Connect with Us

“Armiku më i madh nuk është koronavirusi”/ Rama mesazh të fortë mediave

Lajme

“Armiku më i madh nuk është koronavirusi”/ Rama mesazh të fortë mediave

Publikuar

-

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një mesazh të fortë edhe mediave.

Kreu i qeverisë theksoi se është shumë e rëndësishme që të ketë vetëpërmbajtje dhe të mos përhapet panik.

“Një apel të fortë kam edhe për mediat. Në këto momente është një përgjegjësi e madhe për shëndetin e njerëzve por edhe për mbarëvajtjen e këtij procesi. Mediat të vetëpërmbahen dhe të kenë vetëdijen se në këtë situatë armiku më i madh nuk është koronavirusi, por paniku.

LEXO EDHE:  Basha dhe Rama sot në Elbasan/ Çfarë pritet të ndodhë

Paniku që stimulohet nga burime të paçertifikuara dhe jo shkencore. Të gjithë duhet të jemi aleat në një përballje që shkon përtej të gjitha dallimeve tona”-tha Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Delinda Disha zbulon “pabesinë” e Vjollca Hoxhës/ Si falsifikuan firmën time dhe më hodhi në gjyq

Publikuar

-

Nga

Aktorja e humorit Delinda Disha ka folur sot për herë të parë lidhur me betejën ligjore që është duke zhvilluar me pronaren e Top Medias Vjollca Hoxhës.

Delinda tregoi se aktualisht është në gjyq me administratoren dhe pronaren e Top Medias Vjollca Hoxhën, pasi këto të fundit e kanë akuzuar për shkelje të kontratës.

Por një akuzë shumë e fortë është kthyer në emër të Vjollcës, sepse ish-aktorja e “Portokalli”-së  pretendon se kanë falsifikuar firmën e saj.

“Faktikisht mua padia më ka ardhur gati 4 muaj pasi kisha filluar “Klanifornian” dhe më bëri pak përshtypje me thënë të drejtën sepse unë u ndava shumë mirë me të gjithë, duke filluar që nga Vjollca dhe gjithë të tjerët. Nuk e prisja por ja që ndodhi dhe e turpshmia është që arrin dëri aty sa të hedhin në gjyq duke falsifikuar dhe firmën tënde në një kontratë me të cilën të hidhnin në gjyq Dalindën sepse unë marrëdhëniet më Top Channel i kam mbyllur që në 2018.

LEXO EDHE:  Ministri gjerman takon Ramën/ Ja çfarë u bisedua

LEXO EDHE:  Basha dhe Rama sot në Elbasan/ Çfarë pritet të ndodhë

Ata kanë bërë një kontratë 2-vjeçare që nuk funksionon sepse ne kontratat i kemi pasur 1-vjeçare. Ata kanë bërë një kontratë 2017-2019 në të cilën kishte një klauzolë që ndodhej në kontratë që unë nuk duhet të punoja një vit në asnjë televizion konkurrent aq më tepër në televizionin Klan etj etj. Duke qenë se unë i kisha mbylluar marrëdhëniet mund të isha shumë konshiente për largimin tim nga ai shoë humori dhe shkova u largova, ndërkohë që në janar të vjen kërkesë padie.

Është e turpshme, unë e përjetova për hir të vërtetës, por tani e kam marrë shumë lehtë sepse e drejta fiton gjithmonë. Është e turpshme që një televizion të arrije deri në këtë farë niveli që të falsifikojë kontratën e një nga aktorëve që për 5 vite sa kam qenë aty kam pasur marrëdhënie shuëmë të mira dhe jeta është e gjatë, ndoshta unë mund të shkoja prap”, deklaroi ajo në emisionin “ThumbON”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Alesia Bami shuan kureshtjen/ Zbulon kush ia blen rrobat e shtrenjta

Publikuar

-

Nga

Alesia Bami është një ndër moderatoret më të komentuara përsa i përket jetës private dhe jo vetëm.

Ajo që është vënë re nga fansat, të cilët kanë ngritur edhe pikëpyetje të shumta, janë veshjet e shtrenjta të moderatores seksi.

Mirëpo ditën e sotme, Alesia i ka dhënë fund të gjithë aludimeve duke treguar në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell”, se janë prindërit ata që ia kanë blerë rrobat e shtrenjta.

LEXO EDHE:  Basha dhe Rama sot në Elbasan/ Çfarë pritet të ndodhë

LEXO EDHE:  FOTO / Edi Rama me 4 kryetarët e klaneve mafioze

“Ne gjithmonë kemi një hall, që kur shohim një njeri të veshur mirë themi: Ku i gjeti ky këto? Por unë që kur kam qenë e vogël me kanë mbajtur ata të shtëpisë me gjithë të mirat, dhe i kam ngjitur shkallët avash avash. Unë kam pak veshje të shtrenjta, sepse në përditshëmri vishem me Adidas”, rrëfeu ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Në shënjestër pasuritë e krimit të organizuar”/ Lamallari: Akti Normativ mbron ekonominë e ligjshme

Publikuar

-

Nga

“Përmes shënjestrimit të pasurive të krimit të organizuar, Akti Normativ mbron ekonominë e ligjshme.”

Kështu ka deklaruar sot zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili thotë se ligji i miratuar nga qeveria ka në fokus ekonominë e paligjshme.

Sipas tij, shënjestrimi, sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive dhe aseteve të krimit të organizuar cënon drejtpërdrejtë pushtetin financiar të grupeve dhe eksponentëve të krimit të organizuar.

“Dobësimi i pushtetit financiar të grupeve kriminale vlerësohet si goditje në thembrën e Akilit për krimin e organizuar. Shkatërrimi i potencialit ekonomik dhe përpjekjeve për pastrimin e të ardhurave kriminale mbron ekonominë e ligjshme, konkurencën dhe sipërmarrje ekonomike të ndërtuar dhe që funksionon mbi rregullat e tregut. Si i tillë akti përbën një garanci shtesë për parandalimin e injektimit të të ardhurave me origjinë kriminale në ekonominë e vendit”, u shpreh Lamallari gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Zv.ministri deklaron se akti normativ sulmon dhe dobëson potencialin korruptues dhe infiltrues të krimit të organizuar. Ai tha se ndikimi social konsiston në heqjen dhe dobësimin e çdo motivi apo iluzioni për pasurim të shpejtë dhe të paligjshëm.

“Askush nuk do të ishte i gatshëm të rrezikojë përfshirjen në veprimtari të paligjshme fitimprurëse dhe dënimin penal, duke ditur fatin e paracaktuar të sekuestrimit dhe konfiskimit të të ardhurave të përftuara kriminale. Në këtë mënyrë ai mbron të rinjtë dhe grupet vulnerabël të shoqërisë ndaj ekspozimit, joshjes dhe rekrutimit nga krimi i organizuar”, vijon Lamallari.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Bashës: Unë dua të vërtetën e ti karrigen

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i mjekut nga Toronto/ Paniku mund të na lëndojë më shumë se sa vetë koronavirusi

Lamallari tregoi se deri më tani janë mbi 41 subjekte që u janë dërguar formularët e pasurisë dhe janë sekuestruar rreth 71 automjete.

“Ka patur që në fillim të punës së OFL janë qindra praktika të mbledhura nga drejtoritë vendore të policisë të përcjella në OFL dhe më pas duke vijuar edhe me hetimet që ata kryejnë dhe më pas përcillet formulari për vetëdeklarimin e pasurive që më pas plotësohet me dokumente shtesë dhe përcillet në prokurori. Janë mbi 40 shtetas që kanë marrë formular. Shumë prej tyre kanë plotësuar formularin sipas afatit kohor dhe janë përcjellë edhe në Prokurorinë e Posaçme. Kemi parë shumë pasuri të sekuestruara. Janë rreth 71 automjete, pasuri tokë truall, edhe komplekse. Janë diku mbi 85 praktika të përcjella nga OFL tek SPAK. Mesatarisht çdo ditë ka 2-3 kërkesa që përcillen, shpërndahen ndaj subjekteve të aktit normativ. Më pas vijohet me hetimin e pasurisë së tyre, dokumentohet çdo provë e mundshme dhe një punë e mirëkoordinuar me SPAK kanë sjellë këto vendimet e para, pra kërkesat për sekuestro”, theksoi zv.ministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE