Connect with Us

Dhunoi policin e Rrugores në detyrë/ Arrestohet 50 vjeçari në Tiranë

Kronika

Dhunoi policin e Rrugores në detyrë/ Arrestohet 50 vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Polciisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë nga punonjësi i Policisë Rrugore se një drejtues mjeti e kishte kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën “Migjeni”, punjonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, në momentin që ishte duke marrë masa administrative për parkime të gabuara ndaj mjeteve, një drejtues mjeti, konkretisht shtetasi I. K., e ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës, pasi nuk ishte dakort për masën e vendosur nga punonjësi i Policisë Rrugore.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” ,“Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit I. K., i cili rrezikon dënimin me burgim deri në 5 vjet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kishte fshehur drogë në bark dhe në këpucë/ Kontrolli i policisë “fundos” të riun

Publikuar

-

Nga

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kapshticë, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi lëndë narkotike.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi I. Q., 32 vjeç, rezident në Greqi, i cili po udhëtonte me një automjet tip “Ford Fiesta”,

Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit fizik që shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar ndaj 32-vjeçarit, në pjesën e barkut iu gjet e fshehur një pako e madhe me lëndë të dyshuar narkotike e presuar, si edhe në këpucë një sasi e vogël e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme do të kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

LEXO EDHE:  Thyen urdhërin e mbrojtjes për dhunë ndaj nënës së tij/ Arrestohet 29-vjeçari

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/Urdhërohet pezullimi nga detyra i policit

Një ditë më parë, po si rezultat i masave të shtuara, Policia Kufitare e Kapshticës goditi një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 1 kg kokainë dhe vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili e kishte fshehur lëndën narkotike në trup.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rrëmbyen 16-vjeçarin/ Zbardhet ngjarja, policia prangos tre autorët

Publikuar

-

Nga

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohet se morën forcërisht në automjet për motive të dobëta një 16-vjeçar.

Mësohet se policia ka vënë në pranga shtetasit:

F. D. (K.), 32 vjeç, banues në Lezhë, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata Lezhë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”;

A. P., 35 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, banues në Laç.

LEXO EDHE:  Thyen urdhërin e mbrojtjes për dhunë ndaj nënës së tij/ Arrestohet 29-vjeçari

LEXO EDHE:  “Çmendet” 47-vjeçari/ Dhunon motrën e gruas

Sipas uniformave blu, këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në lagjen Nr. 16, Durrës, për motive të dobëta, kanë marrë me dhunë shtetasin E. N., 16 vjeç, në mjetin tip “Audi” e më pas e kanë dhunuar fizikisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë, kryer në bashkëpunim”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafik droge dhe armëmbajtje pa leje/ Kush janë dy personat e radhës në shënjestrën e OFL-së

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, dy shtetasve të tjerë.

Bëhet fjalë, për Z. T., banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, dhe A. I., banues në Fier, i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Mësuesja rreh me rripin e pantallonave nxënësin/ Fiks-Fare paralajmëron skandalin

LEXO EDHE:  Pas videoskandalit të policit/ Ylli Manjani ironizon Sandër Lleshajn

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE