LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hajdari mesazh Bashës/ Nuk do të lejojmë fuqizimin e kryetarit, do i shkojmë deri në fund betejës

9 Mars 2020, 12:05, Politikë CNA
Hajdari mesazh Bashës/ Nuk do të lejojmë fuqizimin e kryetarit,

Deputetja demokrate Rudina Hajdari i ka drejtuar një mesazh të fortë kreut të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa theksoi se nuk do të tërhiqet në betejën për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Tryezës për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari tha se opozita joparlamentare nuk duan ndryshimin e sistemit.

Po ashtu Hajdari tha se opozita nuk duhet të ketë frikë kryetarin.

?Opozita nuk duhet të jetë kundër ndryshimit të sistemit dhe hapjes së listave. Opozita nuk duhet të ketë frikë nga kryetari.

Opozita jashtë parlamentit refuzon të mbrojë këtë ndryshim sistemi, ndërkohë që PS është e hapur për ta parë sesi do procedohet. Por, ne do ti shkojmë deri në fund sepse besojmë se ndryshimi i sistemit dhe hapja e listave do të sjellë ndryshim më cilësor. Iu bëj thirrje të gjithë faktorëve politik mos të mbështesin iniciativen e PD-së për të mos ndryshuar sistemin?-tha ndër të tjera Rudina Hajdari.

Lajmet e fundit nga