Connect with Us

Lajme të mira nga Italia/ Testohet një ilaç anti-artrit, çfarë thonë rezultatet e para

Bota

Lajme të mira nga Italia/ Testohet një ilaç anti-artrit, çfarë thonë rezultatet e para

Publikuar

-

Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në Itali, ndërsa rreth mesnatës së mbrëmshme, dy rastet e para u konfirmuan edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për dy pacientë, të cilët kishin udhëtuar nga Italia me makinë personale, përmes pikës kufitare Hani i Hotit.

Por, ndërkohë që frika nga koronavirusi po shtohet në shumë vende, një lajm i mirë vjen nga Italia.

Sipas mediave italiane, dy pacientë që vuajnë nga pneumonia e rëndë dhe koronavirus, që ishin të shtruar në spitalin Cotugno në Napoli u trajtuan me Tocilizumab, një ilaç që zakonisht përdoret në trajtimin e artritit reumatoid dhe rezultatet e para janë të mira.

Në Kinë, ilaçi Tocilizumab pas trajtimit me qelizat CAR-T, tashmë po kalon prova klinike në 14 spitale në Wuhan.

LEXO EDHE:  Biznesmeni shqiptar masakron punëtorin e tij në Itali

“Tashmë 24 orë pas infuzionit, përmirësime inkurajuese u vërejtën veçanërisht në njërin nga dy pacientët, i cili ishte në gjendje më të rëndë”, shpjegojnë mjekët italianë.

“Në përvojën kineze – shtojnë ata – 21 pacientë u trajtuan dhe treguan një përmirësim të dukshëm në 24-48 orët e para pas trajtimit, i cili vepron pa ndërhyrë në protokollin terapeutik bazuar në ilaçet antivirale të përdorura “.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Paralajmërimi i mjekut nga Toronto/ Paniku mund të na lëndojë më shumë se sa vetë koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Një specialist i sëmundjeve infektive paralajmëron se reagimet e ekzagjeruara të njerëzve për përhapjen e koronavirusit, mund të bëjnë më shumë dëme sesa vetë sëmundja.

Abdu Sharkawy, mjek dhe ekspert në Universitetin e Torontos në Kanada, postoi një analizë të gjërë në rrjetet sociale lidhur me këtë cështje ku thotë se sëmundja është me të vërtetë e rrezikshme, por masat e marra në disa raste po rezultojnë edhe më keq.

Postimi i tij, ka marrë rreth 1 milion shpërndarje, ndërsa bën thirrje për ndaljen e panikut. Sipas tij në vend të arsyes, racionalitetit, mendjes së hapur dhe altruizmit, po u themi njerëze që të panikosen, të kenë frikë, të jenë dyshues, reagues dhe egoistë.

“Unë jam mjek dhe specialist i sëmundjeve infektive. Kam qenë në këtë detyrë për më shumë se 20 vjet, duke ndjekur përditë pacientë të sëmurë. Kam punuar në spitalet e qendrës së qytetit, por edhe në lagjet më të varfëra të Afrikës. HIV-SIDA, Hepatiti, TB, SARS, Fruthi, Shingles, Difteria … ka shumë pak sëmundje, ndaj të cilave nuk jam ekspozuar në profesionin tim. Dhe me përjashtim të SARS-it, shumë pak më ka lënë të ndjehem i brishtë, i tronditur apo tërësisht i frikësuar.

Unë nuk kam frikë nga Covid-19. Jam i shqetësuar për pasojat e një agjenti të ri infektues, që është përhapur në të gjithë botën dhe vazhdon të gjejë shtigje të reja, në terrene të ndryshme. Me të drejtë jam i shqetësuar për mirëqenien e atyre që janë të moshuar, në gjendje të dobët shëndetësore ose pa ndihmë, të cilët vuajnë më së shumti, dhe në mënyrë disproporcionale, në duart e këtij ndëshkimi të ri. Por, unë nuk kam frikë nga Covid-19.

Ajo që më frikëson është humbja e arsyes dhe vala e frikës, që i ka shtyrë masat e shoqërisë në një spirale magjepsëse paniku, duke magazinuar sasi të pazakonte nga çdo gjë, që do të mund të mbushte mjaftueshëm një vendstrehim bombardimesh, në një botë post-apokaliptike. Jam i trembur nga maskat N95 që vidhen në spitale dhe urgjenca, ku në fakt nevojiten më shumë për ofruesit e shërbimeve mjekësore në vijën e parë të frontit, dhe në vend të kësaj jepen në aeroporte, qendra tregtare dhe kafene, duke shkaktuar edhe më shumë frikën dhe dyshimet e të tjerëve.

LEXO EDHE:  Aksident në Itali/ Humb jetën 27-vjeçari shqiptar

LEXO EDHE:  Dështon procesi i testimit për byzylykët elektronikë/MD sqaron arsyen

Mua më tremb fakti që spitalet tona do të tejmbushen me njerëz që mendojnë se “ndoshta nuk e kanë virusin, por sido që të jetë le të kontrollohen një herë, sepse ku i dihet…”, ndërkohë që të tjerë që kanë probleme me zemrën, emfizemë, pneumoni, apo stroke do të paguajnë çmimin e Urgjencave të mbushura plot, ndërkohë që numri i doktorëve dhe infermierëve është i kufizuar.

Unë kam frikë se kufizimet e udhëtimit do të zgjerohen kaq shumë, saqë martesat do të anulohen, ceremonitë e diplomimit do të zbrazen dhe takimet familjare nuk do të materializohen. Edhe ajo festë e madhe që quhet Lojërat Olimpike… edhe ajo mund të anulohet. A mund ta imagjinoni?

Kam frikë se këto frikëra për epideminë do të kufizojnë tregtinë, dëmtojnë partneritetet në shumë sektorë, do të dëmtojnë bizneset dhe do të arrijnë kulmin tek një recesion global.

Por mbi të gjitha, kam frikë për mesazhin që po u përcjellim fëmijëve tanë, kur përballen me një rrezik. Në vend të arsyes, racionalitetit, mendjes së hapur dhe altruizmit, po u themi që të panikosen, të kenë frikë, të jenë dyshues, reagues dhe egoistë.

Covid-19 nuk ka ikur dhe nuk do të ikë së shpejti. Ai do të vijë në një qytet, një spital, një mik, madje edhe një pjesëtar familje pranë jush, në një moment. Priteni. Mjaft pritët që të befasoheni më tutje. Fakti është që vetë virusi nuk do të bëjë aq dëm kur të vijë. Por vetë sjelljet tona dhe qasja “lufto mbi të gjitha për vete”, mund të rezultojë shkatërrimtare.

Ju lutem të gjithëve. Zbuteni frikën përmes arsyes, panikun përmes durimit dhe pasigurinë përmes edukimit. Kemi një shans për të mësuar shumë mbi higjenën shëndetësore dhe për të kufizuar përhapjen e sëmundjeve të shumta të transmetueshme në shoqërinë tonë. Le ta përballojmë këtë sfidë së bashku, në frymën më të mirë të dhembshurisë, durimit dhe mbi të gjitha, një përpjekjeje të pandalshme për të kërkuar të vërtetën, faktet dhe dijen përballë hamendësimit, spekulimit dhe katastrofizimit.

Fakte, jo frikë! Duar të pastra! Zemra të hapura.

Fëmijët tanë do të na falënderojnë!”

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Frika nga koronavirusi/ Shpërthejnë revoltat në burgjet italiane

Publikuar

-

Nga

Italia po kalon një situatë tejet të vështirë si pasojë e përhapjes, me shpejtësi të koronavirusit.

Nga momenti që shpërtheu epidemia, të paktën 366 persona kanë humbur jetën dhe 6387 të tjerë rezultojnë të infektuar.

Për këtë arsye, qeveria italiane ka forcuar masat parandaluese të përhapjes së koronavirusit, ku nuk kanë mbetur pa prekur dhe burgjet.

Kështu, autoritetet kanë vendosur të ndalojnë takimet e të burgosurve me të afërmit e tyre deri në një moment të dytë.

Por, pas kësaj në disa burgje të vendit kanë shpërthye revoltat.

LEXO EDHE:  Biznesmeni shqiptar masakron punëtorin e tij në Itali

LEXO EDHE:  Biznesmeni shqiptar masakron punëtorin e tij në Itali

Në burgun e Modenas, të burgosurit i kanë vënë flakën reparteve të brendshme, ndërsa 2 punonjës të burgut janë plagosur lehtë.

Tensione janë regjistruar edhe në burgun Frosinone ku 100 të arrestuar, të trembur nga rreziku i infektimit, i lanë qelitë duke qëndruar në zonën e shëtitjes, ku filluan të ngjiteshin në mure.

LEXO TE PLOTE

Bota

Erdogani ndalon kalimet e migrantëve përmes Egjeut

Publikuar

-

Nga

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e ka urdhëruar truprojën bregdetare të mos lejojnë më refugjatë e migrantë me anije për të kaluar përmes detit Egje. Me këtë ai ka parasysh arratinë drejt ishujve grekë, pra drejt Europës. Në një deklarim të rojeve kufitare në internet thuhet, se duke iu referuar presidentit: “Kalimet ilegale të migrantëve përmes detit Egje nuk lejohen për shkak të rrezikut (…).” Ministri i Brendshëm do të mbrikqyrë zbatimin e kësaj urdhërese.

Por kjo masë nuk do të thotë tërheqje nga deklarata e një jave më parë për hapjen e njëanshme të kufirit drejt BE-së. Sepse në deklaratë tërhiqet vëmendja, që “parimi i mosndërhyrjes, kur migrantët duan të largohen ilegalisht nga vendi “, vazhdon të jetë në fuqi. Për shkak të rrezikut të jetës lundrimet në det megjithatë përjashtohen”. Roja bregdetare turke gjithashtu akuzon Greqinë, se po i le në mëshirë të fatit refugjatët dhe migrantët në Egje. Kësisoj rojeve turke iu desh të shpëtojnë para dy ditësh 97 migrantë që rrezikonin të mbyteshin.

Pas sulmeve masive ndaj ushtarëve turq në Idlib në veri të SIrisë, të shtunën e kaluar Erdogan deklaroi, se kufiri është i hapur dhe Turqia nuk do të kujdeset më për numrin e madh të refugjatëve në vend. Ankaraja ka pranuar më shumë se 3,6 milionë refugjatë nga Siria. Po ashtu në Turqi jetojnë edhe shumë migrantë e refugjatë nga Afganistani dhe vende të tjera. Pas deklaratës së presidentit mijëra vetë morën rrugën drejt kufirit greko-turk. Vazhdimisht ndodhin përplasje me ushtarët dhe rojën kufitare greke, që duke përdorur gazin lotsjellës synojnë t’i sprapsin refugjatët. Ushtria turke, sipas njoftimeve të medieve greke, rregullisht i ka nxitur migrantët që të kalojnë ilegalisht kufirin në drejtim të BE-së. Televizioni shtetëror ERT shfaqi pamje, në të cilat shihet, se si ushtarët turq i nxisin njerëzit me të shtyra e shqelma drejt kufirit grek.

LEXO EDHE:  Konfirmohet rasti i katërt me koronavirus në Greqi/ E prekur një 36-vjeçare që vinte nga Italia

LEXO EDHE:  Biznesmeni shqiptar masakron punëtorin e tij në Itali

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis theksoi, se „ne kemi të drejtë të mbrojmë kufirin tonë sovran”. Sipas të dhënave nga Athina deri tani janë penguar ta kalojnë kufirin gati 39.000 vetë. Marrëveshjen e negociuar më 2016 mes BE-së dhe Turqisë ai e quajti „të vdekur”, sepse presidenti turk po e hkel atë në tërësi.

Erdogan kërkoi gjatë një telefonate me kancelaren Angela Merkel, që marrëveshja të ripunohet. Marrëveshja për refugjatët nuk funksionon më në formën aktuale, mësohet sipas të dhënave nga Ankaraja.

Erdogani të hënën në Bruksel

Të hënën presidenti turk pritet për bisedime me përfaqësuesit e BE-së në Bruksel. Vizita bëhet me ftesë të presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel, njofton gazeta “Die Welt”. Në takim do të shqyrtohet situata aktuale në kufirin me Greqinë si dhe një orientim i ri i raporteve mes BE-së dhe Turqisë.

Komisari i BE-së për Buxhetin, Johannes Hahn, në prag të takimit bëri të ditur, se „ne presim, që Ankaraja ta ndërpresë politikën e presionit duke dërguar refugjatët në drejtim të BE-së.” Ai njëkohësisht tërhoqi vëmendjen, që BE-ja edhe në të ardhmen është e gatshme të lëvrojë pagesa ndihme për këtë qëllim, por shuma do të jetë më e ulët se sa ajo e neogociuar para katër vjetësh. Ndërkohë janë hapur në Turqi shumë kopshte, shkolla e spitale për refugjatët dhe këto nuk duhet të financohen sërish. “Nevoja është gjithashtu më e ulët tani “, tha Hahn./DW

LEXO TE PLOTE