Connect with Us

Babë e bir me koronavirus/ Manastirliu: Kemi marrë mostrat e kontakteve të ngushta

Sociale

Babë e bir me koronavirus/ Manastirliu: Kemi marrë mostrat e kontakteve të ngushta

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur mbi rastin e dy të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë.

Të prekurit nga koronavirusi janë babë e bir 28 dhe një 54-vjeçar banues në Tiranë.
Sipas Manastisliut babai është infektuar nga kontakti i ngushtë me të birin.

“Dje janë konfirmuar dy rastet e para në Shqipëri. Bëhet fjalë për 28 dhe një 54-vjeçar banues në Tiranë. Babai është infektuar si kontakt i ngushtë. I janë marrë mostrat dhe kanë rezultuar pozitivë. Menjëherë është bërë identifikimi, izolimi, kanë marrë mostrat e kontakteve të ngushta të cilët janë izoluar. Babë e bir po marrin shërbim tek Infektivi. Mjekët dhe infermierët janë në ballë të kësja situate për çdo skenar që ne e kemi planifikuar. Kam një thirrje për ata që kontaktohen të bashkëpunojnë për të mirën e tyre dhe të mirën e të afërmve të tyre. Mjekët janë në krye të detyrës ku çdo orë ka përforcim të masave”, u shpreh Manastirliu.

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri nga sheshi "Skënderbej"/Çfarë do ndodhë me 18 qershor

Gjithashtu ajo bëri me dije se koronavirusi nuk përhapet përmes ajrit por vetëm përmes kontaktit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rama mbledh qeverinë/ Masa drastike kundër koronavirusit, mbyllen shkollat

Publikuar

-

Nga

Situata alarmante në Itali ka bërë që Shqipëria të hedhë hapin e radhës për të shtuar masat kundër koronavirusit.

Ndërkohë që rreth mesnatës, un konfirmuan dy rastet e para të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, mëngjesin e sotëm kryeministeri Edi Rama ka mbledhur urgjent kabinetin qeveritar.

Kreu i qeverisë theksoi se janë marrë rë gjitha masat sipas portokolleve të OBSH-së.

Rama tha se do të anullohen të gjitha fluturimet direkte drejt Veriut të Italisë si dhe në zonat e “kuqe”.

LEXO EDHE:  Atentat me armë zjarri te liqeni/Ekzekutohet ish-drejtori i Policisë

LEXO EDHE:  U vinin gjoba qytetarëve/ Arrestohen dy persona, një në kërkim

Po ashtu, ai tha se do të mbyllen për një periudhë dy javore të gjitha institucionet arsimore në Shqipëri.

“Masat e sotme janë pezullimi i fluturimeve drejt veriut të Italisë dhe drejt zonave të kuqe, deri më 3 prill. Mbyllja e institucioneve të arsimit në të gjithë vendin. Është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë mbylljen e të gjtha aktiviteteve, dëgjesa publike, deri më 3 prill”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kujdes! Covid- 19 erdhi/  Dr. Tritan Kalo këshillon qytetarët, si të mbroheni nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që tashmë janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri, profesor Dr. Tritan Kalo jep edhe disa këshilla për qytetarët, sesi të mbrojnë veten dhe familjen e tyre.

Më poshtë sjellim disa nga këshillat, që profesor Dr. Tritan Kalo jep për qytetarët:

1- HIGJENËN personale (larja e duarve shpesh dhe jo me pak se 20-30 sekonda) dhe atë kolektive,

2- MOS GRUMBULLIMI jo i domozdoshëm në mjediset publike e në të tjera mjedise,

3- PËRKUJDESI për “higjenën e të teshtiturës dhe të kolliturës”,

4- RUAJTJA e njomësisë së fytit me pirje të herë-pas-herëshme të sasive të vogla uji,

5- USHQIMI i variueshëm, kuptohet edhe sipas edhe mundësive financiare, i pasur me vitamina C, D, A,

6- të PATURIT në vëmëdje e mos frekuentimit të shkollave, e qëndrave të punës në rast shënjash klinike gripngjasuese (teshtitje, kollë, dhimbje koke, temperaturë),

7- VETËIZOLIMI 14 ditor për personat që vinë nga vënde të prekura dhe me raste të transmetimit komunitar të sëmundjes, harta e të cilave është zgjeruar që nga Kina e deri në Itali,

8- KONTAKTIMI me Shërbimin e Urgjencës Kombëtare me numurin 127, NËSE ai/ajo ka shënja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarje, dhe mos ardhja direkte në spital,

9- KUJDESI ndaj individëve mbi 65 vjeç dhe ndaj mjekimit të rregullt të sëmundjeve kronike që shumë prej tyre kanë: sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive (sidomos të sëmurët me SPOK), të kyçeve, etj, si grupi më i rrezikuar për të bërë ndërlikime në rast infektimi nga Covid-19/Sars-Cov-2,

LEXO EDHE:  Atentat me armë zjarri te liqeni/Ekzekutohet ish-drejtori i Policisë

LEXO EDHE:  Tiranë, një furgon përplas makinën e policisë

10- VETËKONTROLLI e mos panikimi për një situatë detyrimisht kalimtare të kërcënimit epidemiologjik të popullatës…NUK ka asnjë fshehje të realitetit dhe gjithkush do të vihet në dijeni, që më rastin më të parë të izolimit të këtij shkaktari në Shqipëri….

Të mos harrojmë se NË NDËRKOHË që Covid-19/Sars-Cov-2 ka marë jetët e mbi 3600 individëve, në të njejtin hark kohor na mbarë BOTËN janë humbur jetët e miliona të tjerëve nga të tjera sëmundje apo arësye: DUHANI ka vrarë mbi 8.000.000 individë, GRIPI stinor mbi 500.000 të tjerë, AKSIDENTET kanë vrarë mbi 55.000.0000, nga AIDS kanë humbur jetën mbi 770.000 vetë, nga MALARIA mbi 450.000 të tjerë ( në çdo 2 minuta humb jetën një fëmijë nga kjo sëmundje)…..

BETEJA për jetën është e përminutëshme dhe fitimtar në të dalin kurdoherë mendjekthjelltit, vullnetplotët dhe zemërbardhët…..SË BASHKU do të mundemi t’ja dalim mbanë PËRSËRI edhe betejës ndaj Covid-19/Sars-Cov-2…Javë të mbarë kudo që frymoni JU bashkëkombasit e mi!!!

LEXO TE PLOTE

Sociale

Thirrja e fortë/ Tani duhet vetëkontroll dhe disiplinë, mbroni fëmijët dhe të moshuarit

Publikuar

-

Nga

Pas mbërritjes së dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë një apel të fortë në drejtim të qytetarëve për vetëkontroll dhe disiplinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe bën thirrje mbi të gjitha të mbahet higjena personale.

Po ashtu një thirrje të fortë, Braçe bën që të mbrohen fëmijët dhe të moshuarit.

“Tani duhet qetësi, vetëkontroll, disiplinë për të zbatuar çdo protokoll dhe çdo rregull të shpallur, vendosmëri për të mos lejuar përhapjen kudo!

Çdokush që ka hyrë nga Italia në Shqipëri dy javët e fundit dhe ka shenja të gripit, të telefonojë NUMRIN 127;

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri nga sheshi “Skënderbej”/Çfarë do ndodhë me 18 qershor

LEXO EDHE:  Tiranë, një furgon përplas makinën e policisë

Çdokush që ka hyrë nga Italia në Shqipëri gjatë dy javeve te fundit duhet të vetëkarantinohet për 14 ditë;

Pjesa tjeter eshte higjena, higjena, higjena!

Lani duart shpesh dhe per 40 sekonda me uje e sapun, dizinfektoini me solucione me baze alkoolin;

Te gjitha vendet me grumbullime te medha, posacerisht shkollat duhet te 100 fishojne kujdesin ndaj higjenes;

Mos prekni gojen, hunden e syte më duar te palara, virusi hyn ne trup prej tyre!

MRONI FEMIJET DHE TE MOSHUARIT!

ESHTE DETYRE!”-shkruan Erion Braçe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE