Connect with Us

Venezia merret seriozisht me KPA/ Vettingu i padrejtë dhe i pabarabartë

Politikë

Venezia merret seriozisht me KPA/ Vettingu i padrejtë dhe i pabarabartë

Publikuar

-

Komisioni i Venezias, sugjeron rihapjen e vetingut për raste të caktuara magjistratësh të përjashtuar nga sistemi.

Në një draft oponion të lëshuar me kërkesë të shumicës socialiste në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni ka shqyrtuar dhe nxjerrë një sërë përfundimesh dhe këshillimesh në lidhje me procesin e vetingut të magjistratëve.

Komisioni i Venecias ka nënkuptuar në raport se procedurat e vetingut janë zbatuar në mënyrë të paarsyeshme—si në rastin kur magjistartëve u kërkohen fatura dhe dokumenta shpenzimesh për periudha shumë të hershme përtej edhe kërkesave të ligjeve fiskale për ruajtjen e dokumentave financiare.

Këto procedura, shprehet draft raporti i Komisionit të Venecias, krijojnë hapësirë për manipulime politike të procesit, duke i zbatuar këto rregulla në mënyrë preferenciale sipas interesit politik. Në një konkluzion domethënës raporti pohon:

“Ndërsa reforma në drejtësi dhe procesi i vetingut mbeten një prioritet dhe duhet të përmbyllen me sukses, është e nevojshme që të vlerësohet nëse rregullat, në mënyrën si po zbatohen (si përshembull kërkesa për të justifikuar paratë e fituara nga personi nën veting dhe të gjithë pjesëtarët e familjes së tij për një periudhë shumë më të gjatë se periudha që ligjet tatimore këkrojnë të ruhen dokumentat financiarë), çojnë apo jo në zgjidhje të mira dhe nuk lejojnë shumë hapësirë për manipulim politik”.

Komisioni kritikon, gjithashtu, rastet kur magjistratëve u është kërkuar llogari për të justifikimi i të ardhurat e bashkëshortëve të krijuara para martese. Ai ka dënaur gjtihashtu ngurtësinë në zbatimin e afatit në vetvete shumë pamajftueshëm për paraqitjen e dokumenteve:

“Duket se ka patur shumë raste kur gjyqtarët dhe prokurorëve nën veting preferuan të japin dorëheqjen më mirë se t’i nënshtroheshin kësaj procedure. Duket se disa persona nuk e kaluan vetingun sepse bashkëshorëtet nuk mund të shpjegonin të ardhurat e tyre të krijuara para martese. Duket gjithashtu se ka patur zbatim tejet të ngurtë të afateve proceduriale. Dokumentacioni duhet të paraqitet ngurtësisht brenda një afati dy javor, që ndonjëherë ka qenë e pamundur, veçanërisht kur dokumentat e certifikuara duhet të merreshin jashtë vendit. Asnjë zgjatje e këtij afati nuk duket të jetë dhënë ndonjëherë, madje edhe kur ka patur arsye për ta justifikuar,”

Komisioni këshillon rihapjen e këtyre rasteve kur prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk u është dhënë kohë e mjaftueshme për të sjellë dokumenta për të justifikuar pasurinë e tyre:
“Në raste të arsyeshme, me afat shumë të ngurta për paraqitjen e dokumentave duhet të rihapen”.

LEXO EDHE:  Foto-Video/Shullazi, Rroshi, Prenga, Ndoka e Frroku firmosin peticionin për “Vetting-un”?!

Komisionin ka kritikuar si antikueshtetues vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për të emëruar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pa e përfunduar procesin e vetingut.

Komisioni ka sugjeruar, gjithashtu, kryerjen e vetingut nga KPK dhe KPA edhe për kandidatët për gjyqtarë kushtetues jashtë sistemit të drejtësisë, të cilët sot kontrollohen vetëm nga KED:

“Në mënyrë që të ruajmë të njëjtin standart të vetingut për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese, vetingu i kandidatëve që nuk vijnë nga gjyqësori duhet të kryhet nga KPK dhe nga KPA në vend të KED, sikurse kryhet tani”.

Komisioni ka këshilluar “rivlerësimin e modaliteteve akuale të vetingut, përfshi objektin e shtrirjes së procesit të vetingut… si dhe zbatimin e rregullave proceduriale, të tilla si afatet në mënyrë më pak të ngurtë.”

Në fund, Komisioni ka kërkuar përshpejtim e procesit të vetingut nga ana e KPK-së dhe KPA-së./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Publikohet draft-opinioni i Venecias/ Dy shkeljet e KED, interpretimi i presidentit “i arsyeshëm”

Publikuar

-

Nga

Zbardhet drafti opinioni paraprak i Komisionit të Venecias lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese dhe përplasje mazhorancë- Presidencë.

Në draft-opinionin e Venecias konstatohen dy shkelje të bëra nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, përjashtimi i Avokatit të Popullit nga mbldhjet dhe mospublikimi i procesverbalëve të çdo mbledhje, e kërkuar nga ligji.

Ndërkohë, lidhur me arsyetimet e Presidentit Meta, në draft-opinionin paraprak thuhet se interpretimi që ka bërë Presidenti për zgjedhjen e dy anëtarëve të Kushtetueses është “i arsyeshëm”.

1. Presidenti dhe Kuvendi duhet të vazhdojnë me emërimin e anëtarëve të tyre me kombinim (sipas rradhës). Në çdo rast, kur Presidenti emëroi vetëm një kandidat, z.Muçi, dhe më pas pezulloi procedurën për emërimin e një kandidati të dytë, Presidenti ndoqi një interpretim i cili nuk është i paarsyeshëm dhe mund të argumentohet. Në interpretim të Kushtetutës sipas Komisionit të Venecias, pezullimi i emërimit të dytë ishte i vlefshëm dhe bllokoi fillimin e periudhës 30-ditore për emërimin e dytë në mënyrë që emërimi automatik (për shkak të ligjit i kandidatit të renditur i pari) të mos realizohej. [prg. 99 &100]

Veprimet e Presidentit, lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, janë përgjithësisht në përputhje me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës. Veprimet e ndërmara nga Presidenti, në përgjigje të mënyrës së veprimit të KED, janë të arsyeshme. Për këtë arësye, nuk ka bazë për shkarkimin e Presidentit.

2.Pas emërimit të z.Muçi nga Presidenti më 15 tetor 2019, vetëm dy kandidatë mbetën në listën për shqyrtim nga Kuvendi, që duket se nuk është në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

3.Parashikimi i një mekanizmi zhbllokues në nivelin kushtetues për Kuvendin bën sens sepse si një organ politik kolegjial mund të jetë e vështirë për Kuvendin që të sigurojë gjithmonë votat e nevojshme (3/5) për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta nuk rregullon procedurën në lidhje me emërimin nga ana e dy organeve të tjera, d.m.th. Presidenti dhe Gjykata e Lartë.

Mekanizimi zhbllokues i parashikuar nga ligji nuk duket të jetë i zbatueshëm në një situatë kur është e paqartë se kur dhe si periudha 30-ditore fillon të zbatohet. Komisioni i Venecias rekomandon që, nëse mekanizmi zhbllokues për emërimet nga Presidenti do të konsiderohej i domosdoshëm, ky rregull duhet të ishte parashikuar në nivelin kushtetues, siç është vepruar tashmë për Kuvendi.

4.Mënyra e veprimit të KED në 2019 është e diskutueshme. Efekti i kombinuar i (a) dërgimit të dy listave njëkohësisht te Presidenti (që nënkupton që periudha e tij 30-ditore, nëse aplikohet, do të fillojë të zbatohej për të dy listat në të njëjtën kohë), (b) dërgimin e listave në Parlament gjashtë ditë më vonë duke e bërë të pamundur të parashikoni si për Presidentin ashtu edhe për Parlamentin se cili nga kandidatët identikë mund të zgjidhet nga ato lista, në çfarë momenti kohor, dhe kush nuk është më i vlefshëm për zgjedhje, dhe (c) dërgimi i gjithsej katër listave me vetëm gjashtë kandidatë, në kombinim me vendimin e marrë nga Kuvendi për të emëruar, pas skadimit të periudhës kohore 30 ditore të Presidentit, dy kandidatë në të njëjtën ditë, pa i dhënë një shpjegim Presidentit, krijoi një situatë në të cilën të gjitha emërimet, përveç atij të z.Muçi, ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikushtetuese.

Rregulli i KED për të përjashtuar Avokatin e Popullit nga vëzhgimi i procesit të diskutimit, votimit dhe vendimmarrjes, është në kundërshtim me Kushtetutën, rregullat ligjore përkatëse dhe me kërkesën për të siguruar besimin e publikut në procedurën e zhvilluar nga KED. Komisioni i Venecias rekomandon ndryshimin e këtij rregulli antikushtetues.

Pavarësisht se ligji detyron publikimin e diskutimeve të bëra në mbledhjet e KED, këto procesverbale nuk janë publikuar. Komisioni i Venecias rekomandon që minutat e takimeve të KED të publikohen.

Komisioni i Venecias nuk është në gjendje të vlerësojë nëse shpjegimi i Kryetarit të KED për dërgimin e listave me vonesë në Kuvend, është apo jo i besueshëm, por konstaton se anëtarët e KED nuk ishin informuar për këtë mënyrë të dërgimit të listave në kohë të ndryshme. Në çdo rast, ishte e qartë se data e dërgimit të listave do të kishte pasoja të rëndësishme për shkak të zbatimit të mundshëm të emërimit automatik në bazë të rregullit 30-ditor.

5.Dy vitet e para 2017- 2018 KED humbi kohë tepër të vlefshme për të shmangur krizën e tanishme kushtetuese. Në vitin 2017 Qeveria u ankua se anëtarët e KLD nuk kishin kaluar vetingun, disa anëtarë të KED u dorëhoqën, të tjerë u rrëzuan nga vetingu dhe për pasojë KED në 2017 nuk u mblodh asnjëherë.Në 2018, KED u mblodh vetëm një herë, pasi përfaqësuesi i Parlamentit kërkoi që KED të kufizohej vetëm në vendime adminstrative dhe të mos bënte renditjen e kandidatëve.
Kërkesat e vitit 2017 dhe 2018, që KED të mos bënte renditjen e kandidatëve, nuk janë të bazuara në ligj. Nuk ishte e parashikuar as në Kushtetutë dhe as në ligj, që anëtarët e KED të kishin kaluar procesin e vetingut.

LEXO EDHE:  Vettingu/ Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Kuvendit për heqjen e masës së pezullimit

LEXO EDHE:  Frika nga Vettingu/Berisha me bindje të plotë: Njeriu me zero impresion është ...!

6.Kushtetutshmëria e ndryshimit ligjor të miratuar nga Kuvendi është e dyshimtë, pasi Kushtetuta shprehet qartë se betimi duhet të bëhet “përpara” Presidentit. Për më tepër, dispozita e miratuar është shumë e paqartë. Cili është “njoftimi i emërimit” dhe kush është kompetent për të bërë një njoftim të tillë? Edhe nëse do të ishte Gjykata Kushtetuese, konteksti i situatës në Shqipëri e përjashton këtë mundësi. Kështu, ndryshimi krijon pasiguri në lidhje me legjitimitetin e anëtarëve që fillojnë detyrën në Gjykatën Kushtetuese pa u betuar sipas procedurës së parashikuar në Kushtetutë.

Dispozitat e miratuara kohët e fundit, por ende jo efektive, në lidhje me një mekanizëm të paracaktuar për të marrë betimin duke i dërguar një letër me betim Presidentit në rast të refuzimit nga Presidenti për të pranuar betimin, duhet të braktiset pasi ato duket se janë jokushtetuese.

7.Disa persona nuk e kaluan vettingun sepse bashkëshorti i tyre nuk mund të shpjegonte disa të ardhura të fituara shumë kohë para se të martoheshin. Ka një zbatim tepër të ngurtë të afateve procedurale. Dokumentacioni duhet të sigurohet rreptësisht brenda një afati prej dy javësh, gjë që ndonjëherë nuk është e mundur, veçanërisht kur dokumentet e çertifikuara duhet të merren nga jashtë. Komisioni i Venecias rekomandon që të rivlerësohen modalitetet aktuale të procesit të vettingut, përfshirë fushën e veprimit të tij dhe zbatimin e rregullave procedurale siç janë afatet në një mënyrë, më pak të ngurtë. Vettingu duhet të aplikohet në një mënyrë koherente.
Ndërsa Reforma në Drejtësi dhe procesi i vettingut mbeten prioritet dhe duhet të sjellin një përfundim të mirë, duhet të vlerësohet nëse rregullat siç zbatohen, çojnë në zgjidhje të mira ose nuk krijojnë shumë hapësirë ??për manipulime politike. Verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të përshpejtohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Nga ana tjetër, në raste të arsyeshme, afate kohore tepër të ngurta dhe jorealiste për të siguruar dokumentacioni duhet të rishikohen.

8.Mungesa e Gjykatës së Lartë mund të jetë edhe më kritike për stabilitetin e Shqipërisë sesa mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Rastet nga gjykatat e ulëta nuk mund të merren në shqyrtim dhe Shqipëria shkel sistematikisht të drejtën për një gjykim të drejtë brenda një kohe të arsyeshme. Në mungesë të ndonjë mjeti tjetër juridik, kjo ka të ngjarë të çojë në raste të shumta që përfundojnë para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Është me rëndësi jetike për Shqipërinë që të rivendosë sa më shpejt në funksionim Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, aq më shumë në një kohë në të cilën paraqiten pyetje mjaft komplekse që kanë të bëjnë me kushtetueshmërinë e punëve publike në Shqipëri. Një numër çështjesh në pritje në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të gjykohen. Për të kapërcyer këtë krizë, kërkohet dialog konstruktiv ndërinstitucional dhe bashkëpunim midis institucioneve shtetërore.

9.Komisioni i Venecias nuk mund të zëvendësojë Gjykatën Kushtetuese. Ndihma e Komisionit të Venecias nuk mund të kurojë as të zëvendësojë mungesën e gatishmërisë dhe kulturës së bashkëpunimit midis institucioneve shqiptare. Për zhbllokimin e procedurës së emërimit, një tjetë rrrugë duhet të zgjidhet. Retorika agresive duhet të shmanget, dhe secili institucion duhet të njohë legjitimitetin e institucioneve të tjera në emërimin e tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Problemi kryesor pse situata u përkeqësua nuk është interpretimi i ndryshëm i nenit 179 të Kushtetutës dhe dispozitave të tjera, por mungesa e dialogut dhe bashkëpunimit luajal mes palëve. Të dy palët duhet të shmangin retorikën agresive. Shumë nga problemet mund të zgjidhen përmes bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, siç është theksuar disa herë nga Komisioni i Venecias. Ashtu siç Presidenti i Komisionit të Venecias insistoi kohët e fundit në lidhje me Armeninë: “Kultura demokratike dhe pjekuria kërkojnë kufizim institucional, besim të mirë dhe respekt të ndërsjellë midis institucioneve shtetërore”. [prg. 116]

10. Bllokimi i procesit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nxjerr në pah vështirësi të mëdha në zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit në fuqi. Këto varen në një masë të madhe nga konfliktet institucionale, për shkak të mosbesimit të ndërsjellë midis pushteteve dhe prirjes së tyre për të delegjitimuar njëri-tjetrin. Sistemi institucional i vendit rrezikon një paralizë që shkon përtej çështjes së procedurës së emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa të gjithë aktorët theksojnë besnikërinë e tyre ndaj Kushtetutës, ata akuzojnë palën tjetër për shkeljen e dispozitave kushtetuese. Për shkak të mos ekzistencës së Gjykatës Kushtetuese, këto konflikte nuk mund të zgjidhen nga organi kompetent për ta bërë këtë. [

Kriza kushtetuese në Shqipëri nuk është shkaktuar nga një akt specifik, por është pasojë e ndërveprimit të disa faktorëve.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta “thumbon” Ramën nga Shkodra/ Në politikë bën më shumë faulla se kur ishte basketbollist

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Shkodër ku ka ndjekur ndeshjen e basketbollit mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Pas ndeshjes, një nga gazetarët e pyeti se me kë ishte tifoz dhe nëse ka respekt për kryeministrin Rama si ish-sportist.

Meta u shpreh se e respekton si ish- basketbollist por në lojë bënte shumë faulle, kurse në politikë bën akoma më shumë.

”Unë i respektoj edhe kryeministrin megjithëse ai bënte shumë personale në basketboll dhe për fat të keq bën edhe për fat të keq bën edhe më shumë faulla në poltikë.”

LEXO EDHE:  Kreu i Gjykatës së Kurbinit del para Vettingut/ KPK zbulon pasurinë e fshehur

LEXO EDHE:  Kreu i Gjykatës së Kurbinit del para Vettingut/ KPK zbulon pasurinë e fshehur

Sa i përket ndeshjes ai u shpreh se nuk ishte as me Vllazninë as me Tiranën por kuqezi si dhe theksoi nevojën e mbështetjes me investime të basketbollit por jo vetëm të të gjitha sporteve me dorë në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama i magjepsur nga kryebashkiaku socialist”/ Alibeaj poston videon dhe i kujton dosjen 139

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj ka reaguar, pas komenteve vlerësuese që Rama i bëri sot  krybashkiakut socilalist në Shijak  Elton Arbanës.

Teksa ka postuar edhe një video, Alibeaj shkruan se kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, në përgjimet e dosjes 139, “urdhërohej nga Niçja si kapter i krimit”.

Ndërsa e akuzon Ramën se i adhuron kriminelët dhe krimin dhe madje vetë Rama është vetë krimi.

“Edi Rama qenka magjepsur sot nga “kryetari” i Bashkise se Shijakut! Djal i mire, njeri korrekt, i perkushtuar, i zoti, me sens praktik dhe i pergjegjshem 😂.

Behet fjale per Elton Arbanen, ate njeriun qe Astrit Avdylaj, Niçja i Shijakut pra, i dosjes 339 e urdheronte si rreshter te krimit dhe ky i nenshtrohej si skllav i bindur!

Ky eshte shembulli me i fresket se adhurimi i Rames, per krimin e kriminelet eshte si puna e vesit qe del vetem me shpirtin!

Edi Rama eshte Niçja, eshte Arbana, eshte Gjushi, eshte krimi.”/CNA.al

Edi Rama qenka magjepsur sot nga “kryetari” i Bashkise se Shijakut! Djal i mire, njeri korrekt, i perkushtuar, i zoti, me sens praktik dhe i pergjegjshem 😂.Behet fjale per Elton Arbanen, ate njeriun qe Astrit Avdylaj, Niçja i Shijakut pra, i dosjes 339 e urdheronte si rreshter te krimit dhe ky i nenshtrohej si skllav i bindur!Ky eshte shembulli me i fresket se adhurimi i Rames, per krimin e kriminelet eshte si puna e vesit qe del vetem me shpirtin!Edi Rama eshte Niçja, eshte Arbana, eshte Gjushi, eshte krimi.

Gepostet von Enkelejd Alibeaj am Samstag, 7. März 2020

LEXO TE PLOTE