Connect with Us

Koronavirusi në Itali/ Shkon në 463 numri i viktimave, 9172 persona të infektuar

Bota

Koronavirusi në Itali/ Shkon në 463 numri i viktimave, 9172 persona të infektuar

Publikuar

-

Është rënduar edhe më tej bilanci si pasojë e epidemisë së koronavirusit në Itali.

Sipas “Corriere Della Sera” numri i viktimave ka shkuar në 463, ku 97 kanë humbur jetën vetëm sot.

Ndërsa janë regjistruar 9172 raste personash të infektuar nga 6387, që ishte  dje.

733 janë në terapi intesive, 4316 po kurohen në strukturat spitalore e 2836 të tjerë në kushte shtëpie.

LEXO EDHE:  Kampet e refugjatëve / Libia refuzon kërkesën e Italisë

Lombardia mbete rajoni më i prekur nga virusi e ka regjistruar 5469 të infektuar, rreth 1280 të i me shumë gjatë 24 orëve të fundit si dhe 333 viktima.

Coronavirus in Italia, 9.172 casi e 463 morti: il bollettino del 9 marzo

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

COVID-19/ Konfirmohen dy viktimat e para në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Gjermani për shkak të koronavirusit.

Media gjermane ZDF.de shkruan se dy viktimat e para janë konfirmuar nga autoritetet, ndërsa në total ka më shumë se 1.100 të prekur.

Ndërkohë në të gjithë botën janë konfirmuar 106.800 raste dhe numri i vdekjeve është më shumë se 3600.

Italia është vendi i dytë ku janë regjistruar më shumë raste nga ky virus, pas Kinës. Deri më tani raportohet se janë infektuar 7,370 persona dhe kanë humbur jetën 360.

LEXO EDHE:  Superaksion i policisë/ Sekuestrohen 26 mijë rrënjë kanabis

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Shqipëri-Itali në sulm, operacione të shumta antidrogë

Nga ana tjetër, në Kinë po bie ndjeshëm numri i të infektuarve dhe deri më tani janë shëruar 57,000 persona dhe janë llogaritur më shumë se 3,000 vdekje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shkon në 84 numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 84 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se 81 nga të prekurit janë shtetas grek, ndërsa tre të tjerët janë shtetas të huaj.

Autoritetet greke kanë marrrë masa shtesë për dezinfektimin e shumë ambienteve publike si metro apo stacione treni, ndërsa shumë shkolla në disa periferi të mëdha të vendit, do vazhdojnë të jenë të mbyllura për një javë akoma.

Ndërkohë, raste me koronavirus janë paraqitur dhe në Maqedoni, si dhe në Shqipëri.

Aktualisht në vendin tonë janë regjistruar 2 raste të infektuar që vinin nga Italia.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kurti nuk i shkon në takim Thaçit/ Tregon arsyen e refuzimit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka shkuar në takimin e thirrur nga president Hashim Thaçi.

Kurti ka thënë se si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka interesi ta takojë Thaçin, ndërsa si kryeministër do ta takojë atë kur t’i kryejë takimet me kryetarë të partive.
Kurti e refuzon ftesën e presidentit Thaçi, i cili e ka ftuar atë në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, e jo si kryeministër të vendit.

Kurti e ka ftuar dy herë gjatë një muaji presidentin Thaçi për takime, por ai nuk është përgjigjur./CNA.al

LEXO TE PLOTE