Connect with Us

Arda Dade i del në krah Rudina Hajdarit/ “Për të ardhur keq sjellja e Ramës me zonjat”

Politikë

Arda Dade i del në krah Rudina Hajdarit/ “Për të ardhur keq sjellja e Ramës me zonjat”

Publikuar

-

Ndonëse kryeministri Edi Rama po deklaron me zë të lartë se mbështet gratë në politikë, ish-ministrja socialiste Arta Dade e ka kritikuar për sjelljen me gratë.

Teksa u pyet në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” nëse e ndjek Parlamentin, Dade tha se sa herë shikon seancat parlamentare del Rama.

Ish-ministrja kujtoi përplasjet e kryeministrit me deputeten Rudina Hajdari në Kuvend dhe gjuhën që kreu i qeverisë ka përdorur ndaj saj.

LEXO EDHE:  Krasta, dëshmia e kontrollit të medias nga droga dhe korrupsioni

“Është për të ardhur keq mënyra se si ai sillet me zonjat në Parlament kur Hajdari po ngrinte një shqetësim të rëndësishëm. Unë e mbështes Hajdarin për atë që kërkon për Reformën Zgjedhore. Mënyra e sjellljes së kryeministrit përveçse dobësi, tregon një nivel të dobët kulturor”, nënvizoi Dade./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Kreshnik Spahiu/ Kosova sapo u rreshtua si shtet anti-amerikan

Publikuar

-

Nga

SHBA sapo pezulloi 200 milion euro investime në Kosovë.

Kosova rreshtohet tek ato pak shtete anti-amerikane që SHBA vendos sanksione si Kuba, Koreja e Veriur apo Irani.

Amerika nuk ndëshkoi popullin pro amrikan por qeverinë e votuar prej tyre. Sot mediat duhet të buçisnin për këtë dramë dhe këtë turp kombëtar.

Historia do kryqzoj ata që mos-mirnjohejnen e institucionalizuan në emër të popullit dhe pushtetit.

A ja vlen të humbim aleatin shekullor për hir të taksës me Serbinë!
Dje kishim një mik. Sot zyrtarisht e kemi armik.

Kosova sot ka dy zgjidhje:

1- Të shkojë në zgjedhje të parakohshme,
ose
2- Të vazhdojë e izoluar dhe të rrezikojë tërheqjen e njohejes pavarsisë nga SHBA.
Nuk ja vlen të humbasim SHBA-n për një taksë duke pas parasysh edhe fundin e Ramush Haradinajt për këtë histori.

Pas humbjes së aleancës me SHBA, do na largohen Gjermania, Anglia, Franca etj. Apokalips në tokat shqiptare!
I mbetet shqiptarve të dalin në shesh dhe ta vendosin sa nuk është vonë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Teatri Kombëtar te paketa Anti-KÇK/ Dade ia numëron një më një shkeljet kushtetuese qeverisë

Publikuar

-

Nga

Ish ministrja e Integrimit, Arta Dade, ia ka numëruar mbrëmjen e sotme qeverisë një më një ato që ajo i quan “shkelje kushtetuese”.

Dade deklaron, nga tryeza e emisionit “5 pyetje nga Babaramo” se ka disa shkelje kushtetuese nga ana e mazhorancës, madje theksoi se disa prej tyre janë të frikshme.

Këtu ish-ministrja socialiste përmendi Teatrin Kombëtar, teksa tha se ishte një projekt tejet korruptiv që përfundoi duke u tërhequr kompania që do ndërtonte kullat dhe teatrin e ri.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Basha/S’do ketë zgjedhje as më 18 nëntor, nëse …!

LEXO EDHE:  Refugjatë në Shqipëri/ Rama:Jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë

Sipas saj, shkelje konstatohen edhe në Aktin Normativ të paketës Anti-KÇK. Dade tha se i gjithë sistemi ka hyrë në një ngërc, ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama dhe kabineti i qeverisë po mburret./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Presidenca ngre Task Forcë për koronavirusin/ Njoftim për qytetarët që lë pas dore qeveria

Publikuar

-

Nga

Në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të koronavirusit që ka prekur vendin tonë, Presidenca ka ngritur një njesi “Task Forcë”.

Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i Ilir Metës Tedi Blushi, i cili thotë se Task Forca do të jetë nën drejtimin e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Bahri Shaqiri.

Blushi deklaroi po ashtu se ngritja e kësaj njesie ka si qëllim bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore, monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e pandemisë së koronavirusit, aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.

Presidenca fton të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, por që nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të kontaktojnë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion: [email protected] dhe në dy numrat celularë: +355 69 343 5861; +355 69 335 4269.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Basha/S’do ketë zgjedhje as më 18 nëntor, nëse …!

LEXO EDHE:  Refugjatë në Shqipëri/ Rama:Jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë

Blushi thekson se të gjithë duhet të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE