Connect with Us

Dy raste me koronavirus/ Dogana e Hanit të Hotit: S’kanë kaluar nga ne

Sociale

Dy raste me koronavirus/ Dogana e Hanit të Hotit: S’kanë kaluar nga ne

Publikuar

-

Pika kufitare e Hanit të Hotit hedh poshtë ministrinë e shëndetësisë: S’ka kaluar nga ne, por nga Muriqani

Dogana e Hanit të Hotit ka hedhur poshtë pretendimet e Ministrisë së shëndetësisë, të cilët pohojnë se 28-vjeçari me koronavirus ka hyrë nga kjo pikë kufitare.

Referuar të dhënave të sistemit TIMS, sipas kësaj dogane, 28 vjeçari me inicialet P.K. nuk rezulton të ketë kaluar nga Hani i Hotit, por nga Muriqani.

“Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit, me makinë personale.
Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP.
Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.
Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Koronavirusi!/ Rama apel të fortë të rinjve: Shmangni clubet e natës, kujdesuni për gjyshërit!

Publikuar

-

Nga

Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama tha se është shumë e rëndësishme që në këtë situatë është marrja e masave individuale

Rama i bëri apel të rinjve të shmangin ambientet me shumë njerëz, si clube e lokale, për shkak se ata se mund ta mbartin virusin, duke e përçuar tek familjarët e tyre më në moshë, të cilët janë më të rrezikuar nëse infektohen.

“Ky virus nuk merret nga ajri por nga kontakti fizik. Dhe larja e duarve pas kontaktit fizik të paktën për 20 sekonda, është një masë që ndihmon shumë në parandalim. Është e rëndësishme për të rinjtë, që ne sot po i privojmë nga vajtja në shkollë që të shmangin grumbullimet e mbrëmjes në lokale. Të shmangin pub-et dhe clubet e natës ku kërcehet e këndohet se kontakti i atyshëm është shumë i afërt. Nuk është rrezikshmëria tek të rinjtë, është bartja e virusit tek më të moshuarit nëpër shtëpi. Duhet të bëjmë çmos të ruajmë gjyshërit nëpër shtëpi. Të kufizojmë kontaktet tona, dhe t’i mbajmë larg kontakteve me ne. Sa më pak prekje me duar, dhe sa më shumë kujdes. Është e pamundur që ne të mos marrim këto masa të thjeshta në nivel individual. Ne i lutemi të gjithë njerëzve të kuptojnë se nuk ka nevojë të shkojnë në spitale për të verifikuar janë apo nuk janë të prekur, mjafton të marrin numrin e telefonit. Duhet disiplinë për t’u vetëkarantinuar”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Panariti ngre shqetësimin/ A janë dërguar për “kontroll vërtetues” pranë OBSH analizat tona për COVID–19?

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka ngritur pyetjen nëse janë dërguar për “kontroll vërtetues” analizat tona për COVID – 19 në laboratorët e referencës se OBSH?

Sipas Panaritit, ku veprim sugjerohet në udhëzimin për procedurat analitike për COVID – 19 të OBSH të datës 2 Mars.

“Në pikën 4 të këtij dokumenti ndër të tjera shkruhet: Laboratorët kombetarë të COVID – 19 me përvojë të kufizuar, lipset të dërgojnë për vërtetim të metejshëm në laboratorët e referencës te OBSH – se, dhjete mostra negative dhe pesë mostra pozitive!
Tashmë ne kemi nga te dyja! Kjo bëhet për të përjashtuar rastet e falso negativitetit apo pozitivitetit fals. Apo kjo nuk shihet e nevojshme?!”, shkruan Panariti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Koronavirusi/ Artan Fuga: Duhet marrë eksperienca e Mesjetës kundër epidemive

Publikuar

-

Nga

akademiku dhe profesori i gazetarise dhe komunikimit, artan fuga

Akademiku Artan Fuga ka reaguar në lidhje me përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.
Ai këshillon marrjen e eksperiencës më të mirë nga Mesjeta kundër epidemive të asaj kohe.

Sipas Fugës, duhet prodhuar pasoja artificialisht para se ate ta prodhoje shkaku natyror, se atëherë është vonë.

“Une vazhdoj ta përsëris prej dy javësh: Duhet marrë eksperienca e mirë e Mesjetës së ndritshme kundër epidemive të asaj kohe.
1. Duhet prodhuar pasoja artificialisht para se atë ta prodhojë shkaku natyror, se atëherë është vonë. Duhen zbehur rëndshëm lidhjet dhe levizjet sociale.
Të çmendurit vazhdojnë akoma të vënë klientin para njeriut.
2. Në epidemi nuk ka kufij shtetërore, Shqipëria, Greqia, Kosova, Italia, është një rajon i vetëm. Sikur të ishte thjesht Italia.
Italia u vonua tre javë pikërisht nën efektin e lobive financiare. Edhe stadiumet i donin plot… Jo Juventusi, jo Milani…
Fitimi, politika kundër njeriut.
I thërrasim mendjes sa nuk është vonë.
Ata mjeke dhe shtriganë që në mënyre të papërgjegjshme shkruajne se koronavirusi nuk i kapka shqiptarët [!] u ngjajnë atyre gjoja gjeologeve a sizmologeve që na thoshin : Nuk ka rrezik, flini gjumë strukturat nuk janeëdemtuar. Na ka ruajtur Zoti!
Kur shkencetari a intelektuali bëhet propagandist lepirës jo vetëm bëhet karagjoz, por edhe i rrezikshëm.
Masat e forta vetëm ne nxjerrin pertej.
Perndryshe, hajde vazhdojmë shkojme në stadium dhe puthemi kur gjuhet penalltia”, shkruan Fuga./CNA.al

LEXO TE PLOTE