LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi/ Artan Fuga: Duhet marrë eksperienca e Mesjetës kundër epidemive

9 Mars 2020, 08:53, Sociale CNA
Koronavirusi/ Artan Fuga: Duhet marrë eksperienca e Mesjetës

Akademiku Artan Fuga ka reaguar në lidhje me përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.
Ai këshillon marrjen e eksperiencës më të mirë nga Mesjeta kundër epidemive të asaj kohe.

Sipas Fugës, duhet prodhuar pasoja artificialisht para se ate ta prodhoje shkaku natyror, se atëherë është vonë.

?Une vazhdoj ta përsëris prej dy javësh: Duhet marrë eksperienca e mirë e Mesjetës së ndritshme kundër epidemive të asaj kohe.
1. Duhet prodhuar pasoja artificialisht para se atë ta prodhojë shkaku natyror, se atëherë është vonë. Duhen zbehur rëndshëm lidhjet dhe levizjet sociale.
Të çmendurit vazhdojnë akoma të vënë klientin para njeriut.
2. Në epidemi nuk ka kufij shtetërore, Shqipëria, Greqia, Kosova, Italia, është një rajon i vetëm. Sikur të ishte thjesht Italia.
Italia u vonua tre javë pikërisht nën efektin e lobive financiare. Edhe stadiumet i donin plot… Jo Juventusi, jo Milani…
Fitimi, politika kundër njeriut.
I thërrasim mendjes sa nuk është vonë.
Ata mjeke dhe shtriganë që në mënyre të papërgjegjshme shkruajne se koronavirusi nuk i kapka shqiptarët [!] u ngjajnë atyre gjoja gjeologeve a sizmologeve që na thoshin : Nuk ka rrezik, flini gjumë strukturat nuk janeëdemtuar. Na ka ruajtur Zoti!
Kur shkencetari a intelektuali bëhet propagandist lepirës jo vetëm bëhet karagjoz, por edhe i rrezikshëm.
Masat e forta vetëm ne nxjerrin pertej.
Perndryshe, hajde vazhdojmë shkojme në stadium dhe puthemi kur gjuhet penalltia?, shkruan Fuga./CNA.al

Lajmet e fundit nga