Connect with Us

Infektohet me koronavirus shefja e repartit në spitalin e Shkupit

Kosova & Rajoni

Infektohet me koronavirus shefja e repartit në spitalin e Shkupit

Publikuar

-

Ministri i Shëdetësisë i Maqësonisë, Venko Filipçe, ka bërë me dije se drejtoresha e repartit të sëmundjeve të lëkurës në spitalin e Shkupit është infektuar nga koronavirusi.

Mësohet se drejtoresha se drejtoresha e repartit të sëmundjeve të lëkurës, para një jave ka udhëtuar në Itali, ku besohet që gjatë qëndrimit është infektuar me koronavirus.

Gjatë një konference për shtyp, ministri ka propozuar mbylljen e repartit të sëmundjeve të lëkurës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Koronavirusi/ Aeroporti i Prishtinës pezullon fluturimet nga Italia veriore

Publikuar

-

Nga

Autoritetet në Kosovë anuluan të dielën të gjitha fluturimet për në zonat e prekura nga koronavirusi në Itali.

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku tha se vendimi pasoi rekomandimin emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

“Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike e cilësuar si zonë me risk të lartë. Fluturimet për dhe nga Italia Veriore – janë ndërprerë”, shkroi ministri Abdixhiku.

Ai shprehu keqardhje për këtë vendim por nënvizoi se në situatën e tanishme Kosova nuk ka alternativë. Ministri Abdixhiku tha se së bashku me ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Jashtme janë duke bashkërenduar masat për kontrollet në aeroport dhe ndihmën ndaj udhëtarëve që arrijnë nga zonat e rrezikshmërisë së lartë.

LEXO EDHE:  Përfundojnë në pranga hajdutët e kafshëve maqedonase

LEXO EDHE:  UÇK merr përgjegjësinë: Forcat maqedonase po bënin terror

Në Kosovë, autoritetet thonë se kanë hartuar planet për t’u përballur me një përhapje të mundshme të koronavirusit. Deri tani në spitalet e Prishtinës janë trajtuar më shumë se 50 persona të dyshuar, por nuk është konfirmuar asnjë rast i infektimit më koronavirus.

Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë tri vendet e vetme të rajonit që nuk kanë regjistruar asnjë rast të tillë. /VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

73 të prekur nga koronavirusi në Greqi/ Qeveria ashpërson masat

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi.

Autoritetet greke bëjnë me dije se deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 73, por fatmirësisht ende nuk ka asnjë viktimë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe profesori i Sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiodras njoftoi pas një mbledhje qeveritare, se janë ashpërsuar masat.

Gjithashtu Tsiodras deklaroi se shumica e të prekurve kanë qenë për vizita në vende të tilla si Egjipti apo Izraeli.

LEXO EDHE:  Qendrat kulturore Shqipëri- Maqedoni/ Bushati kritikon marrëveshjen

LEXO EDHE:  Mosdekretimi i ligjit për gjuhën shqipe/ Reagon kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri

Qeveria greke ka planifikuar të ndalojë ekskursionet brenda vendit për 2 javë dhe të mbyllë të gjitha ngjarjet sportive pa spektatorë.

Ndërkohë, pritet që të merren edhe masa të tjera lidhur me parandalimin e rasteve të reja me koronavirus, të cilat do të bëhen publike ditën e nesërme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Greqia në alarm nga koronavirusi/ Shkon në 66 numri i personave të infektuar

Publikuar

-

Nga

Greqia është vendi ballkanik me përhapjen më të madhe të koronavirusit. Shifrat e fundit flasin për 66 persona të infektuar, 21 prej të cilëve janë konfirmuar vetëm sot.

51 prej tyre erdhën nga një grup turistësh të cilët po ktheheshin nga një tur në Izrael dhe Egjipt.

Rastet e tjera janë në prefekturën e Achaias ku ndodhet qyteti i Patrës, 4 në Ilia, 1 në Euboea dhe 7 në Attica aty ku ndodhet kryeqyteti grek i Athinës.

Por 43 prejt tyre janë të vetë- izoluar në shtëpitë e tyre kurse 22 të tjerë janë në karantinë në Attica, Selanik dhe Patra

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Basha bën thirrje: Koha të flasin mjekët, mos neglizhoni asnjë shenjë gripi

LEXO EDHE:  Përfundojnë në pranga hajdutët e kafshëve maqedonase

Ndërkohë të dhënat e publikuara ditën e sotme nga Italia tregojnë që numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar tashmë në 5,883, brenda ditës janë shtuar 1,247 raste ndërsa kanë ndërruar jetë 233 persona.

LEXO TE PLOTE