Connect with Us

Infektivi në QSUT kthehet në karantinë/ Boshatiset nga pacientët e tjerë

Lajme

Infektivi në QSUT kthehet në karantinë/ Boshatiset nga pacientët e tjerë

Publikuar

-

Pas konfirmimit të dy rasteve të prekura nga koronavirusi në vendin tonë, Infektivi në QSUT është kthyer në karantinë.

Sipas News 24, spitali Infektiv është boshatisur nga pacientët e tjerë dhe do të jetë vetëm karantinë apo dhoma të posaçme për trajtimin e personave që janë me koronavirus në Shqipëri.

Me herët policia vendosi edhe shiritin e perimetrit në kuadër të vendimit të qeverisë që shoqëruesit dhe familjarët e pacientëvë nuk duhet të qëndrojnë në ambientet spitalore vetëm nëse ka rekomandim nga Drejtoria Spitalore.

LEXO EDHE:  Manastirliu qetëson qytetarët/ Nuk ka reduktim të ndërhyrjeve kirurgjikale

Për persona që vijnë për në sallën e konsultave tashmë po hapet një rrugë e re e improvizuar brenda oborrit të Spitalit Infektiv pasi sheshi po përdoret vetëm për hyrjen e personelit të autorizuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Nga Armir Shkurti/ Ç’është më i rrezikshëm se coronavirusi

Publikuar

-

Nga

Më zarar mund të bëjë ilaçi se vetë sëmundja në këtë rastin e coronavirusit. Domethënë trajtimi i epidemisë. Mbyllja e shkollave sot i hodhi vellon gri Tiranës. Më shumë maska, sirena ambulancash dhe teori konspirative. Madje një astrolog parashikonte edhe një nivel të fundit që do të na kthente në zombi. Të qeshurat e batutat thjesht janë kamomil për të qetësuar sa të mundemi veten prej ankthit e panikut.

Por për sa kohë?

Pas pacientit zero (ndryshe nga bota në fakt, ne patëm dy zero) po flitet për karantinë, vetkarantinë, maska, ilaçe dhe…natyrisht për mungesat. E para punë që në gjithë botën bëjnë njerëzit, blejnë rezerva. Në Nju Jork , më tregon një koleg që jeton aty, nuk gjeje ujë dhe letër higjenike nëpër markete. Pra kërcënimi më i dukshëm është vërshimi nëpër dyqane dhe zbrazja e rafteve, me qëllim krijimin e rezervave. Raftet bosh apo mungesat natyrshëm shtojnë panikun e nga ana tjetër ngrenë çmimet. Nëse zbatojmë një plan të ngjashëm me Italinë, pra kufizime në lokale e vende publike e nga ana tjetër , prej situatës

1. Nuk shpenzojmë më para as në bare e as lokale e as me blerje që nuk janë doemosdoshmëri,

2 . Nuk shkojmë nëpër punëra për shkak se shumë prej tyre duhen mbyllur, atëhere ekonomia një Zot e di se ku do të gremiset.

LEXO EDHE:  Po ktheheshin nga puna/ Çifti i moshuar përplasen me makinë

LEXO EDHE:  Foto-Luana Vjollca përfundon në spital/ Çfarë i ka ndodhur moderatores së njohur

Në këtë skenar kontrolli mbi rendin bëhet jashtëzakonisht i vështirë, për shkak se paniku dhe kriza do të prekte të gjithë vendin. Në situata të tilla (kujtojmë vitet ’90, ’91, ’92, ’97 ) mjafton një thashethem për të djegur një qytet. Të mos harrojmë se edhe policët , edhe mjekët, edhe infermierët, njerëz janë. Mund të preken vet, si prej virusit ashtu edhe prej panikut apo përdorimit të panikut prej të tjerëve. Të mos ju duken fantashkencë , sepse dje në televizionet publike italiane transmetoheshin lajme për revolta në disa burgje të atij vendi…Dhe këtu nuk po e zgjas më tej, sepse ne nuk është se nuk e kemi parë ndonjëherë këtë film.

Ndaj më shumë se virusi dhe vdekja prej tij mua personalisht më dëshpëron pasojat në ekonomi, jetën sociale, sjelljen sociale, kriminalitet, rend, stabilitet. Në SHBA këshilli i sigurisë kombëtare s’mbahet mend sa herë është mbledhur. Ne jemi hala me konferenca shtypi, tweeter e facebook./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Përhapja e koronavirusit/ Vihet në lëvizje Drejtoria e Burgjeve

Publikuar

-

Nga

Edhe Drejtoria e Burgjeve ka vendosur marrjen e masave në të gjitha burgjet pas konfirmimit të 2 rasteve me koronavirus në vendin tonë.

Sipas Fax Neës se është vendosur të mos pezullohen takimet me familjarët.
Ndërkohë, po përgatiten ambjentet në gjitha burgjet, së bashku me ekipet mjekësore, të cilët do të zhvillojnë kontrolle tek të gjithë të burgosurit, edhe pse nuk ka ndonjë rast konkret të paraqitur tek ndonjë prej të burgosurve.

Kontrolle do të ketë edhe për të gjithë familjarët që do shkojnë për takim.

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Nuk është koha për panik”/ Basha tregon sakrificat që duhen bërë

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se tani që kemi rastet e para të konfirmuara edhe në Shqipëri, është më e rëndësishme se kurrë që të gjithë të reagojmë me kujdes dhe me përgjegjshmëri.

Sipas tij, të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit.

Basha thekson se nuk është koha për panik, por për masa të shpejta.

“Asnjë vend nuk është imun ndaj rrezikut të koronavirusit, dhe tani që kemi rastet e para të konfirmuara edhe në Shqipëri, është më e rëndësishme se kurrë që të gjithë të reagojmë me kujdes dhe me përgjegjshmëri.
Të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit: të kujdesemi shumë për higjenën tonë personale, të kufizojmë udhëtimet dhe nëse nuk ndihemi mirë të rrimë në shtëpi.
Sot nuk është koha për panik, por për masa të shpejta dhe të vendosura”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE