Connect with Us

E rëndësishme! Çfarë është COVID-19, si kalon nga një person tek tjetri dhe si mund të neutralizohet

Sociale

E rëndësishme! Çfarë është COVID-19, si kalon nga një person tek tjetri dhe si mund të neutralizohet

Publikuar

-

Nisur nga situata e krijuar së fundmi në vendin tonë, po ndajmë me ju disa informacione të thjeshta dhe të kuptueshme nga të gjithë që përshkruajne saktësisht çfarë është koronavirusi, si kalon nga një person tek tjetri dhe si mund të neutralizohet në jetën e përditeshme.

Ky informacion është përgatitur dhe shpërndare nga spitali “Gemelli” në Rome.

Infektimi nga coronavirus nuk shkakton ftohje me rrjedhje hundësh apo kollë me sekrecione, por kollë të thatë: Kjo është gjëja e parë që duhet të dini.

Virusi nuk i reziston nxehtësisë dhe asgjësohet po të ekspozohet në temperaturat 26-27 gradë; kështu që konsumoni shpesh gjatë ditës lengje të ngrohta si çaj, supë apo thjesht ujë të ngrohtë; lëngjet e ngrohta e neutralizojnë virusin. Evitoni ujin me akull.

Kush ka mundësi të rrijë sa më gjatë në diell.

1. Coronavirus është i madh (diametri 400-500 nanometër) kështuqë çdo lloj maske mund ta ndalojë. Nuk ka nevojë për maska të veçanta.

Ndryshon situata në rastin e mjekëve dhe infermierëve të cilët ekspozohen para ngarkesave të forta të virusit dhe duhet të përdorin mjete speciale.

Nëse një person i infektuar teshtin para jush, duhet të jeni 3 metra larg që virusi të bjerë në tokë e mos tju ngjitet.

2. Kur virusi ndodhet në sipërfaqe metalike jeton aty rreth 12 orë. Kështu që kur prekni sipërfaqe metalike si doreza dyersh, eletroshtepiake, mbajtëset në autobuz etj, lajini mirë duart dhe dizinfektojini me kujdes.

LEXO EDHE:  Kardiologu tregon si ndikon COVID-19 te personat me zemër/ Kritikon paralizimin e aktivitetit ekonomik

3. Virusi mund të jetojë dhe i strehuar në rrobat tuaja për 6-12 orë; detërsivet e thjeshtë larës e vrasin virusin. Për rrobat që nuk lahen çdo ditë, mundësisht ekspozojini në diell dhe virusi zhduket.

Si shfaqet coronavirusi?

1. Virusi, pikë së pari, pozicionohet në gryke duke shkaktuar inflamacion dhe ndjesinë e grykës së thatë; kjo simptome zgjat 3-4 dite.

2. Virusi lëviz nëpërmjet lagështisë së rrugëve të frymëmarrjes, zbret në trakè dhe futet në mushkri.

Ky kalim zgjat 5-6 ditë!

3. Polmoniti shfaqet me temperaturë të lartë dhe vështirësi frymëmarrjeje. Nuk shfaqet me ftohjen e zakonshme.

Mund të keni ndjesinë sikur po mbyteni. Në këtë rast drejtohuni menjëherë tek mjeku.

Si mund ta evitoni virusin?

1. Transmetimi i virusit ndodh më së shumti me kontakt direkt, duke prekur rroba apo sende ku ai ndodhet; është thelbësore larja sa më e shpesh e duarve.

Virusi mbijeton tek duart tuaja vetëm 10 minuta por në ato 10 minuta mund të ndodhin shumë gjëra: po fërkuat sytë, hundët apo gojën, keni lejuar virusin të futet në grykën tuaj.

Kështu që, për të mirën tuaj dhe të të tjereve, lajini duart dhe dizinfektojini shumë shpesh!

2. Bëni gargare me solucione dizinfektuese për të eleminuar ose pakësuar sasinë e virusit në grykën tuaj; duke vepruar e eleminoni para se të zbresë në trakenë tuaj e pastaj në mushkëri.

3. Dizinfektoni tastieren dhe mouse-in e kompjuterit!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Spartak Ngjela: Begeti, ishte një bandit, vagabond edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Shqipëria po bëhet gati të paguajë në arbitrazh 109 milion euro për një vendim të gabuar për mbylljen në mënyrë arbitrare të një televizioni.

Para këto që në vend se të shkojnë për investitorin Françesko Begeti, do të mund të injektoheshin fare mirë në ekonomi.

Por avokati Spartak Ngjela për Rtv Ora thotë se 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare dhe madje edhe ai si Rama do të kishte bërë të njëjtën gjë.

Ngjela: 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare, GDP e Shqipërisë është 27 miliardë euro. Mirë bëri se ai ishte një bandit, vagabond, nuk e di kush e kishte sjellë. Edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria, asgjë nuk bëri. Edhe firmën Serenisima që kishte mbikalimin e Fierit, e parë sa ndenji pa e bërë, është firmë që e kanë sjellë skraparlinjtë.Do ta kapin atë. Edhe ajo me prishje kontrate ka ndodhur, po pse nuk po e bënte mbikalimin e Fierit. Këto ishin banda që i ka sjellë korrupsioni. Rama nuk i hoqi të gjithë, duhet ti kishte hequr të gjitha. Për çfarë i donim këtu? Begetin e konsideroj rrezik kombëtar, shteti nuk ka kontratë me një bandit. Kontrata do të prishej në mënyrë të njëjashme por ti do të shpëtosh kombin. Ata që e kanë sjellë nuk do të shpëtojnë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka parë babain teksa është vetëvrarë”

Publikuar

-

Nga

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka para babain teksa është vetëvrarë”

Pastori Fitor Muça, i ftuar mbrëmjen e sotme në  emisionin “Opinion”, ku po mflitet për dramën e familjes Josifi, ai tha se i kishte njohur Blertën dhe Anisën gjatë kohës që ato frekuentonin kishën “Rilindja”, që ai drejton.

Pastori bëri me dije se vajzat janë shkëputur prej këtij besimi që në vitin 2013, ndërsa i ka cilësuar vajza të mira.

Ai tregoi dhe se Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i pallatit.

“Përsa i kam takuar dukeshin nomale madje mund t’i cilësoja vajza të mira. Të paktën në atë kohë po. Me sa di ato kanë kaluar trauma të mëdha. Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i një pallati përballë. Këtë unë nuk e dija atëherë, tani po e marr vesh. Kjo dramë është mbajtur e fshehur në mënyrë të veçantë, sa të mos kuptoje që kishin kaluar diçka të tillë. Nënën e tyre nuk e kemi takuar fare. Blerta thotë që ne kemi qenë deri në moshën 15 vjeçare dëshmitare të Jehovait dhe këtë ma vërtetojnë edhe besimtarë të kishës sonë që janë nga Përmeti. Më pas kanë shkuar në kishën Ungjillore në Përmet. Kur kanë ardhur në Tiranë, derisa kanë qenë pjesë e ungjillorëve atje, janë bërë pjesë e ungjillorëve edhe në Tiranë. Fundi i vitit 2009 fillimi i vitit 2010, kanë ardhur në kishën “Rilindja”. Ato janë larguar nga kisha Ungjillore në vitin 2013. Udhëheqësja që ka patur edhe Blertën pjesë të grupit është larguar në SHBA në vitin 2015. Ajo thotë që Blerta është larguar prej kishës gati dy vite më parë. Kisha “Rilindja” nuk ka qenë stacioni i tyre i fundit. Sikurse dëshmitari foli, e ka takuar Blertën dhe Anisën duke bërë punën e dëshmitarëve të Jehovait”, u shpreh pastori duke shtuar se Dëshmitarët e Jehovait nuk janë të krishterë./CNA.al

LEXO TE PLOTE