjo Lulzim”/ Balla paralajmëron kreun e PD, i kujton kunatin

LEXO EDHE:  Dëmtimi i zgjedhjeve/ Ahmetaj paralajmëron opozitën

Për persona që vijnë për në sallën e konsultave tashmë po hapet një rrugë e re e improvizuar brenda oborrit të Spitalit Infektiv pasi sheshi po përdoret vetëm për hyrjen e personelit të autorizuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Nga Armir Shkurti/ Ç’është më i rrezikshëm se coronavirusi

Publikuar

-

Nga

Më zarar mund të bëjë ilaçi se vetë sëmundja në këtë rastin e coronavirusit. Domethënë trajtimi i epidemisë. Mbyllja e shkollave sot i hodhi vellon gri Tiranës. Më shumë maska, sirena ambulancash dhe teori konspirative. Madje një astrolog parashikonte edhe një nivel të fundit që do të na kthente në zombi. Të qeshurat e batutat thjesht janë kamomil për të qetësuar sa të mundemi veten prej ankthit e panikut.

Por për sa kohë?

Pas pacientit zero (ndryshe nga bota në fakt, ne patëm dy zero) po flitet për karantinë, vetkarantinë, maska, ilaçe dhe…natyrisht për mungesat. E para punë që në gjithë botën bëjnë njerëzit, blejnë rezerva. Në Nju Jork , më tregon një koleg që jeton aty, nuk gjeje ujë dhe letër higjenike nëpër markete. Pra kërcënimi më i dukshëm është vërshimi nëpër dyqane dhe zbrazja e rafteve, me qëllim krijimin e rezervave. Raftet bosh apo mungesat natyrshëm shtojnë panikun e nga ana tjetër ngrenë çmimet. Nëse zbatojmë një plan të ngjashëm me Italinë, pra kufizime në lokale e vende publike e nga ana tjetër , prej situatës

1. Nuk shpenzojmë më para as në bare e as lokale e as me blerje që nuk janë doemosdoshmëri,

2 . Nuk shkojmë nëpër punëra për shkak se shumë prej tyre duhen mbyllur, atëhere ekonomia një Zot e di se ku do të gremiset.

LEXO EDHE:  “I miri, i keqi dhe toka e askundit”/ Goxhaj paralajmëron shqiptarët e Kosovës

LEXO EDHE:  Kryemadhi mesazh shqiptarëve/ “Rama do dyfishojë tarifat e ujit dhe të dritave”

Në këtë skenar kontrolli mbi rendin bëhet jashtëzakonisht i vështirë, për shkak se paniku dhe kriza do të prekte të gjithë vendin. Në situata të tilla (kujtojmë vitet ’90, ’91, ’92, ’97 ) mjafton një thashethem për të djegur një qytet. Të mos harrojmë se edhe policët , edhe mjekët, edhe infermierët, njerëz janë. Mund të preken vet, si prej virusit ashtu edhe prej panikut apo përdorimit të panikut prej të tjerëve. Të mos ju duken fantashkencë , sepse dje në televizionet publike italiane transmetoheshin lajme për revolta në disa burgje të atij vendi…Dhe këtu nuk po e zgjas më tej, sepse ne nuk është se nuk e kemi parë ndonjëherë këtë film.

Ndaj më shumë se virusi dhe vdekja prej tij mua personalisht më dëshpëron pasojat në ekonomi, jetën sociale, sjelljen sociale, kriminalitet, rend, stabilitet. Në SHBA këshilli i sigurisë kombëtare s’mbahet mend sa herë është mbledhur. Ne jemi hala me konferenca shtypi, tweeter e facebook./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Përhapja e koronavirusit/ Vihet në lëvizje Drejtoria e Burgjeve

Publikuar

-

Nga

Edhe Drejtoria e Burgjeve ka vendosur marrjen e masave në të gjitha burgjet pas konfirmimit të 2 rasteve me koronavirus në vendin tonë.

Sipas Fax Neës se është vendosur të mos pezullohen takimet me familjarët.
Ndërkohë, po përgatiten ambjentet në gjitha burgjet, së bashku me ekipet mjekësore, të cilët do të zhvillojnë kontrolle tek të gjithë të burgosurit, edhe pse nuk ka ndonjë rast konkret të paraqitur tek ndonjë prej të burgosurve.

Kontrolle do të ketë edhe për të gjithë familjarët që do shkojnë për takim.

LEXO TE PLOTE