Connect with Us

Deklaratat e Gjonajt për emërimet në Kushtetuese/ Vasili “i përvishet” keq ministres

Politikë

Deklaratat e Gjonajt për emërimet në Kushtetuese/ Vasili “i përvishet” keq ministres

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka komentuar deklaratat e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Vasili pretendon se Gjonaj po vazhdon mashtrimin publik për Kushtetuesen dhe po gënjen kur thotë se ka zbatuar ligjin me veprimet e saj për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Nënkryetari i LSI-së shtron pyetjen se përse Gjonaj nuk thotë çfarë kompetence i përcakton asaj Kushtetuta dhe Ligji për zgjedhjet në Gjykatën Kushtetuese.

LEXO EDHE:  KPA shtyn vendimin për prokurorin e SPAK/ Ja kur mbahet seanca e radhës

“Meqënëse SPAK-u nuk e kryen detyrën përgjigjen po e japim ne. Gjonaj ka zero kompetenca. Gjonaj ka falsifikuar e mashtruar në mënyre kriminale në funksion të kapjes mafioze të Gjykatës Kushtetuese nga Rilindja”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Drafti i Komisionit të Venecias/ Gjonaj paralajmëron se do dorëzojë argumenta të reja

Takimi me ambasadoren e SHBA dhe padia e Metës/ Gjonaj thumbon Presidentin

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Akuzat e PD-së/ Manastirliu sfidon publikisht Gazment Bardhin

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shendetësisë, Ogerta Manastirliu është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ku po diskutohet situata nga koronavirusi.

Ndërsa shpjegoheshin masat e marra nga qeveria, një mesash për ministren ka patur dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Bardhi kërkoi që ministrja të shpjegonte nëse qendrat shëndetësore janë paisur me maska mbrojtëse apo jo. “Mund të na thoni maskat që janë shpërndarë janë blerë me tender tani, kanë qenë gjendje dhe nëse kanë qenë gjendje në çfarë viti janë blerë? Apo janë marrë borxh diku?”, ishte pyetja që drejtoi Bardhi.

Duke e sfiduar hapur, Manastirliu ju përgjigj si qytetar dhe jo politikan Bardhit, ndërsa e ftoi ta shoqëronte nesër në qendrat shëndetësore dhe spitale për të hequr dyshimet e tij.

LEXO EDHE:   Zef Brozi jep alarmin/ Basha dhe Kryemadhi në duar të SPAK-ut

LEXO EDHE:  Petrit Vasili: Opozita më e qartë se kurrë, kemi mbështetjen e qytetarëve për protesta

“Me shumë përgjegjësi i përgjigjem sepse është koha për të qenë të përgjegjshëm, për të qenë serioz, edhe për t’iu përgjigjur interesit të çdo qytetari siç është dhe qytetari Bardhi. Me shumë kënaqësi, nesër nëse ka interes mund të shkojmë sëbashku dhe të verefikojmë gjëndjen e maskave në qendrat shëndetësore dhe në spitale”, theksoi Manastirliu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shefja e Epidemiologjisë: Po mbajmë në monitorim 14 të afërm të të infektuarve me Koronavirus 

Publikuar

-

Nga

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, duke folur për dy personat e infektuar me Koronavirus gjatë intervistës për TV “Euronews Albania”, tha se, janë dhe 14 persona të tjerë të afërm të tyre që po mbahen nën vëzhgim.

Tomini u shpreh se, prej tyre, tetë persona, dy të infektuarit babë e bir, kanë pasur kontakt të ngushtë. Për të gjithë këta persona, ISHP po kryen teste për të kontrolluar nëse janë infektuar nga 28-vjeçari i ardhur nga Firence e Italisë më 26 shkurt përmes pikës kufitare të Muriqanit. Shefe e epidemiologjisë theksoi se do të nevojiten dhe disa orë për nxjerrjen e përfundimeve dhe me shumë gjasa rezultatet do të bëhen publike në mesnatë.

Ndërsa priten rezultatet për rrethin e ngushtë të dy të infektuarve, 14 prej tyre janë vetë izoluar, por sipas znj. Tomini deri tani “asnjë prej tyre nuk paraqet shenja klinike për të kërkuar shërbim për t’u shtruar në spital”.

E pyetur se deri në sa persona mund të arrijë rrethi i njerëzve me të cilët babë e bir kanë pasur kontakt, Tomini tha se bëhet fjalë për 20 deri në 25 persona, për të cilët hetimi epidemiologjik vijon. Pavarësisht se të riut të kthyer nga  Italia i është këshilluar që të vetë izolohet, ai nuk e ka respektuar këtë gjë.

“Në pikën kufitare të Muriqanit është skeduar si person që ka ardhur nga zona e personave të prekur. Të gjithë udhëtarët që vijnë nga Italia, monitorohen. Nuk ka pasur temperaturë në kufi, por është skeduar. Është këshilluar për vetë izolim. Prandaj bëjmë thirrje për bashkëpunim, tani do të ketë penalizime për këtë. Ka kryer vetë izolim të pjesshëm dhe vetëm kur ka shfaqur shenja klinike ka kërkuar ndihmë”, u shpreh Tomini.

LEXO EDHE:  Lobimi i PD/ Vasili: Lajm i fabrikuar, por…

LEXO EDHE:  KPA shtyn vendimin për prokurorin e SPAK/ Ja kur mbahet seanca e radhës

Ndonëse deri tani janë identifikuar vetëm dy persona të infektuar me coronavirus, shefja e epidemiologjisë në ISHP, tha se, “në të gjitha pikat kufitare janë skeduar një numër mjaft i madh njerëzish që kanë ardhur nga zonat e prekura”.

Duke folur për pikëpyetjet e ngritura mbi kapacitetet që ka Shqipëria për të përballur përhapjen e virusit, znj. Tomini bëri të ditur se, ka një kapacitet prej 155 respiratorë. Nga ana tjetër theksoi se, “vetëm 2% e totalit të pacientëve të prekur mund të kërkojnë terapi të oksigjenuar”.

Për personat që mund të dyshojnë se janë prekur nga Koronavirusi, shefja e Epidemiologjisë tha se simptomat janë të ngjashme me gripit dhe vetëm nëse ato zgjasin më shumë se 48/72 orë atëherë duhet kërkuar ndihmë në  nr. 127.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pampuri akuza qeverisë për koronavirusin/ Paniku vjen nga pasiguria që ofron shteti 

Publikuar

-

Nga

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka ngritur akuza ndaj qeverisë për masat e marra për koronavirusin, i cili ka mbërritur në Shqipëri.

Sipas saj, masat e ndërmarra nga qeveria deri tani nuk plotësojnë protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Demokratja kërkoi transparencë lidhur me ngjarjen dhe me fondet që qeveria po vë në dispozicion.

“Masat nuk janë ato që duhet të ishin. Nuk janë masat që plotësojnë protokollet e OBHS-së. Do të doja që të gjithë këto që ne i vëmë në pah të ishin në ndihmë të qytetarëve që të mos i kapi paniku”, tha ish-deputetja në TV “Euro News”.

LEXO EDHE:  Petrit Vasili: Opozita më e qartë se kurrë, kemi mbështetjen e qytetarëve për protesta

LEXO EDHE:  Shqiptarët të varfër dhe të lumtur!/ Ish-kreu i LSI: Zhiva e Eurobarometrit e përzier me kanabis

Pampuri pretendon se ka mungesa të masave mbrojtëse për vetë mjekët, ndaj kërkoi të merren masa të menjëhershme për të garantuar mbrojtjen e stafeve mjekësore. Gjithashtu ajo dha disa këshilla për qytetarët.

“Nuk ka vend për panik, duhet të ndjekim hapat e parashikuara nga OBSH. Qeveria duhet të informojë qytetarët që të mos preken nga paniku. Fondi prej 3.5 milionë euro i alokuar sot nga qeveria nuk mjaftojnë. I gjithë ky panik ndodh nga pasiguria që ndjejnë tek shteti”, nënvizoi Pampuri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE