Connect with Us

Koronavirusi trondit bursat/ Aksionet në Wall Street bien në 7 %, nafta 22 %

Bota

Koronavirusi trondit bursat/ Aksionet në Wall Street bien në 7 %, nafta 22 %

Publikuar

-

Sëmundja që po përhapet për çdo ditë me shpejtësi të paimagjinueshme ka sjellë tronditje edhe në bursat botërore. Kështu mediat ndërkombëtare raportojnë se vlera e aksioneve në Wall Street ra të hënën me rreth 7 % dhe Dow Jones humbi 2 mijë pikë, në rënien më të thellë brenda një dite në histori.

Tregjet e aksioneve u hapën në panik të hënën në mëngjes, pas një rënieje prej 22 për qind të çmimeve të naftës. Shkëmbimet në bursë u pezulluan përkohësisht menjëherë pas hapjes, kur treguesi S&P 500 ra 7%.

Ndërprerja automatike zgjati 15 minuta dhe ishte e para pas krizës financiare të viteve 2008-2009. Rënia e çmimeve të naftës erdhi pas vendimit të Arabisë Saudite për të rritur në masë të konsiderueshme prodhimin, kur marrëveshja e OPEC-ut me Rusinë për të shkurtuar furnizimet dështoi.

LEXO EDHE:  Italia në panik/ I gjithë vendi shpallet “zonë e kuqe”

Rënia e çmimeve të naftës tronditi edhe më tej tregjet financiare globale, që ishin tashmë në panik nga përhapja e koronavirusit. Tregu i naftës bruto, regjistroi ditën më të keqe që prej tre dekadash, duke sjellë një rënie prej mbi 9 për qind për kompanitë “Chevron” dhe “Exxon”. Treguesi i energjisë ra 20.1%.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Italia në panik/ I gjithë vendi shpallet “zonë e kuqe”

Publikuar

-

Nga

E gjithë Italia do të futet në karantinë sipasojë e epidemisë së koronavirusit.

Lajmi u konfirmua nga vetë kryeministri italian, Giuzeppe Conte në një konferencë për mediat pak minuta më parë.

Pas vendimit të së dielës për të ndaluar lëvizjen në Lombardi dhe 14 provinca të tjera,  Conte theksoi se është vendosur që i gjithë vendi të futet në regjim karantine, duke bllokuar cdo lëvizje të brendshme.

“Nuk do të ketë më vetëm një zonë të kuqe. Masat shtrënguese do të shtrihen në të gjithë vendin”, theksoi kreu i qeverisë.

LEXO EDHE:  “Nuk ka vend për panik”/ Eksperti shqiptar në SHBA flet për vaksinën e koronavirusit

LEXO EDHE:  Ja kush është “ujku” i vërtetë i Wall Street

Deri tani në Itali numri i viktimave ka arritur në 463 ndërsa 7 985 rezultojnë të infektuar.

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi/ Sa do të jetë vdekshmëria globale?

Publikuar

-

Nga

Zyrtarët e shëndetit publik dhe epidemiologët nuk kanë ende një mendim të përbashkët për shkallën e vdekshmërisë së virusit COVID-19; parashikimet e tyre shkojnë nga 1 deri në 3.4 për qind të personave të infektuar.

Kjo, thonë virologët, nuk është për t’u habitur pas është fjala për një virus të ri. Ata paralajmërojnë se ndryshimet nga vendi në vend sjellin deformime përsa i përket parashikimeve, veçanërisht nëse sistemet e kujdesit shëndetësor janë të mbingarkuar nga pacientët që kanë nevojë për t’u shtruar në spital.

Disa epidemiologë thonë se pikërisht një gjë e tillë po ndodh në pjesët më të prekura të Italisë veriore. Vdekshmëria në Itali u rrit të dielën në nivelin alarmues prej 5 për qind. Agjencia e Mbrojtjes Civile raportoi rriten me 51 për qind të vdekjeve, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 366.

Rritja e shpejtë e vdekjeve në Itali tejkaloi edhe skenarin më të keq, si dhe nivelin e përgjithshëm në çdo vend tjetër të prekur. Por zyrtarët e shëndetit publik thonë se numri i të vdekurve nuk është i jashtëzakonshëm nëse merret parasysh se Italia ka një popullsi të madhe të moshuar, pasi gati një e katërta e italianëve janë mbi 65 vjeç. Vetëm Japonia ka një demografi me më shumë të moshuar midis vendeve të zhvilluara. Në Kinë është vërejtur se rreth 9 për qind e viktimave të koronavirusit mbi 80 vjeç vdesin. Në Itali, shkalla e vdekjes për të moshuarit e infektuar është diçka më shumë se 8 për qind.

Që nga e hëna, autoritetet italiane raportuan vetëm dy vdekje nën moshën 63 vjeç, dhe njoftuan se shumë prej personave që gjetën vdekjen ishin në të tetëdhjetat ose nëntëdhjetat. Shumica e tyre kishin sistem imunitar të dobësuar nga sëmundjet kronike, si veshkat, diabeti dhe problemet e zemrës.

Zyrtarët e shëndetit publik thonë se sistemi i kujdesit shëndetësor vazhdon ta përballojë emergjencën, por është nën një tendosje të jashtëzakonshme që mund të rëndohet nëse masat drastike të frenimit të shpallura të dielën nga Kryeministri Giuseppe Conte nuk do të fillojnë të kenë një efekt.

Italia po ndërmerr hapa të paparë për të trajtuar pacientët që kanë nevojë për shtrim në spital duke sjellë mjekë pensionistë dhe duke përshpejtuar datat e diplomimit për studentët e infermierisë. Lombardia, rajoni italian i prekur më rëndë, tashmë ka më shumë se 10 për qind të mjekëve dhe infermierëve të paaftë për të punuar sepse ata kanë testuar pozitivisht për virusin dhe janë në karantinë, sipas zyrtarit të lartë shëndetësor të rajonit lombard, Giulio Gallera.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Komisioni i Venecias anullon sesionin për paketën e censurës dhe emërimet në Kushtetuese

LEXO EDHE:  Sazan Guri qetëson shqiptarët/ Gjashtë arsyet pse nuk mund të sëmureni nga koronavirusi

Spitalet në qytetet Lodi dhe Kremona javën e kaluar ishin aq të mbushura saqë u duhej të mbyllnin dhomat e urgjencës dhe t’i dërgonin pacientët diku tjetër.

Në SHBA, mospërputhjet në shifrat e vdekshmërisë u bënë shkak për polemika politike javën e kaluar kur Presidenti Donald Trump tha se raporti i vdekjeve përfundimisht do të jetë në nivelin rreth 1 për qind, duke iu kundërvënë Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO), e cila e ka ngritur parashikimin e vdekshmërisë globale për koronavirusin në shifrën rreth 3.4 për qind.

“Mendoj se 3.4 për qind është në fakt një shifër e rreme. Natyrisht, këtë e them nga intuita ime, por e kam të bazuar në shumë biseda me plot njerëz që me rren me këtë. Sepse shumë njerëz do ta marrin virusin por do të jetë shumë i lehtë. Ata do të përmirësohen shumë shpejt dhe as kanë nevojë të shkojnë te mjeku, nuk kanë pse e thërrasin mjekun,” tha Presidenti Trump gjatë një interviste televizive.

Zyrtarët britanikë thonë se ata gjithashtu mendojnë se shkalla e vdekshmërisë do të jetë rreth 1 për qind. Chris Whitty, zyrtari më i lartë shëndetësor i vendit, u tha ligjvënësve javën e kaluar se inkurajohej nga rënia e rasteve në Kinë dhe ngadalësimi i nivelit të vdekjeve atje.

Epidemiologët janë të bashkuar në një gjë: të gjithë e pranojnë se parashikimi i përqindjes së vdekshmërisë është shumë i ndërlikuar për shkak të faktorëve të panjohur. Jo gjithçka dihet për koronavirusin e ri dhe përpjekja për të llogaritur në sistem rastet e pazbuluara ose të pa raportuara është diçka e vështirë./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi nuk kursen as kabinetin qeveritar/ Ministri i Kulturës rezulton pozitiv

Publikuar

-

Nga

Ministri francës i Kulturës, Frank Riester, ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

Lajmi kofirmohet nga mediat franceze të cilat citojnë burime zyrtare pranë ministrit.

“Ministri u testua pozitivisht sot” pasi manifestoi “simptoma”, tha kabineti, duke përmendur që Franck Riester kishte kaluar disa ditë javën e kaluar në Asamblenë Kombëtare, ku u konfirmuan disa raste.

Franck Riester nuk është zyrtari i parë i qeverisë në botë që infektohet nga koronavirusi.

Disa zyrtarë të lartë iranianë janë prekur gjithashtu, duke përfshirë Massoumeh Ebtékar, nënkryetare përgjegjëse për gratë dhe familjen, opo zv. ministrin e Shëndetësisë, Iradj Harirchi, shkruan prestigjozja franceze “Le Point”.

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Shumë vende ndalojnë hyrjen e të huajve nga Kina

LEXO EDHE:  Italia në panik/ I gjithë vendi shpallet “zonë e kuqe”

Kujtojmë që Franca ka 1 209 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërkohë që 19 persona kanë humbur jetën. /CNA.al

LEXO TE PLOTE