Connect with Us

Konfirmohet shqiptari i dytë me koronavirus në Itali

Bota

Konfirmohet shqiptari i dytë me koronavirus në Itali

Publikuar

-

Është konfirmuar dhe rasti i dytë i një shqiptari të prekur nga koronavirusi në Itali.

Identiteti i tij nuk bëhet me dije ende, por sipas “Ora news” shqiptari i dytë është konfirmuar në qytetin e Comos.

 “Deri më sot në  Itali janë dy mijë persona janë shtruar në qendra spitalore ndërkohë që mbi 700 janë në kujdes intensiv mjekësor. Të tjerë po kurohen në kushte shtëpie.

Një tjetër shqiptar në qytetin e Comos ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Është vetë personi që e bën të ditur në rrjete sociale. Nuk mund të publikoj identitetin e personit në fjalë”, theksoi gazetarja e Ora news Alba Kepi nga Italia.

LEXO EDHE:  Itali/Arrestohet shqiptari për posejdim eurosh false

Kujtojmë që shqiptari i parë i prekur nga koronavirusi në Itali u konfirmua dje. Ai është një 43 vjeçar dhe me origjinë nga Kuçova dhe banues në Codogna të Italisë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

U infektua nga koronavirusi/ Humb jetën mjeku i katërt në Kinë

Publikuar

-

Nga

Një tjetër mjek ka humbur jetën në Kinë, pasi u infektua nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për Dr. Zhu Heping, koleg i të ndjerit Dr. Li Wenliang, i pari që zbuloi virusin vdekjeprurës, por që humbi jetën gjithashtu.

Lajmi për vdekjen e tij vjen pasi tre mjekë të tjerë në Spitalin Qendror Wuhan humbën jetën pas përhapjes së shpejtë të virusit.

66 vjeçari kishte punuar në departamentin ambulator të spitalit, para se të sëmuret, raporton Daily Mail.

Dr. Zhu u sëmur më 3 shkurt dhe simptomat e tij u shfaqën menjëherë. Ai kreu vetëkarantinë në fillim dhe paralajmëroi një nga kolegët e tij më 18 shkurt pasi gjendja e iu përkeqësua.

LEXO EDHE:  Dorëzimi i Agon Xhafajt në Itali/ Gazetarja zbulon detaje nga Roma

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 48-vjeçari shqiptar

Dr. Zhu u transferua në Spitalin e Wuhan, më 19 shkurt, pasi infeksioni i kishte prekur mushkëritë.

Gjendja e iu përkeqësua natën e kaluar duke ndërruar jetë mengjesin e sotëm.

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi në Itali/ Shkon në 463 numri i viktimave, 9172 persona të infektuar

Publikuar

-

Nga

Është rënduar edhe më tej bilanci si pasojë e epidemisë së koronavirusit në Itali.

Sipas “Corriere Della Sera” numri i viktimave ka shkuar në 463, ku 97 kanë humbur jetën vetëm sot.

Ndërsa janë regjistruar 9172 raste personash të infektuar nga 6387, që ishte  dje.

733 janë në terapi intesive, 4316 po kurohen në strukturat spitalore e 2836 të tjerë në kushte shtëpie.

LEXO EDHE:  Itali/Arrestohet shqiptari për posejdim eurosh false

LEXO EDHE:  Sasi rekord droge drejt Italisë/Kapen policët e 8 tonë hashashi, ja emrat

Lombardia mbete rajoni më i prekur nga virusi e ka regjistruar 5469 të infektuar, rreth 1280 të i me shumë gjatë 24 orëve të fundit si dhe 333 viktima.

LEXO TE PLOTE

Bota

COVID-19/ Konfirmohen dy viktimat e para në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Gjermani për shkak të koronavirusit.

Media gjermane ZDF.de shkruan se dy viktimat e para janë konfirmuar nga autoritetet, ndërsa në total ka më shumë se 1.100 të prekur.

Ndërkohë në të gjithë botën janë konfirmuar 106.800 raste dhe numri i vdekjeve është më shumë se 3600.

Italia është vendi i dytë ku janë regjistruar më shumë raste nga ky virus, pas Kinës. Deri më tani raportohet se janë infektuar 7,370 persona dhe kanë humbur jetën 360.

LEXO EDHE:  Aurela Hoxha mahnitëse në Itali

LEXO EDHE:  Sasi rekord droge drejt Italisë/Kapen policët e 8 tonë hashashi, ja emrat

Nga ana tjetër, në Kinë po bie ndjeshëm numri i të infektuarve dhe deri më tani janë shëruar 57,000 persona dhe janë llogaritur më shumë se 3,000 vdekje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE