Connect with Us

Tentuan të kalojnë kokainë drejt Greqisë/ Arrestohen 2 persona në Kapshticë

Kronika

Tentuan të kalojnë kokainë drejt Greqisë/ Arrestohen 2 persona në Kapshticë

Publikuar

-

Masat e shtuara nga Policia Kufitare dhe shkëmbimi i informacionit me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP, çuan në parandalimin dhe goditjen e një tjetër tentative për trafikim të drogave të forta.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe në bazë të analizës së riskut, dhe shkëmbimit të informaciomeve me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, automjetin tip “Mercedes-Benz” me drejtues shtetasin I. F., 40 vjeç dhe pasagjer shtetasin B. H., 49 vjeç, të dy banues në Korçë.

LEXO EDHE:  Greqia jep lajmin e mirë për shqiptarët

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, punonjësit e Policisë Kufitare kanë vijuar me kontrollin fizik ndaj dy shtetasve të lartpërmendur.

Si rezultat i kontrollit fizik, shtetasit B. H., i është gjetur e fshehur në trup një pako e presuar me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 1028.2 gr, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale dhe hetimore, u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

16 vjedhje në dy javë/ Kapet hajduti shqiptar në Itali

Publikuar

-

Nga

Policia italiane ka arrestuar një 20 vjeçar shqiptar dhe dhe 3 bashkëpunëtorët e tij u shpallën në kërkim, pasi akuzohen për vjedhje.

Sipas autoriteteve janë dokumentuar se personat në 15 ditë kanë kryer 16 vjedhje, nga 20 janari deri në 4 shkurt.
Vlera e sendeve të vjedhura kap shifrën e 100 mijë eurove.

Banda funksiononte në zonën e Bergamos ku hajdutët shpesh ngjiteshin në çati dhe me ndihmën e disa mjeteve hynin brenda në shtëpi.

LEXO EDHE:  Sekuestrohet gjysëm toni kokainë/ Flet ministri Xhafaj

LEXO EDHE:  Reportazhi/ Refugjatë edhe në Shqipëri? Masat në Kapshticë

Ndërkohë, hetimet për bandën e hajdutëve vazhdojnë ende./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen tre makina në Elbasan/ E dëmtuar një grua shtatzënë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës kombëtare Tiranë -Elbasan në afërsi të Rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Bëhet me dije se një autoveturë si pasojë e përfshirjes në këtë aksident ka dalë jashtë rruge dhe është përmbysur.
Ndërkohë raportohet se e dëmtuar lehtë ka mbetur një grua shtatzëne, e cila sipas mjekëve nuk ka asnjë lloj rreziku për shëndetin.

Drejtuesit e të tri automjeteve të cilat u përfshinë në aksident dhe personat e tjerë që po udhëtonin me to nuk kanë pësuar asnjë lloj dëmtimi, ndërsa nuk janë ende të qarta rrethanat dhe shkaqet në të cilat ndodhi.

LEXO EDHE:  Ngjarja e Gjirokastrës e paralajmëruar/ Çfarë shkruante 35 vjeçari grek pak ditë më parë në rrjetet sociale

LEXO EDHE:  Sekuestrohet gjysëm toni kokainë/ Flet ministri Xhafaj

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagoset me armë zjarri një shqiptar në Greqi

Publikuar

-

Nga

Një shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Greqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Paleo Faliro ne daljen e një restoranti.

Sipas mediave greke, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, para plagosjes ka debatuar me katër persona.

Ai është dërguar menjeherë në spital, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën. Ndërkaq, autorët janë larguar në drejtim të paditur./CNA.al

LEXO TE PLOTE