Connect with Us

COVID-19 në Shqipëri/ Maliqi: Të izolojmë “Koronavirusin që drejton timonin e qeverisë”

Politikë

COVID-19 në Shqipëri/ Maliqi: Të izolojmë “Koronavirusin që drejton timonin e qeverisë”

Publikuar

-

Deputeti Lefter Maliqi thotë se Shqipërinë duhet ta ruajë Zoti “Coronavirusi që drejton timonin e qeverisë”.

Maliqi e cilëson kryeministrin si “Koronavirus”, dhe sipas tij duhet izoluar sa më parë.

“Zoti e ruajtë Shqiperin nga Coronavirusi por edhe me keq Coronavirusi qe drejton timonin e Qeverisë si një sëmundje që ka sjellë e po sjell fatkeqësi natyrore e njerëzore pa fund. Koha ta izolojmë sa më shpejt, mundësisht të izolohet në avion privat pasi fuqia përhapëse nga ai nëpërmjet rrezeve të Ertv-së është shkatërruese për çdo qelizë e gjallesë në këtë tokë të bekuar të Beslidhjes Shqiptare”, shkruan Maliqi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. juristi

    9 Mars, 2020 at 11:41 am

    Idiot i pasherueshem, ngele o kapterr Lefteri.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Masat drastike/ Basha i pari që zbaton urdhërat e Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket të jetë i pari që ka zbatuar urdhërat e kryeministrit Edi Rama, të dhëna sot gjatë mbledhjes së qeverisë.

Rama sot tha se do të anullohen të gjitha eventet, që parashikojnë grumbullime njerëzish, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, dhe i pari që duket se e ka zbatuar menjëherë është Lulzim Basha.

Në një njoftim për mediat, bëhet e ditur se Basha ka vendosur anullimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme.

Në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë.

LEXO EDHE:  Inagurohet “Turbina”/ Rama: Teatri Kombëtar e ka humbur bastin

LEXO EDHE:  Paralajmëroi shpërndarje të Kuvendit/ Rama ironizon Metën: Ku e ka popullin ky, në WhatsApp?!

Sipas njoftimit të PD, aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar.

I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të Bashaës Ai kishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta letër presidentit të Italisë/ Vlerëson masat kundër koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar sot një letër Presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, në të cilën shpreh solidaritetin e tij dhe të gjithë popullit shqiptar mbi situatën e krijuar së fundmi në vendin fqinj nga përhapja e virusit COVID-19, si dhe ngushëllimet për humbjet e jetëve nga ky virus.

Presidenti Meta mbështet masat e detyruara të marra me përgjegjësi të lartë shtetërore nga autoritetet Italiane dhe i vlerëson këto masa si mjaft të rëndësishme jo vetëm për Italinë por dhe për të gjithë rajonin.

Duke shprehur bindjen se përpjekjet e autoriteteve italiane për të izoluar këtë epidemi shpejt do të japin rezultate dhe do të kthejnë normalitetin në jetën e italianëve, Presidenti Meta nënvizon se angazhohet për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve shëndetësore të të dy vendeve në përballimin e kërcënimit të kësaj epidemie.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koronavirusi/ Rama pa trasparencë dhe pa strategji, mbledhja e qeverisë fasadë

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Tritan Shehu shkruan se mbledhja e sotme e qeverisë ishte vetëm fasadë, ndërsa thekson se Rama nuk ka as transparencë dhe as strategji për përballimin e situatës.

“Akoma dhe sot Rama pa trasparence dhe pa strategji!

Megjithese jemi para nje fakti te paralajmeruar apo me mire te para ndodhur, mbledhja e sotme e Qeverise tregoi se vazhdohet ne amulli e vetem fasade.

Behen deklarata “te sigurta” mbi baza te pa qarta, qe kane rendesi per te ndjekur rastin e gjendjen reale te vendit, thjesht per tu shmangur…

Deklarohet se kontaminimi eshte “importuar” me rastin “zero” te ardhur nga Firenze para mbi dhjete ditesh.”-shkruan Tritan Shehu.

Më tej, ai shkruan se në Firence nuk ka ende asnjë rast të deklaruar. Po ashtu ai i drejton edhe disa pyetje qeverisë, ku thekson se “Nga mund te dale nje siguri e tille kur Firenze akoma nuk ka deklaruar asnje rast te prekur?
Kjo gje ka rendesi te madhe te sqarohet per arsye tonat epidemiologjie, aq me shume mbas kaq ditesh kthimi ne Tirane.
Se dyti nuk jepet asnje e dhene se sa prej kontakteve te aferta te te dy te prekurve ne ditet e perpareshme jane identifikuar e cfare do behet me ata?

LEXO EDHE:  Vijon takimi/Ja çfarë kanë porositur Rama dhe Basha

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet letrës së Ramës/ “Nuk do të ketë asnjë hap pas!”

Do te vendosen ne karantina te specializuara keta, ku, apo do te vazhdohet me “strategjine” e rrezikeshme per tu lene te “izoluar” ne banesat e tyre, thelbesore kjo?”.

Po ashtu ish-deputeti demokrat, shkruan se qeveria nuk thote asgje per sistemin tone shendetesor, masat urgjente te domosdoshme te disa permiresimeve.

“Fatkeqesisht shoh se qeveria nuk thote asgje per sistemin tone shendetesor, masat urgjente te domosdoshme te disa permiresime (megjithese jemi shume vone) te domosdoshme ne organizimin e tij, realitetin e furnizimet me baze materiale konsumi, qe mungon edhe per personelin, ceshtje organizative, mobilizimi te resurseve njerrezore etj etj.
Nuk thote asgje per gjendjen e reparteve infektive, strategjine per menyren e vendin ku e si do te trajtohen keta te semure ne nivel vendi.
Nuk thote asgje per gjendjen e domosdoshmerine e forcimin e sherbimeve te Reanimacioneve (aq sa mund te behet tashti), thelbesore keto per uljen e mortalitetit etj.
Se fundi Rama e “zgjidhi qesen”, ka dhene reth 3,5 Milion $, perseri shume shume pak, duke vazhduar te bejme shakara te rrezikeshme e humbim kohe, sic po veprohet prej janarit.
Dhe si mbyllje dua te shpreh tere solidaritein tim me te prekurit, familjaret e tyre, duke deklaruar gadishmerine e plote per te kontribuar pa rezerva ne perballimin e kesaj gjendje te jashtezakoneshme.”-përfundon postimin e tij Tritan Shehu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE