Connect with Us

Koronavirusi/ KSSH: Njëri prind, pushim me të drejtë page, për mjekët, shpërblim në vlerën 50% të pagës

Sociale

Koronavirusi/ KSSH: Njëri prind, pushim me të drejtë page, për mjekët, shpërblim në vlerën 50% të pagës

Publikuar

-

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë solidarizohet dhe mbeshtet qeverinë shqiptare për planin e masave të ndërmërra në betejën me koronavirusin, që deri më sot ka gjunjëzuar Kinën por edhe fqinjin tonë Italinë, ku jetojnë rreth 800 mijë shqiptarë, ku deri tani janë mbi 360 të vdeku dhe mbi 7600 të infektuar.

Përgëzojmë dorën e shtrirë të opozitës për bashkëpunim në këto ditë të vështira dhe urojm që ky shembull pozitiv të shtrijë efektet në të gjithë veprimtarinë politike, ekonomike dhe sociale të vendit tonë që pas tërmetit të 26 nëntorit po përballet edhe me një tjetër sfidë që kërkon shumë kurojo dhe përgjgshmëri.

Këtë periudhe të vështirë  KSSH gjendet prane personelit mjeksor dhe inkurajon ata që në çdo moment të kujtojë betimin e Hipokratit, të sakrifikojnë dhe të tregojnë humanizëm dhe profesionalizëm si e vetmja mënyrë për të fituar këtë betejë.

Kryfjalë e kësaj sfide duhet të jetë shëndeti i qytetarëvë shqiptar dhe qeveria përballë këtij rezultati nuk duhet të sakrifikojë asgjë.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i propozon qeverisë disa pika që do ti shërbejnë si manual në luftën kundër kovid 19.

1.Ne i propozojmë qeverisë shqiptare një shpëblim në vlerën 50% të pagës për të gjithë personelin shendetësor në vend që këtë periudhë do jetë i angazhuar në betejën kundër koronavirusit. Shpërblimi duhet të jepet për të gjithë punonjësit, duke nisur nga drejtuesit, mjekët infermierët, sanitarët dhe deri tek rojet e spitaleve nga Tropoja në Sarandë.
2. Të monitorohen farmacitë të mos abuzojnë më çmimet e pajisjeve mbrojtëse si maska doreza dhe dezinfektantë. Në rast paligjshmëre ndëshkimi të jetë i ashpër në bazë të ligjit.
3.  Në çdo qytet të vendit të krijohen pranë spitaleve karantina për të izoluar personat që dyshohet si të prekur me koronavirus dhe të krijohet një shtab emergjence.

4. Të gjithë prindërit që kanë fëmijë në çerdhe, arsimin parashkollor, dhe arsimin 9 vjeçar, njeri prej prindërve duhet të marrë leje nga puna me të drejtë pagesë. Nuk ka kuptim të mbyllim shkollat dhe që të dy prindërit të jenë në punë. Kjo është një masë që ndërmerret në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian në raste pandemish.

5. Të shtohen kontrollet dhe masat e sigurisë  në kompanitë dhe ndermarrjet me mbi 500 punonjës që punojnë në ambjente të mbyllura si call-center, apo fasoneri.Inspektoriati i punës dhe ai shëndetsor të kontrollojnë me kamera termike punonjesit në hyrje dhe dalje nga puna.
6. Qeveria të shikojë mundësinë e mbylljes së përkohmshme të këtyre bizneseve nëse nuk i ka kapacitetet për të menaxhuar dhe kontrolluar nëse këto biznese që kanë mbi 500 punonës si kanë kapacitetet për të ofruar mbrojtje dhe siguri nga kovid 19 për punonjësit e tyre.
7. Punëdhënësit publik dhe privat të tregohen bashkëpunues jo vetëm me organet ligjzbatuese të shtetit por edhe me të gjithë ata punonjës që do kenë nevoje për leje apo për mbështetje qofte edhe financiare për të kaluar këtë situatë të vështirë. KSSH ka dyert e hapura për çdo punonjës që kërkon të denoncojë pronarët që nuk i përgjigjen thirrjes tyre për ndihmë.
8. Bashkia të japë urdhër për të ndërprerë punën linjat e transportit urbane ose  që këto linja të mos marrin pasagjerë më shumë se gjysma e kapacitetit të tyrë. Nësë ky rregull nuk zbatohet kompanitë të përballen me masa ndëshkimore deri në heqjen e liçencës.
9. Bashkia e Tiranës të bëjë dezinfektim periodik në të gjitha ambintet publike, stacionet e urbanevë, stacionin interurban në automjetet e qarkullimit publik
10. AKU dhe Bashkia të kryejnë kontrolle periodike në tregjet e qyteteve dhe të ndëshkohet çdo paligjshmëri, kryesisht abuzimi me çmimet nga ana e tregtarëvë spekulantë. Për çdo rast abuzimi ndëshkimi ligjor të gjejë zbatim.
Konfederata e Sindikateve të Shqipërisë ofron të gjithë asitencën e saj në shërbim të shtetit shqiptar për të përballuar këtë situatë.
Ne kemi në gjirin tonë ekspertë të njohur në fushën e shendetësisë që janë të gatshëm të vetofrohen krah institucioneve në luftën me kovid 19.
Sot shqiperisë i duhen profesionistët dhe solidarët !

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona

Publikuar

-

Nga

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka njoftuar të tjera ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë.

Në njoftim thuhet se do të ketë stakim të energjisë elektrike në datën 10 mars në zonat e mëposhtme.

‘Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 10 Mars

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 10 mars, do të punohet në disa kabina e për pasojë do të mbeten pa energji këto zona në Tiranë

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Selaudin Zorba” pranë Fakultetit të Mjekësisë, “Bajo Topulli” pranë Kryegjyshatës, “Berisha”, zona Kamëz.”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Koronavirusi në Shqipëri/ Thirrja e fortë e Lubonjës: Të hetohet rrugëtimi i pacientit zero

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” bëri thirrje që të hetohet rrugëtimi i pacientit shqiptar i ardhur nga Firenze që rezultoi pozitiv me koronavirus.

Sic më rezulton mua, del se ky pacienti zero është nisur në datën 26 për në Shqipëri. Pacienti zero ka ardhur me makinë, ka kaluar Veneton, ndoshta ka ndaluar, është futur në supermarket etj. Të hetojmë më mirë rrugëtimin e pacientit zeroEdhe Italia është në një gjendje disi kritike. Në Lombardi ka numër të lartë vdekjeje. Duhet parë se çfarë ndodh dhe më pas të mund të marrim masa.

Këtu lind hipotezë e rrezikshme pak. Siç dimë, virusi i zakonshëm i gripit, janë sëmurë gati 15 për qind dhe ka vdekje edhe nga ky grip. Nëse ky virus është më agresiv sesa gripi i zakonshëm, mund të kemi më tepër viktima. Kemi disa të panjohura. Masat që janë marrë do ta pengojnë të përhapet si gripi tjetër.

Edhe paniku duhet me masë, edhe qetësia me masë. Në cdo shtet janë marrë masa, por të ndryshme nga njëri vend në tjetrin. Në Itali janë marrë shumë masa, por sërish mendoj se nuk ka ndonjë katastrofë të madhe. Ky virus ka ngritur shumë pikëpyetje për politikën, shoqërinë, të ardhmen. Sepse me këtë virus mund të thonë njerëzit se punoj në shtëpi e kjo krijon izolim nga shoqëria”, tha ai.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

E rëndësishme! Çfarë është COVID-19, si kalon nga një person tek tjetri dhe si mund të neutralizohet

Publikuar

-

Nga

Nisur nga situata e krijuar së fundmi në vendin tonë, po ndajmë me ju disa informacione të thjeshta dhe të kuptueshme nga të gjithë që përshkruajne saktësisht çfarë është koronavirusi, si kalon nga një person tek tjetri dhe si mund të neutralizohet në jetën e përditeshme.

Ky informacion është përgatitur dhe shpërndare nga spitali “Gemelli” në Rome.

Infektimi nga coronavirus nuk shkakton ftohje me rrjedhje hundësh apo kollë me sekrecione, por kollë të thatë: Kjo është gjëja e parë që duhet të dini.

Virusi nuk i reziston nxehtësisë dhe asgjësohet po të ekspozohet në temperaturat 26-27 gradë; kështu që konsumoni shpesh gjatë ditës lengje të ngrohta si çaj, supë apo thjesht ujë të ngrohtë; lëngjet e ngrohta e neutralizojnë virusin. Evitoni ujin me akull.

Kush ka mundësi të rrijë sa më gjatë në diell.

1. Coronavirus është i madh (diametri 400-500 nanometër) kështuqë çdo lloj maske mund ta ndalojë. Nuk ka nevojë për maska të veçanta.

Ndryshon situata në rastin e mjekëve dhe infermierëve të cilët ekspozohen para ngarkesave të forta të virusit dhe duhet të përdorin mjete speciale.

Nëse një person i infektuar teshtin para jush, duhet të jeni 3 metra larg që virusi të bjerë në tokë e mos tju ngjitet.

2. Kur virusi ndodhet në sipërfaqe metalike jeton aty rreth 12 orë. Kështu që kur prekni sipërfaqe metalike si doreza dyersh, eletroshtepiake, mbajtëset në autobuz etj, lajini mirë duart dhe dizinfektojini me kujdes.

3. Virusi mund të jetojë dhe i strehuar në rrobat tuaja për 6-12 orë; detërsivet e thjeshtë larës e vrasin virusin. Për rrobat që nuk lahen çdo ditë, mundësisht ekspozojini në diell dhe virusi zhduket.

Si shfaqet coronavirusi?

1. Virusi, pikë së pari, pozicionohet në gryke duke shkaktuar inflamacion dhe ndjesinë e grykës së thatë; kjo simptome zgjat 3-4 dite.

2. Virusi lëviz nëpërmjet lagështisë së rrugëve të frymëmarrjes, zbret në trakè dhe futet në mushkri.

Ky kalim zgjat 5-6 ditë!

3. Polmoniti shfaqet me temperaturë të lartë dhe vështirësi frymëmarrjeje. Nuk shfaqet me ftohjen e zakonshme.

Mund të keni ndjesinë sikur po mbyteni. Në këtë rast drejtohuni menjëherë tek mjeku.

Si mund ta evitoni virusin?

1. Transmetimi i virusit ndodh më së shumti me kontakt direkt, duke prekur rroba apo sende ku ai ndodhet; është thelbësore larja sa më e shpesh e duarve.

Virusi mbijeton tek duart tuaja vetëm 10 minuta por në ato 10 minuta mund të ndodhin shumë gjëra: po fërkuat sytë, hundët apo gojën, keni lejuar virusin të futet në grykën tuaj.

Kështu që, për të mirën tuaj dhe të të tjereve, lajini duart dhe dizinfektojini shumë shpesh!

2. Bëni gargare me solucione dizinfektuese për të eleminuar ose pakësuar sasinë e virusit në grykën tuaj; duke vepruar e eleminoni para se të zbresë në trakenë tuaj e pastaj në mushkëri.

3. Dizinfektoni tastieren dhe mouse-in e kompjuterit!

LEXO TE PLOTE