LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi/ Rama pa trasparencë dhe pa strategji, mbledhja e qeverisë fasadë

9 Mars 2020, 09:54, Politikë CNA
Koronavirusi/ Rama pa trasparencë dhe pa strategji, mbledhja e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Tritan Shehu shkruan se mbledhja e sotme e qeverisë ishte vetëm fasadë, ndërsa thekson se Rama nuk ka as transparencë dhe as strategji për përballimin e situatës.

?Akoma dhe sot Rama pa trasparence dhe pa strategji!

Megjithese jemi para nje fakti te paralajmeruar apo me mire te para ndodhur, mbledhja e sotme e Qeverise tregoi se vazhdohet ne amulli e vetem fasade.

Behen deklarata ?te sigurta? mbi baza te pa qarta, qe kane rendesi per te ndjekur rastin e gjendjen reale te vendit, thjesht per tu shmangur…

Deklarohet se kontaminimi eshte ?importuar? me rastin ?zero? te ardhur nga Firenze para mbi dhjete ditesh.?-shkruan Tritan Shehu.

Më tej, ai shkruan se në Firence nuk ka ende asnjë rast të deklaruar. Po ashtu ai i drejton edhe disa pyetje qeverisë, ku thekson se ?Nga mund te dale nje siguri e tille kur Firenze akoma nuk ka deklaruar asnje rast te prekur?
Kjo gje ka rendesi te madhe te sqarohet per arsye tonat epidemiologjie, aq me shume mbas kaq ditesh kthimi ne Tirane.
Se dyti nuk jepet asnje e dhene se sa prej kontakteve te aferta te te dy te prekurve ne ditet e perpareshme jane identifikuar e cfare do behet me ata?

Do te vendosen ne karantina te specializuara keta, ku, apo do te vazhdohet me ?strategjine? e rrezikeshme per tu lene te ?izoluar? ne banesat e tyre, thelbesore kjo??.

Po ashtu ish-deputeti demokrat, shkruan se qeveria nuk thote asgje per sistemin tone shendetesor, masat urgjente te domosdoshme te disa permiresimeve.

?Fatkeqesisht shoh se qeveria nuk thote asgje per sistemin tone shendetesor, masat urgjente te domosdoshme te disa permiresime (megjithese jemi shume vone) te domosdoshme ne organizimin e tij, realitetin e furnizimet me baze materiale konsumi, qe mungon edhe per personelin, ceshtje organizative, mobilizimi te resurseve njerrezore etj etj.
Nuk thote asgje per gjendjen e reparteve infektive, strategjine per menyren e vendin ku e si do te trajtohen keta te semure ne nivel vendi.
Nuk thote asgje per gjendjen e domosdoshmerine e forcimin e sherbimeve te Reanimacioneve (aq sa mund te behet tashti), thelbesore keto per uljen e mortalitetit etj.
Se fundi Rama e ?zgjidhi qesen?, ka dhene reth 3,5 Milion $, perseri shume shume pak, duke vazhduar te bejme shakara te rrezikeshme e humbim kohe, sic po veprohet prej janarit.
Dhe si mbyllje dua te shpreh tere solidaritein tim me te prekurit, familjaret e tyre, duke deklaruar gadishmerine e plote per te kontribuar pa rezerva ne perballimin e kesaj gjendje te jashtezakoneshme.?-përfundon postimin e tij Tritan Shehu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga