Connect with Us

LAJMI I FUNDIT/ Ministria e Shëndetësisë: Konfirmohen dy raste të importuara me COVID-19 në Shqipëri

Sociale

LAJMI I FUNDIT/ Ministria e Shëndetësisë: Konfirmohen dy raste të importuara me COVID-19 në Shqipëri

Publikuar

-

Ministria e Shëndetësisë konfirmon dy rastet e para me Coronavirus në Shqipëri. Bëhet fjale pë dy persona të së njejtës familje.

Sipas burimeve zyrtare “Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione”. Analizat e dy të prekurve kanë dalë pas mesnatës të datës 8 mars.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se “Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

LEXO EDHE:  Protesta e Opozitës/ Mister skenari, blindohet Tirana

MSHMS u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rigorozisht rregullat e higjenës, sipas njoftimeve që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe.

Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare për marrjen e informacionit. MSHMS do të vazhdojë të ofrojë informacione të përditshme mbi situatën dhe masat e marra”, njofton ministria e Shëndetësisë./CNA.AL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Bien lindjet në Shqipëri/ Niveli më i ulët prej 60 vitesh

Publikuar

-

Nga

Në Shqipëri lindjet kanë shënuar pikën më të ulët që prej 60 vitesh, duke rënë në 1.37 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, nga 2.1 që është kufiri i nevojshëm për ruajtjen e popullsisë. Ekspertët përmendin disa shkaqe, mes tyre emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese, mungesën e sigurisë në punë për gratë, pagesat e tyre informale, dhe kushtet e pamjaftueshme ekonomike. Zyratarët thonë se i kanë analizuar shkaqet dhe se kanë marrë disa masa, me qëllim nxitjen e lindjeve, të cilat synojnë fuqimin ekonomik të gruas dhe mbrojten e saj në vendin e punës, të gjithsesi ende s’kanë filluar të japin efekt.

Lindshmëria në Shqipëri është një nga problematikat më të forta që shoqëron proceset demografike. Që prej vitit 90 lindjet kanë rënë me 65% dhe që prej 19 vitesh ato janë nën kufirin 2.1 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, që është dhe kufiri i nëvojshëm për ruajtjen e popullsisë. Edhe vendet Europiane dhe të rajonit janë prekur nga ky fenomen, por specialistët vërejnë së situata në Shqipëri është shembulli më i deformuar i problemit të lindshmërisë. Përtej efektit të jetës urbane dhe prirjes për të patur një familje të vogël për një jetë më komode, të orientuar drejt karierës, ka dhe probleme tipike shqiptare.

“Këtu mund të përmendja ritmin e lartë të emigracionit të popullatës në moshë riprodhuese. Natyrisht që kjo ka ndikuar në uljen e ndjeshme të lindjeve në Shqipëri. Ndikim ka patur edhe shtyrja e ndjeshme e moshës së martesës. Dikur, në dy ose tre dekada më parë, vajzat 22-25 vjeç e kishin kryer lindjen e parë. Sot ne kemi vajza që edhe pasi kanë kaluar të tridhjetat, akoma nuk e kanë bërë lindjen e parë”, shprehet Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri, eksperte e shkencave sociale.

Ermira Çausholli, me profesion gazetare, është nënë e 4 vajzave. Ajo ja ka dalë mes vështirësive të jetë nënë dhe grua nëkarierë, ndaj dhe është kritike për politikat e ndjekura ndaj gruas në Shqipëri.

“Asnjëherë politikat nuk e kanë ndihmuar gruan, që të jetë një nënë e denjë përballë fëmijëve dhe grua e dobishme në shoqëri. Është për të ardhur keq, që në momentin, që një grua është në marrëdhënie pune dhe sapo rrethi drejtues merr vesh shtatzaninë e saj, fillojnë e shohin si një gjë që nuk do të ketë më vlerë, dhe që nuk do të jetë më aq efiçente në të ardhmen”, thotë Ermira Çausholli, gazetare.

Zyrtarët thonë se i kanë ndjekur dhe analizuar problemet mbi lindshmërinë dhe se kanë kanë marrë disa masa, siç është bonusi i bebeve 400 dollarë për fëmijën e parë, 800 për të dytin dhe 1200 për të tretin, që sipas tyre ka filluar të japë efekte. Po ashtu dhe përfitimi i lejës së barrë lindjes për gratë që nuk kanë qenë në mardhënie pune. Ato përfitojnë nga sigurimi i bashkëshortëve. Edhe trajtimi i grave në vendin e punës gjatë shtatzanisë ka marrë vëmendje megjithëse zyrtarët janë të vetëdijshëm që ende ka probleme duke veçuar hendekun me grave dhe burrave në paga, apo sigurimi i grave jo me pagën reale.

“Edhe ndryshimet që kanë ndodhur në Kodin e Punës në disa drejtime janë të lidhura direkt me mbrojtjen e nënës gjatë periudhës së shtatzanisë dhe gjatë periudhës së lejës së barrëlindjes dhe pas lindjes. Punëdhënësi duhet të plotësojë detyrimet kontraktuale ndaj punëmarrësit. Natyrisht ka penalitete, por përmirësimi vjen kur e gjithë shoqëria ngre zërin”, thotë Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndëtetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

LEXO EDHE:  Tirana, midis ndryshimit dhe braktisjes

LEXO EDHE:  Erdhën festat/ Tirana ndez dritat

Për ekspertët rënia e lindshmërisë në vend, lidhet në vijimësi me mungesën e politikave sociale, të mbështetjes së grave me kopshte çerdhe, me mungesën e kushteve në punë dhe të orareve të reduktuara për gratë pas lindjes, për t’u ndalur tek faktorët ekonomik.

“Faktorët ekonomikë prekin një shtresë të gjerë të popullsisë përsa i përket riprodhimit, pamundësia për të siguruar minimumin jetik, apo nevojat bazë të fëmijëve që ata sjellin në jetë ka ndikuar ndjeshëm në uljen e numrit të fëmijëve”, thotë Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri, eksperte e shkencave sociale.

Problemet ekonomike dhe sociale sipas mjekëve janë shpeshherë dhe arsyet e ndërprerjes se shtatzanive nga gratë, të lejuara me ligj në vitin 95, brenda javës së 12, megjithëse numri i tyre ka ardhur në rënie të vazhdueshme.

“Një aspekt është i lidhur më tepër me moshën e re. Janë të papërgatitura për të qenë nëna. Arsyet e tjera lidhen me mundësitë ekonomike, pasi ideja e sjelljes në jetë të një fëmije megjithë përkushtimin dhe vëmendjen që do marrë ai, i gjen të papërgatitura. Një aspekt tjetër është gjithashtu dhe gruaja në karierë”, thotë Besjona Kodra, Mjeke Obstetër Gjinekologe.

Ermira Çausholli thotë se kur nuk mundësi ekonomike për të sjellë në jetë një fëmijë është një fatkeqësi që i kalon kufijnë e familjes, prek gjithë shoqërinë. Ajo sjell shembuj se si po stimulohen lindjet në vende të Europës qëndrore.

“Bota i ka rregulluar gjërat. Në Hungari, shteti për fëmijën e katërt të heq komplet taksat, detyrimet, tatimet për gjatë gjithë jetës. Ndërkohë këtu bëhen përpjekje, por nuk janë në harmoni, me një sërë masash apo më plane pilote, të cilat janë shumë të domosdoshme që gruas t’i japin vendin, peshën dhe dinjitetin e duhur”, thotë Ermira Çausholli, gazetare.

Zyrtarët thonë se janë hartuar disa politika që lidhen më nxitjen e punësimit të grave siç janë ndërmarrjet sociale, fuqizimi ekonomik i tyre, bonuset e qirave të shtëpive për çifet e reja, apo dhe nisma e fundit për riaktivizimin e komitetit kombëtar të shëndetit riprodhues.

“Të gjitha këto politika synojnë stabilitet në lindshmëri duke patur në fokus familjen e re dhe nënat e reja në mënyrë të veçantë”, thotë Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndëtetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në vitet 60 një grua në moshë riprodhuese kishte mesatarisht 6 fëmijë, më pas rënia vijoi me një trend linear. Në vitet 70 ra në 5.2 fëmijë për grua, në vitet 80 në 3.6 dhe në vitin 1990 në 3 fëmijë për një grua. sot është 1.37, pra nën kufirin 2.1që është dhe niveli inevojshëm për të ruajtur popullsinë. Rënia e lindshmërisë është një prej faktorëve kryesore të tkurrjes dhe plakjes së popullisë në Shqipëri. Mjaft organizata janë aktivizuar në mbrojtje të gruas, por problemet vijonë të jenë të thella dhe sfiduese si për shtetin ashtu dhe për shoqërinë./VOA

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Moti bën kthesën e papritur/ Nga java e ardhshme temperatura deri në 20 gradë

Publikuar

-

Nga

Për ata që mezi po presin të pushojë shiu dhe të heqin xhupat, vjen lajmi i mirë.

Duke nisur nga java e ardhshme Shqipëria kalon në kushtet e motit të kthjellët me temperatura të larta.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat pritet të ngjitën në vlerën 16°C për zonat malore dhe mbi 20°C, në bregdet dhe zonat e ulëta.

LEXO EDHE:  Ndërtimet pa kriter/ Tirana dhe Durrësi, qytetet me të rrezikuara nga degradimi i tokës

LEXO EDHE:  “Shpërthen” akademiku/ Tirana, "çmendina" për depresivë, i vetmi qytet me urbanizim është…

Një tjetër paqëndrueshmëri e motit, pritet të vijë nga fundi i muajit duke bërë që të realizohen normat e reshjeve mujore për të gjithë vendin ndërsa tejkalohen këto norma, për zonat Perëndimore të Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve/ “Ende asnjë rast i konfirmuar me koronavirus në Shqipëri”

Publikuar

-

Nga

Ashtu siç ishte paraljamërua më herët, Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur pasditen e sotme Komitetin Teknik të Ekspertëve ku po shqyrtohen masat për të parandaluar përhapjen e mundshme të koronavirusit në Shqipëri.

Manastriliu ka dhënë dhe detajet e para nga ky takim, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale, bën me dije se në vendin tonë ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin Covid 19.

“Po diskutojmë në këto momente me ekspertët e komitetit teknik, për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, pas vendimit që hyri sot në fuqi në vendin fqinj për izolimin total të zonave të kuqe 🛑
Çdo masë e shtuar dhe vendim që do të merret, do të vendoset nga eskpertët❗️

LEXO EDHE:  Ndërtimet pa kriter/ Tirana dhe Durrësi, qytetet me të rrezikuara nga degradimi i tokës

LEXO EDHE:  “Shpërthen” akademiku/ Tirana, "çmendina" për depresivë, i vetmi qytet me urbanizim është…

Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE