Connect with Us

Goditet një rast i trafikut ndërkombëtar të drogës/ Kapet 1.2 ton drogë

Politikë

Goditet një rast i trafikut ndërkombëtar të drogës/ Kapet 1.2 ton drogë

Publikuar

-

Një rrjet i trafikut ndërkombëtar të drogës është goditur nga policia greke.

Një sasi prej 1.2 ton lëndë narkotike është sekuestruar nga anti-droga e Igumenicës dhe Athinës.

Mësohet se lënda narkotike është kapur në Athinë, ndërsa mediet fqinje raportojnë se operacioni është zhvilluar ditën e shtunë, por është publikuar sot.

Sipas mediave greke, një rulotë ka kaluar pikën kufitare të Qafë-Botës, duke hyrë në Greqi dhe duke vazhduar udhëtimin.

Rulota është ndaluar në Athinë, ku gjatë kontrollit është zbuluar sasia e madhe e drogës, përkatësisht 1 ton e 145 kg marijuanë, 4 kg e 68 gram hashash çokollatë, si dhe 918 gram vaj hashashi.

Droga mësohet se ka kaluar nga kufiri shqiptar i Qafë-Botës, ndërsa vlera e saj në treg arrinte në 1 milionë e 730 mijë euro. Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e rulotës, përkatësisht burrë e grua, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Mediet greke kanë publikuar pamjet e operacionit, ndërsa nuk dihet ende identiteti dhe kombësia e të arrestuarve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hajdari mesazh Bashës/ Nuk do të lejojmë fuqizimin e kryetarit, do i shkojmë deri në fund betejës

Publikuar

-

Nga

Deputetja demokrate Rudina Hajdari i ka drejtuar një mesazh të fortë kreut të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa theksoi se nuk do të tërhiqet në betejën për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Tryezës për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari tha se opozita joparlamentare nuk duan ndryshimin e sistemit.

Po ashtu Hajdari tha se opozita nuk duhet të ketë frikë kryetarin.

“Opozita nuk duhet të jetë kundër ndryshimit të sistemit dhe hapjes së listave. Opozita nuk duhet të ketë frikë nga kryetari.

Opozita jashtë parlamentit refuzon të mbrojë këtë ndryshim sistemi, ndërkohë që PS është e hapur për ta parë sesi do procedohet. Por, ne do ti shkojmë deri në fund sepse besojmë se ndryshimi i sistemit dhe hapja e listave do të sjellë ndryshim më cilësor. Iu bëj thirrje të gjithë faktorëve politik mos të mbështesin iniciativen e PD-së për të mos ndryshuar sistemin”-tha ndër të tjera Rudina Hajdari.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po mashtrohen shqiptarët”/ Berisha: Ekziston mundësia që rastet të jenë infektim brenda vendit

Publikuar

-

Nga

Ish kryemistri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastiliu po mashtrojnë shqiptarët, pasi në Firence nuk ka asnjë raste me coronavirus.

Sipas Berishës, ekziston çdo mundësi që rastet të jenë infektim brenda vendit.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe qendrimin kriminal dhe të papërgjegjshëm të Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnisë ndaj kësaj epidemie me vdekeshmëri të lartë.
Këta të papergjegjshëm vetëm sot ndërprenë fluturimet me Italinë e Veriut ndërkohë që vetë Italia ka izoluar me ushtri ato zona dhjetëra ditë më parë”, shkruan Berisha.

Sipas tij, Shqipëria sot është i vetmi vend në botë me një qendër të vetme për analizën e Koronavirusit.

“Përveç këtyre për analizat për coronavirus nuk ka patur dopio kontroll ç’ka e bën shumë të dyshimtë vërtetësine e tyre.
Se fundi, asnjë përgatitje serioze nuk është bërë për përballimin me sukses të epidemsë. Mungojnë për publikun maskat, dizinfektante etj etj. Ju bej thirrje qytetarëve, pa rënë aspak në panik të respektojnë rregullat tashmë të publikuara në media për mbrojtje vetiake nga infeksioni”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Masat drastike/ Basha i pari që zbaton urdhërat e Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket të jetë i pari që ka zbatuar urdhërat e kryeministrit Edi Rama, të dhëna sot gjatë mbledhjes së qeverisë.

Rama sot tha se do të anullohen të gjitha eventet, që parashikojnë grumbullime njerëzish, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, dhe i pari që duket se e ka zbatuar menjëherë është Lulzim Basha.

Në një njoftim për mediat, bëhet e ditur se Basha ka vendosur anullimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme.

Në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë.

Sipas njoftimit të PD, aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar.

I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të Bashaës Ai kishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër./CNA.al

LEXO TE PLOTE