Connect with Us

“Fiks Fare”: 13-vjeçari rrezikon të humb vitin shkollor/ Babai e braktisi nuk i jep as shpërnguljen

Denoncim

“Fiks Fare”: 13-vjeçari rrezikon të humb vitin shkollor/ Babai e braktisi nuk i jep as shpërnguljen

Publikuar

-

Nëna e tre fëmijëve denoncon ish bashkëshortin. Bashkë me djalin në krah, sot 13-vjeç ata tregojnë se ish bashkëshorti ka ushtruar dhunë mbi djalin vetëm se kërkonte të takonte nënën.

Dhuna e tij psikologjike vijoi edhe pasi djali u largua nga dhuna. Babai i cili ishte kujdestari ligjor u largua drejt Greqisë dhe la të birin pa shkollë duke mos pranuar transferimin e tij në një shkollë afër vendbanimit të nënës.

Pas 17 vjetësh nëna e tre fëmijëve vendos të ndahet nga bashkëshorti për shkak të dhunës. Djali i madh në atë kohë 11 vjeç, vendos me dëshirë të rrijë me të atin. Dy motrat me vendim të gjykatës lihen nën kujdestarinë e nënës. Gjatë kësaj periudhe, babai vazhdimisht e pengon djalin të takoj nënën. Pas denoncimit të saj në polici dhe zyrë përmbarimore ai vendos që ta lejoj djalin të takoj nënën për një fare kohe, deri sa i lodhur nga vajtjet e ardhjet e djalit, i thotë këtij të fundit që të zgjedh ose të rrijë me të ose më ëmën.

Në këtë situatë, kur djali vendoset nën presionin e babait zgjedh të shkoj nga nëna. Në këtë moment babai ushtron dhunë fizike.

Në një intervistë për “Fiks- Fare”, nëna tregon momentin ku u kontaktua nga djali i saj nëpërmjet telefonit. Me një mesazh ai e njoftonte se babai nuk e linte të shkonte tek ajo dhe se e kishte rrahur. Në këto kushte, nëna e alarmuar lajmëron policinë.

Pasi bëjnë denoncim në Policinë e Tiranës, aty paraqitet babai me djalin. Djali vendos të ikë tek e ëma dhe të mos kthehet më kurrë tek babai. Kjo ngjarje sipas tyre ka ndodhur në fund të muajit nëntor. Por babai nuk ndalet me kaq, ai nuk pranon t’i jap djalit të drejtën e shkollimit duke e përdorur atë si masë shtrënguese që ai te kthehet. Djali tregon për Fiksin që e ka kontaktuar babain disa herë nëpërmjet telefonit, e ka lutur që ai t’i japë shpërnguljen për të vijuar shkollën afër vendbanimit të nënës. Por babai nuk ka pranuar në asnjë moment.

Gjatë intervistës nëna shprehet se ka vajtur disa herë pranë shkollës, për të bërë të mundur të bind ish bashkëshortin dhe të kërkoj ndihmën e drejtorit të shkollës, por gjithmonë ka marrë të njëjtën përgjigje. Sipas Ministrisë së Arsimit, të drejtën e transferimit e ka vetëm kujdestari ligjor, që në këtë rast është babai.

Fiksi kontaktoi fillimisht me Ministrinë e Arsimit, të cilët thanë se këto raste i ndjekin me ndjeshmërinë më të madhe pasi frekuentimi i sistemit arsimor nëntë vjeçar është i domosdoshëm dhe i detyrueshëm. Fillimisht ata ngritën duart para faktit se ligji nuk i lejon të veprojnë për sa kohë kujdestari ligjor nuk pranon.

LEXO EDHE:  Denoncimi në Fiks Fare/ Kilometrat nuk kanë rëndësi, shteti rimburson njësoj

Drejtori i shkollës nëntë vjeçare Kus, ku djali vijonte dikur mësimin, i tha gazetarëve të “Fiks”-it që babai ka lënë një deklaratë që nuk pranon të japë shpërnguljen e djalit për në një shkollë tjetër. Gjithashtu pas kësaj deklarate ai ishte larguar për në Greqi dhe nuk kishte patur mundësi ta kontaknte vet. Gjithashtu drejtori ka vënë në dijeni edhe drejtorinë arsimore për rastin. Por asnjë nga këto institucione nuk ka njoftuar Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Kashar e cila trajton sepcifikisht këto raste.

Sipas tyre ky rast ju referua nga gazetarët e “Fiks-“it. Pasi morën informacion për rastin ata kontaktuan me babain e djalit i cili kategorikisht nuk pranonte të jepte transferimin edhe pse djali ishte në kufirin maksimal të mungesave duke rrezikuar kështu vitin shkollor.

Ministria e Arsimit e kontaktuar nga “Fiks”-i, tregoi se raste të ngjashme ka shumë, dhe secili prej tyre trajtohet me ndjeshmërinë që i takon. Por në këtë rast specifik, vetëm pasi Fiksi kontaktoi me ministrinë, kjo e fundit vuri në lëvizje mekanizmat për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi. Drejtori i shkollës Kus, i cili edhe më herët kishte njoftuar drejtorinë arsimore për këtë çështje, rimori kontakt me babain e djalit.

Pas situatës së krijuar, babai u kthye menjëherë nga Greqia dhe më në fund vendosi që të jepte një tjetër deklaratë, ku pranonte të jepte shpërnguljen. Në përgjigjen për “Fiks”-in, ministria e pranonte se babai ishte bindur, për të marrë këtë vendim. Ai mori përgjegjësinë që i takon si kujdestari ligjor i djalit, për ta regjistruar djalin në një shkollë afër vendbanimit të nënës, ku djali jeton që prej nëntorit. I frikësuar nga babai për shkak të dhunës ai nuk pranon që ta takojë, por është shumë i lumtur që do t’i rikthehet shkollës.

Pas tre muajsh sorollatje djali më në fund regjistrohet në shkollë. Nëna thotë se ai sot është i lumtur që i është rikthyer shkollës dhe se falenderon shumë “Fiks-“in që e trajtoi dhe i dha zgjidhje këtij problemi që e vuante prej tre muajsh. Gjithashtu ajo falenderoi drejtorin e shkollës nëntë vjeçare Kus, i cili bëri të pamundurën për të bindur babain të jepte shpërnguljen./ Top Channel/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Stop”- Mbyll biznesin, por e nxjerrin borxhli/ “Lekët nuk do i marrësh kurrë!”

Publikuar

-

Nga

Jemi ndalur në Pogradec, për një problem të qytetarit Avni Lushka. Ai ka patur një biznes, por në aplikimin e tij për cregjistrim, ka dalë kreditor në tatimet e Korcës.

Nisi aplikimin dhe brenda afatit 45 ditor, iu kthye përgjigje nga QKB, e Tiranës, se cregjistrimi ishte kryer, por në Korcë ai figuronte kreditor me një shumë prej 9.300 lekësh. Avniu thotë, se në bisedime me Tatimet e Korcës, i është thënë, se duhet të bëjë një kërkesë, që heq dorë nga këto lekë, në mënyrë, që t’i mbyllin biznesin.

LEXO EDHE:  Reagon babai i Stresit/ Tregon pse djali i tij ka folur me Bajrat

LEXO EDHE:  Reagon babai i Stresit/ Tregon pse djali i tij ka folur me Bajrat

Ai thotë, se nuk ka firmosur, pasi i duket e padrejtë.Në drejtorinë e tatimeve në Korcë, i thonë, të pranojë, që të mos marrë paratë, pasi në fakt nuk do t’i marrë ndonjëherë e do të mbetet në sistem.Por gazetarja e emisionit “Stop” takon drejtorin dhe ai i premton, që qytetari Avni Lushka do të marrë mbrapsht 93 mijë lekët, që i takojnë në kohën më të shpejtë të mundshme.

Për më shumë ndini videon e mëposhtme.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Fiks Fare” sjell personazhin e rrallë/ “Hoxha” të bën deputet me kripë dhe sheqer

Publikuar

-

Nga

Pranë redaksisë së “Fiks Fare,” mbërriti një denoncim se një grua e vetëquajtur “hoxhë” zgjidhte çdo lloj problemi kundrejt shumave të majme të parave.

Menjëherë pas denoncimit gazetarja e “Fiks”-it i shkon hoxhës në shtëpi. Ditën e parë gazetarja i hiqet sikur ka shqetësime me të fejuarin, pasi e ka lënë pas dore se merrej me politikë. Hoxha pasi e dëgjon i kërkon që të lutem  pasi pretendonte se fliste me vetë Allahun. Me gjuhën e vet ajo i drejtohet Allahut dhe i tregon gazetares shqetësime të shumta që ka me shëndetin e saj.  Kur gazetarja i thotë që t’i ndihmoj të fejuarin, fallxhoja shprehet “nëse do dish të punosh me mua do e çoj lart e më lart”.

Më pas i thotë gazetares së Fiksit se  i fejuari  kishte shumë magji.  Por që fallxhorja do e ndihmonte që ta bënte atë deputet madje edhe në poste më të larta në politikë. E  vetmja gjë që duhet të bënte gazetarja ishte përpikmëria e gjërave që fallxhoja do i jepte të bënte në ditët në vazhdim. Më pas gazetarja e pyet se sa lekë duhet t’i jap dhe fallxhorja shprehet se sa t’i lind asaj në zemër, pasi atë e kishte futur brenda në shtëpi, sepse ia kishte kërkuar Allahu. Më pas ajo i shpjegon se magjinë do e heqë me gjëra shtëpiake siç janë kripa dhe sheqeri.

Pasi gazetarja largohet nga fallxhorja në telefonin e saj i vjen një mesazh nga kjo e  fundit ku i shpjegon se çfarë duhet të bëjë.  Fillimisht i kërkon që sa të shkoj në shtëpi të  fus pak sheqer në gojë,  më pas të marri çorapet e bardha që fallxhorja i kishte dhënë dhe ti lidhte pa folur e t’i fuste në gjoks. Mbas dy orësh  duhet t’i hiqte dhe t’i vishte pa folur e të flinte me to. Në mëngjes çorapet e bardha do i hidhte te rrobat e palara. Ketë procedurë duhet ta kryente disa ditë rresht, por çorapet duhet t’i ndërronte me çorapet ngjyrë të zezë. Pra një natë të bardhat e një natë të zezat, një herë të hante sheqer dhe një herë tjetër kripë.

LEXO EDHE:  “Fiks Fare”/ Gabimet në vlerësimin e dëmeve të tërmetit lënë në qiell të hapur 73-vjeçaren

LEXO EDHE:  "Fiks Fare"/ Gabimet në vlerësimin e dëmeve të tërmetit lënë në qiell të hapur 73-vjeçaren

Në takimin e dytë  fallxhorja  shprehet se sheh ndryshime tek vajza si në aspektin e shëndetit por edhe të fejuarit karshi saj. Ai ka filluar t’i kushtojë vëmendje dhe dashuri më të madhe. Pasi flet sërish me Allahun fallxhorja shprehet se i fejuari i gazetares do të ngrihej në detyrë.

Gazetarja e Fiksit e ngacmon fallxhoren duke i thënë se një ditë pas mitingut që u zhvillua në 2 mars  së shpejti parlamenti do të shpërbëhej dhe donte që i fejuari i saj të behej në deputet duke ia kërkuar këtë fallxhores nëse mund t’ia arrinte. Ajo  shumë qetësisht i thotë ” Biri me ta fut në parlament është shumë pak, unë them ta ngrej në detyrë mirë fare”.

Gazetarja tregohet pak mosbesuese, por  fallxhorja shprehet se ka fuqi të mbinatyrshme  dhe që mund të bëj gjithçka. Më pas i kërkon që të marrë dy palë çorape të bardha. Ajo i thotë se duhet t’i lidhi  dhe t’i fus në gjoks më pas të flejë me to . Më pas fallxhorja i kërkon të mos flasë dhe vazhdon ritualin e saj me kripë e sheqer. Më pas i thotë gazetares se i fejuari i saj do ia dalë dhe jo vetëm ai por edhe partia ku ai bën pjesë.  Në fund kur gazetarja largohet fallxhorja i kërkon të paguaj 2000 lekë për çorapet, pasi nuk është mirë po mos t’i paguajë./Top Channel

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Ekskluzive/ Dosja e Ben Blushit përfundon në SPAK

Publikuar

-

Nga

Prej më shumë se dy javësh, CNA.al ka publikuar një sërë materialesh ekskluzive dhe dokumente zyrtare, të cilat tregojnë pasurinë e çmendur të ish politikanit dhe gazetarit, tashmë drejtor i një televizioni kombëtar, Ben Blushi.

Në datën 12 shkurt 2020, CNA.al zbuloi me dokumente zyrtare ortakërinë e Ben Blushit me Klodian Zoton, pronarin e kompanisë së inceneratorëve dhe ku marrëdhënien tregtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi.

CNA.al zbuloi se Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri kanë në pronësi një kompani ngritur në Sofie të Bullgarisë, e cila quhet “EM CAPITAL GROUP AD”. ( Lexo këtu)

Më tej, ne vijuam investigimin tonë, ku zbuluam një tjetër detaj. Nëpërmjet dokumenteve zyrtare CNA.al, tregoi sesi kompania “EM CAPITAL GROUP AD”, e themeluar në Bullgari dhe në të cilën Eva Blushi gëzon 30% të aksioneve, vjen në Shqipëri dhe ble 51% të aksioneve të Valtelina shpk, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe, dhe që “rastësisht” ka të njëjtët aksionerë me “Top Channel”.

Pra, nëpërmjet bashkëshortes së tij, Ben Blushi bëhet ortak me Vjollca Hoxhën. ( Lexo këtu).

Po ashtu, CNA.al zbuloi se bashkëshortja e Ben Blushit, Eva Blushi rezulton aksionere në të paktën katër biznese, në “EM CAPITAL GROUP AD”, Lori Kafe, Publialb si dhe në një subjekt me një aksioner italian, me emër subjekti “Luxury Comunicazione e Publicitta”.  (Lexo këtu).

Nga ana tjetër, vetë Ben Blushi rezulton të jetë një oligark i medias shqiptare.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e deklaruar të Ben Blushit, gjatë kohës që ky i fundit është paguar nga taksat e shqiptarëve, pra nga vitit 2003 deri në vitin 2017, ky rezulton se pasuria e tij është shtuar në mënyrë të çmendur. (Lexo këtu)

LEXO EDHE:  Skandali i Fiks Fare/ Gjykata e Apelit në Shkodër pyet fëmijën 6-vjeçar në shkollë

LEXO EDHE:  Denoncimi në Fiks Fare/ Interpoli deklaroi se nuk është e vjedhur, makina hetohet për 2 vjet

Po ashtu, CNA.al ka sjellë edhe të tjera detaje, në lidhje me apartamente, ndërtime në Tiranë, nga prona të familjarëve të tij. Provat e nxjerra çdo ditë tregojnë se është e pamundur që një njeri i paguar me rrogë shteti 20 vite, me të ardhura zyrtare të gëzojë një pasuri të çmendur, e cila vlen miliona dollarë.

Gjithashtu, ne kemi raportuar edhe për një pronë në Korçë, vlera e të cilës është të paktën 500 milion, por që Ben Blushi e ka deklaruar për vetëm 30 mijë euro, ndërkohë që ambienti më pas është dhënë me qera, për 2 mijë euro në muaj. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër, CNA.al ka publikuar të tjera detaje, në lidhje me një pallat të ndërtuar në Tiranë në vitin 2013, pranë ish Stadiumit “Dinamo”, i cili i përket në pronësi një ndërtuesi dhe një tjetër personazhi. Bëhet fjalë për vjehrrin e Ben Blushit, të ndjerin A. Brati.

Ndërkohë, në lidhje me dosjen në fjalë, CNA.al ka kontaktuar në të paktën dy raste me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Burime zyrtare pranë këtij institucioni, kanë bërë të ditur për CNA.al, se dosja “Blushi” ka përfunduar në SPAK.

Një anëtar i stafit është marrë ekskluzivisht me këtë dosje dhe institucionit të SPAK i janë vënë në dispozicion nga ana jonë edhe të gjitha materialet e publikuara.

Vetë kreu i SPAK, Arben Kraja, në një komunikim më CNA.al ka konfirmuar se dosja është marrë dhe do të marrë zgjidhje ligjore.

Tashmë do të jetë SPAK, i cili pritet të nisë hetimet dhe do të hedhë dritë për pasurinë e Ben Blushit dhe të familjarëve të tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE