Connect with Us

Kurti nuk i shkon në takim Thaçit/ Tregon arsyen e refuzimit

Kosova & Rajoni

Kurti nuk i shkon në takim Thaçit/ Tregon arsyen e refuzimit

Publikuar

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka shkuar në takimin e thirrur nga president Hashim Thaçi.

Kurti ka thënë se si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka interesi ta takojë Thaçin, ndërsa si kryeministër do ta takojë atë kur t’i kryejë takimet me kryetarë të partive.
Kurti e refuzon ftesën e presidentit Thaçi, i cili e ka ftuar atë në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, e jo si kryeministër të vendit.

Kurti e ka ftuar dy herë gjatë një muaji presidentin Thaçi për takime, por ai nuk është përgjigjur./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Infektohet me koronavirus shefja e repartit në spitalin e Shkupit

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shëdetësisë i Maqësonisë, Venko Filipçe, ka bërë me dije se drejtoresha e repartit të sëmundjeve të lëkurës në spitalin e Shkupit është infektuar nga koronavirusi.

Mësohet se drejtoresha se drejtoresha e repartit të sëmundjeve të lëkurës, para një jave ka udhëtuar në Itali, ku besohet që gjatë qëndrimit është infektuar me koronavirus.

Gjatë një konference për shtyp, ministri ka propozuar mbylljen e repartit të sëmundjeve të lëkurës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Koronavirusi/ Aeroporti i Prishtinës pezullon fluturimet nga Italia veriore

Publikuar

-

Nga

Autoritetet në Kosovë anuluan të dielën të gjitha fluturimet për në zonat e prekura nga koronavirusi në Itali.

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku tha se vendimi pasoi rekomandimin emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

“Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike e cilësuar si zonë me risk të lartë. Fluturimet për dhe nga Italia Veriore – janë ndërprerë”, shkroi ministri Abdixhiku.

Ai shprehu keqardhje për këtë vendim por nënvizoi se në situatën e tanishme Kosova nuk ka alternativë. Ministri Abdixhiku tha se së bashku me ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Jashtme janë duke bashkërenduar masat për kontrollet në aeroport dhe ndihmën ndaj udhëtarëve që arrijnë nga zonat e rrezikshmërisë së lartë.

LEXO EDHE:  Profili i saj në Tinder është qesharak/ Të gjithë duan të dalin në takim me të

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Meta thërret në zyrë Bashën

Në Kosovë, autoritetet thonë se kanë hartuar planet për t’u përballur me një përhapje të mundshme të koronavirusit. Deri tani në spitalet e Prishtinës janë trajtuar më shumë se 50 persona të dyshuar, por nuk është konfirmuar asnjë rast i infektimit më koronavirus.

Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë tri vendet e vetme të rajonit që nuk kanë regjistruar asnjë rast të tillë. /VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

73 të prekur nga koronavirusi në Greqi/ Qeveria ashpërson masat

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi.

Autoritetet greke bëjnë me dije se deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 73, por fatmirësisht ende nuk ka asnjë viktimë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe profesori i Sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiodras njoftoi pas një mbledhje qeveritare, se janë ashpërsuar masat.

Gjithashtu Tsiodras deklaroi se shumica e të prekurve kanë qenë për vizita në vende të tilla si Egjipti apo Izraeli.

LEXO EDHE:  Meta-Tsipras: Një plagë edhe kur e përkëdhel, prapë e lëndon/ Me vullnet pozitiv do t’i japim një hov të ri marrëdhënieve

LEXO EDHE:  Rama dhe Basha, takim i mundshëm jashtë Shqipërisë?!

Qeveria greke ka planifikuar të ndalojë ekskursionet brenda vendit për 2 javë dhe të mbyllë të gjitha ngjarjet sportive pa spektatorë.

Ndërkohë, pritet që të merren edhe masa të tjera lidhur me parandalimin e rasteve të reja me koronavirus, të cilat do të bëhen publike ditën e nesërme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE