Connect with Us

E gjithë Italia në karantinë/ Brataj: Kushdo që do hyjë në Shqipëri, do këqyret

Sociale

E gjithë Italia në karantinë/ Brataj: Kushdo që do hyjë në Shqipëri, do këqyret

Publikuar

-

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në “Real Story” u shpreh se me shpalljen e Italisë “zonë e kuqe”, të gjithë udhëtarët që do të vijnë nga ky shtet do të kqyren.

“Kur lindi problemi në Itali, ky vend nuk ndërpreu asnjë marrëdhënie me asnjë shtet. Kur u shtri në disa qytete, ku shfaqej problemi, rriteshin masash. Në çdo ditë në orën 8, bëjmë përkufizimin e rastit. Bëhet çdo ditë. Shikohej çdo rasti i dyshimtë, që vinte nga disa vende.

Tani do e bëjmë me të gjithë Italinë. Zona e kuqe është e gjithë Italia. Kushdo që do vijë, do këqyret.”, tha Brataj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Drejtoria e Përgjithshme Detare jep njoftimin/ Ndalohen udhëtimet në këto destinacione

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se janë anulluar disa udhëtime nëpërmjet rrugës detare për shkak të koronavirusit që ka mbërritur tashmë në Shqipëri.

Mësohet se janë ndaluar të gjitha lëvizjet e pasagjerëve, me mjetet e transportit detar, nga të gjitha Portet drejt Italisë së Veriut, deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu janë ndaluar të gjitha lëvizjet e pasagjerëve me mjetet e transportit detar me linjën Durrës -Ankona-Durrës dhe Durrës -Tireste-Durrës.

Ndërkohë, linja Durrës -Ankona -Durrës do të vazhdojë për lëvizjen e kamionave, por ndalohet për lëvizjen e pasagjerëve. Sigurisht që çdo lëvizje do jetë e kontrolluar nga stafi mjekësor i porteve përkatëse.

LEXO EDHE:  Bënë kërdinë në Itali/ E pësojnë keq “skifterët” shqiptarë

LEXO EDHE:  Italia aleate i dhuron automatikë dhe autoblinda Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme Detare shpreh gatishmërinë për menaxhimin e situatës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona

Publikuar

-

Nga

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka njoftuar të tjera ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë.

Në njoftim thuhet se do të ketë stakim të energjisë elektrike në datën 10 mars në zonat e mëposhtme.

‘Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 10 Mars

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 10 mars, do të punohet në disa kabina e për pasojë do të mbeten pa energji këto zona në Tiranë

09:00-15:00

LEXO EDHE:  E rëndë/ Shqiptarët masakrojnë me thika dy persona

LEXO EDHE:  Italia aleate i dhuron automatikë dhe autoblinda Shqipërisë

Pjesërisht rrugët: “Selaudin Zorba” pranë Fakultetit të Mjekësisë, “Bajo Topulli” pranë Kryegjyshatës, “Berisha”, zona Kamëz.”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Koronavirusi në Shqipëri/ Thirrja e fortë e Lubonjës: Të hetohet rrugëtimi i pacientit zero

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” bëri thirrje që të hetohet rrugëtimi i pacientit shqiptar i ardhur nga Firenze që rezultoi pozitiv me koronavirus.

Sic më rezulton mua, del se ky pacienti zero është nisur në datën 26 për në Shqipëri. Pacienti zero ka ardhur me makinë, ka kaluar Veneton, ndoshta ka ndaluar, është futur në supermarket etj. Të hetojmë më mirë rrugëtimin e pacientit zeroEdhe Italia është në një gjendje disi kritike. Në Lombardi ka numër të lartë vdekjeje. Duhet parë se çfarë ndodh dhe më pas të mund të marrim masa.

Këtu lind hipotezë e rrezikshme pak. Siç dimë, virusi i zakonshëm i gripit, janë sëmurë gati 15 për qind dhe ka vdekje edhe nga ky grip. Nëse ky virus është më agresiv sesa gripi i zakonshëm, mund të kemi më tepër viktima. Kemi disa të panjohura. Masat që janë marrë do ta pengojnë të përhapet si gripi tjetër.

Edhe paniku duhet me masë, edhe qetësia me masë. Në cdo shtet janë marrë masa, por të ndryshme nga njëri vend në tjetrin. Në Itali janë marrë shumë masa, por sërish mendoj se nuk ka ndonjë katastrofë të madhe. Ky virus ka ngritur shumë pikëpyetje për politikën, shoqërinë, të ardhmen. Sepse me këtë virus mund të thonë njerëzit se punoj në shtëpi e kjo krijon izolim nga shoqëria”, tha ai.

LEXO EDHE:  Shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë/ Historia e dy familjeve që rrezikuan në kohë terrori

LEXO EDHE:  Fitonin 4 mijë euro në ditë/ Arrestohen pesë trafikantët shqiptarë në Itali

 

LEXO TE PLOTE