Connect with Us

Detajet kush janë dy të infektuarit me Coronavirus dhe si hyne ne Shqipëri

Sociale

Detajet kush janë dy të infektuarit me Coronavirus dhe si hyne ne Shqipëri

Publikuar

-

Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit, me makinë personale.
Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP.
Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.
Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Video-E rëndë në Durrës/ I moshuari “i fut duart” në mes të ditës vajzës me aftësi të kufizuara

Publikuar

-

Nga

Video-E rëndë në Durrës/ I moshuari “i fut duart” në mes të ditës vajzën me aftësi të kufizuara

Një ngjarje e rëndë është denoncuar ditën e sotme nga gazetari Osman Stafa.

Gazetari ka publikuar një video, ku shihet që një i moshuar ngacmon seksualisht një vajzë në mes të ditës. Siç, shihet edhe nga pamjet, i moshuari e prek vajzën në zonat intime, ndërsa ajo e kundërshton duke e larguar.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetareje, Stafa deklaron se vajza që shihet në video është me aftësi të kufizuara, ndërsa kalimtarja e ka larguar të moshuarin dhe e ka denocuar në polici.



Sipas tij, policia nuk ka marrë asnjë masë për të shoqëruar të moshuarin.

LEXO EDHE:  Mashtrimi me vendet e punës/ Arrestohet 28 vjeçarja

LEXO EDHE:  Burg të përjetshëm për vrasje/Ekstradohet nga Athina shkodrani (Emri+Foto)

“E frikshme!!!! I moshuari në Durrës, kryen veprime të turpshme ndaj një vajze me probleme mendore, në mes të ditës, në mes të rrugës. Edhe pasi u denoncua në polici, këta të fundit nuk e shoqëruan në komisariat perversin e moshuar, për të bërë zbardhjen e ngjarjes, por e lanë të lirë.

Bashkangjitur keni edhe shpjegimin e dëshmitares që njeh vajzën me probleme mendore dhe çfarë ka bërë ajo për të ndihmuar sadopak vajzën. Ku shoqatat, ku organizatat, ku shteti social, ku… ku…?”, shkruan gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Paketa e censurës/ Këshilli i Evropës: Parlamenti të heqë dorë, mund të ketë efekt tronditës mbi lirinë e medies

Publikuar

-

Nga

Paketa e censurës/ Këshilli i Evropës: Parlamenti të heqë dorë, mund të ketë efekt tronditës mbi lirinë e medies

Këshilli i Evropës ka shprehur sërish kundërshtinë e tij lidhur me paketën e censurës ndaj medias.

Ka qenë raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Stefan Schennac, ai i cili ka  shprehur sot shqetësimin për lirinë e medies dhe mbrojtjen e gazetarëve.

Schennach tha se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medies për shkak të kushteve të tij të gjera.



“Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një ‘paketë anti-shpifje’ synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet dhe do të urdhërojë mediet të heqin raportimet dhe lajmet për çështje të tilla si ‘cënimi i dinjitetit të individëve’, nën kërcënimin të gjobave të rënda. Është e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medies për shkak të kushteve të tij të gjera.

LEXO EDHE:  Situata në spitalet Covid/ Humbin jetën 4 të infektuar

LEXO EDHE:  (Emrat) Si u arrestuan 6 shpërndarësit e drogës në Tiranë- Video

Unë i referohem Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 980/2020 të datës 19 qershor 2020, i cili thotë qartë se ligji vuan nga paqartësia dhe do të ketë të ngjarë të ketë një” efekt ftohës”, duke shtypur diskutimin e lirë dhe fjalën politike në internet në Shqipëri. Unë ndaj mendimin e Komisionit të Venecias se teksti i projekt-amendamenteve, nëse nuk rishikohet shumë, rrezikon t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi lirisë së shprehjes në Shqipëri, për sa i përket medieve në internet”, deklaron ai.

Ndërkohë, i bëri thirrje Parlamentit që të heqë dorë nga propozimet aktuale dhe të rifillojë të gjithë procesin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Zjarr i madh në Fushë-Krujë e Thumanë/ Flakët rrezikojnë banesat

Publikuar

-

Nga

Zjarr i madh në Fushë-Krujë e Thumanë/ Flakët rrezikojnë banesat

Dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Fushë-Krujë dhe Thumanë duke rrezikuar banesat.

Një prej vatrave të zjarrit ka rënë në lagjen Kasalle në periferi të qytetit të Fushë-Krujës ku një sipërfaqe e mbuluar me shkurre e ferra ka marrë flakë .

Zjarrfikësja e Niklës është në vend dhe po ndërhyn për shuarjen e vatrës së zjarrit shkruan ballkanweb.

LEXO EDHE:  “Lëvizja për ringritjen e PD” nesër në Tiranë/Patozi zbardh detaje nga takimi



Ndërkohë që zjarri i dytë u regjistrua në Thumanë, ku i është vënë flaka një parcele, ndërsa zjarri ka përfshirë kanalin ngjitur me rrugën Thumanë-autostradë./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Mashtrimi me vendet e punës/ Arrestohet 28 vjeçarja

 

LEXO TE PLOTE