Connect with Us

“Të quajnë kurorë por s’je mbret”/ Vogëlushi nga Italia prek me poezinë për koronavirusin

Lajme

“Të quajnë kurorë por s’je mbret”/ Vogëlushi nga Italia prek me poezinë për koronavirusin

Publikuar

-

Përhapja e koronavirusit në shumë vende të botës ka sjellë frikë dhe panik për të gjithë.
Italia është një ndër shtetet ku koronavirusi ka marrë qindra jetë njerëzish dhe mijëra të tjerë janë të infektuar.

Ndërkohë që kryeministri Conte njoftoi mbylljen e shkollave deri më 15 mars, fëmijët janë të detyruar të qëndrojnë të bllokuar në shtëpi që të mbajnë larg infeksionin e koronavirusit.

Së fundmi në mediat italiane është publikuar letra e një vogëlushi nga Italia, i cili ka krijuar një poezi për koronavirusin.
Poezia e tij ka prekur të gjithë ata që e kanë lexuar dhe ka bërë xhiron e rrjetit.

Poezia e vogëlushit:

Mjafton një teshtimë
dhe të gjithë ikin,
një puthje apo
një përkëdhelje dhe
drejt e në farmaci.
Të quajnë kurorë
por ju s’jeni mbret
Jeni një virus
mendjemadh që
nuk vlen shumë
Na thanë se në Sardenjë nuk do të vijë
dhe përkundrazi, ju jeni këtu!
Jemi pak të frikësuar, por ndoshta s’e dini
se ne do të luftojmë derisa të zhdukeni
Dhe pse nuk janë karnavalet, ne duhet të vëmë maskë.
Ne mendojmë për higjienën, i lajmë duart dhe gjithashtu përpiqemi të qëndrojmë larg.
Ne po bëjmë gjithçka që të mos kapemi dhe ju, virus, nuk do të mund të na infektoni.
Italia jonë do të shpëtojë dhe ketë një fund i lumtur./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Foto-T’i mësojmë Ilir Metës “A-në” e madhe të dorës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka filluar të shafqet prej disa kohësh si një sovranist dhe një njeri që e do shumë Atdheun.

Ai po tenton të luajë roline patriotit, por nga nxitimi apo nga padija bën dhe gafa.
Rasti konkret është ky me gërmën “A”.

Zotit Meta, presidentit tonë duhet t’i mësojmë A-në e madhe të dorës. Presidenti ynë duhet të shkojë në klasë të parë fillore të mësojë siç kanë mësuar dikur dhe mësojnë sot fëmijët: “A” e madhe e dorës, Atdheu, “A” e madhe e shtypi “Arra”, “a” e vogël e shtypit dhe “a” e vogël e dorës. Këto,  Ilir Meta duhet t’i ketë mësuar në shkollën fillore në Skrapar. Por, duhet ta dijë se duke përdorur gërma të tilla të stilizuara ndoshta, na tregon se nuk e di mirë se çfarë është A-ja dhe çfarë është Atdheu.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Valdrin Pjetri në Itali për dënimin

LEXO EDHE:  "Më kanë braktisur" / S'kanë të sosur rastet e të miturve shqiptar që "braktisen" në vendet e BE-së

Ajo “A” që ka përdorur presidenti nuk është “A-ja” që shqiptarët kanë mësuar në shkollë në bukurshkrim.

Meta mund ta bëjë dhe të shëmtuar por të paktën të bëjë A-në e duhur, ajo që ka përdorur ai nuk është A-ja për fjalën Atdheu.

Ilir Meta ynë si një president sovranist dhe një patriot i madh përpara se të mbajë leksione demokracie dhe të bëjë luftë politike të mësojë A-në e madhe të dorës”

Presidenti Meta në këtë moshë mbase e ka të vështirë të mësojë të shkruajë si duhet shkronjën “A”, por ne i rekomandojmë filmin “Komisari i Dritës” të shohë si e shkruan Rudina gërmën “A”./CNA.al 

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Të gjitha bëmat dhe gjëmat e Vjollca Hoxhës në Top Media

Publikuar

-

Nga

Do të ishte një listë e gjatë në rast se ne do të vendosnim vetëm emrat e personave të larguar nga Top Channel apo përplasjeve që ka pasur një prej aksionereve të këtij televizioni, Vjollca Hoxha me stafin, me miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish bashkëshortit të saj të ndjerë, Dritan Hoxha.

Lista është e gjatë dhe ende nuk ka përfunduar. Së fundi “viktimat” kanë qenë bashkëpunëtorët e ngushtë të Dritan Hoxhës. Me ata e filloi dhe me ata po vazhdon ndërkohë që rrugës janë me dhjetëra e qindra gazetarë, regjisorë, aktorë, kameramanë,e të tjerë, e të tjerë njerëz të larguar nga puna.

Në pak vite në drejtimin e Top Channel zonja Hoxha mban një rekord tjetër. Ky institucion, pra ky televizion kombëtar ka rekordin më të madh të gjyqeve që ka pasur ndonjëherë, padi për çështje biznesi të thjeshtë por edhe përplasje aksionerësh dhe gjyqe për fatura të papaguara.

Në Gjykatën e Tiranës dhe në Prokurori ka me dhjetëra çështje të ngritura, që nga aksionet e Top Channel pra përplasja me aksionerët e shumicës Albert Sino dhe Aurel Baçi të cilët mbain 60 përqind të totalit të aksioneve të këtij televizioni, të cilat Vjollca Hoxha, nuk ua njohu, por shpejt e shpejt me një manovër dhe me disa procese gjyqësore tepër të dyshimta dhe tepër skandaloze kanë tentuar t’ia u marrë të gjitha. Por këta ishin të parët më pas shumë prej tyre u larguan. Bashkëpunëtorët e ngushtë të Dritan Hoxhës, Enkel Joti ish drejtor i përgjithshëm i Top Channel historik në atë detyrë. Një tjetër bashkëpunëtor, Alban Jaho ka ikur së fundi nga drejtimi i Digitalb, një tjetër emër i njohur në shoqërinë e tyre është Ed Poda ndryshe njihet si Edi i Lorit por tashmë është i larguar nga bizneset pas përplasjeve me Vjollcën.

Por debate dhe gjyqe nuk ka patur vetëm për Top Channel, ka pasur edhe për Digitalb. Ato kanë plasur së fundi dhe Vjollca Hoxha kërkon të mos njohë disa aksione por edhe në këtë rast duket se jo si në rastin e parë çështja me gjyqet me prokuroritë dhe shantazhet me kronika televizive nuk i pinë ujë.

Ne foto: lart nga e majta ne te djathte, Aurel Baçi, Enkelejd Joti, Albert Sino, Eduard Poda, Besnik Sula poshte: Ardian PRoko, Dritan Hoxha

Ka dhe të tjerë emra, ka dhe të tjerë personazhe që njihen si miqtë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Dritan Hoxhës, njërëzit që bashkë me të ngritën epokën e artë të Top Channel dhe Digitalb të cilën Vjollca Hoxha duket se po e rrënon me gjyqe dhe përplasje. Asnjë nga këta në foto nuk ekziston më në biznese apo bashkëpunime me Vjollca Hoxhen, disa janë në gjyqe, të tjeret janë larguar fare. Ata që bashkë me Tanin ndertuan Top-in janë “viktimat” e Vjollcës

LEXO EDHE:  Rrokulliset traktori/ Vdes 43-vjeçari

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Shqipëri-Itali në sulm, operacione të shumta antidrogë

Sot ndodhen në gjykatë, mosnjohje detyrimesh , borxhe të fshira e të tjera si këto pa folur me tej për cirqet e Vjollcës me Blushin e saj në blerjen e shitjen e 51% të aksioneve të Valtelino Caffe kompanisë që mban emrin tregtar Lori Caffe e cila tashmë ka për pronar dy aksionerët kryesorë të kompanisë së inceneratorëve në Shqipëri dhe Eva Blushim bashkëshorten e Ben Blushit. Kjo e dytja një nga këshilltaret kryesore që kujdeset për dosjet, proceset gjyqsore, bëmat dhe gjëmat, prokuroritë dhe gjithçka tjetër ka ndodhur.

Por, ndoshta ka ardhur koha që dikush të pyesë “pse”.

Ndoshta dikush nga fëmijët, tashmë të rritur të shohin të vërtetën në sy dhe t’i thonë vetes:

Çfarë ka ndodhur me Top Channel?

Cila është e vërteta e këtij televizioni?

Çfarë po bën Vjollca Hoxha me Ben Blushin me kompanitë e Dritan Hoxhës, me shitjen e Lori caffe , me aksionet e Digitalbit me akisonet e Top Channel?

Çfarë po bën Vjollca Hoxha, pse janë hequr nga puna me dhjetëra aktorë, regjisorë, gazetarë dhe drejtues të këtij televizioni?

Pse gjithë këto gjyqe nëpër gjykata dhe prokurori, përplasje të panëvojshme?

Pse sot Top Channel ka të njëjtët aksionerë dhe ortakëri së bashku me ata të Lori Caffe dhe koncesionin e qeverisë të inceneratorëve?

Pse të gjtiha këto pikëpyetje, zhurma, bëma dhe gjëma të Vjollca Hoxhës në këto vite?

Ndoshta ka ardhur koha që dikush të analizojë, të shohë të vërtetën më sy dhe ta thotë atë me zë të lartë, ndoshta sa është ende në kohë pa u rrënuar ende fare sepse nesër do të jetë vonë. Kjo thirrje e jona ndoshta mund t’i duket qesharake dikujt pasi mendon se Top Channel, është një perandori, por dhe shumë perandori kanë rënë dhe shumë njerëz e dinë dhe shohin. Tani ka ardhur koha që dikush të reflektojë, ta shohë dhe të reagojë. Mjafton të pyesë pse ka ndodhur dhe çfarë ka ndodhur dhe në fund të kuptojë cila është situata.

Këtë nuk mund ta bëjë më Vjollca Hoxha me Ben Blushin, këtë mund ta bëjnë vetëm ata që e duan Top Channel, fëmijët e Dritan Hoxhës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Meta duartroket monologun e Adi Krastës/ I fuqishëm dhe brilant

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka përgëzuar gazetarin Adi Krasta për monologun e mbajtur në mbështetje të kauzës së mbrojtjes së Teatrit Kombëtar.

Meta shprehet se Adrian Krasta është përfaqësuesi më i denjë i fjalës dhe i mendimit të lirë, një nga intelektualët më të shquar dhe zëdhënës i rëndësishëm i opinionit publik e kombëtar, i cili ka spikatur gjithmonë si kritik i pakompromis i abuzimeve me pushtetin në çdo kohë.

“Monologu i tij i fuqishëm dhe brilant, në mbështetje të kauzës së mbrojtjes së Teatrit Kombëtar ka marrë dje duartrokitjet e merituara dhe ka bërë jehonë të madhe pikërisht për shkak të fuqisë së fjalës së lirë në mbrojtje të të vërtetave.
Duke e falenderuar me mirënjohje Adrian Krastën për përfaqësimin dhe solidaritetin e shkëlqyer me kauzat qytetare e kombëtare, po ndaj me ju monologun e tij të mbajtur dje në skenën e Teatrit Kombëtar, simbolit frymëzues të rezistencës së popullit ndaj abuzimit me pushtetin”, shkruan Meta.

MONOLOGU I ADRIAN KRASTËS NË SKENËN E TEATRIT KOMBËTAR

Që nga koha kur u mendua gabimisht se shoqëria civile korri një fitore të madhe kundër sjelljes së plehrave kimike në fillim të kësaj qeverisjeje, nuk pati ndonjë betejë që të tregojë muskujt dhe zemrën e qytetarit të zakonshëm, që sillet tej pasionit politik. Qeverisja bëri atëherë një tërheqje të padëmshme për të dhe njerëzit lanë të lumtur sheshin drejt padijes së tyre. Sot, plehrat e rrezikshme, inceneratorët, drogat e forta, trafikantët, bashkiakë e deputetë me rekorde krimi, vrasës dhe dhunues të shëmtuar të grave, janë ulur këmbëkryq në trupin e një territori të vogël, që e quajmë me hipokrizi Atdhe i dashur e asnjë nerv lirie, reagimi apo dashurie nuk zgjohet më. Është vdekja e paguar e shoqërisë civile, për të cilën na u kërkua qysh në krye t’i rrëfenim atij varrin ku të vendoste lulen e triumfit.

Por deri para dy vjetësh… askush nuk mendoi se do të ishte një ndërtesë e lodhur por e bukur e një kompleksi, ku do të lindte ndoshta kauza më domethënëse dhe komplekse e 30 viteve të fundit: ajo për ruajtjen nga prishja dhe plaçkitja e Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë. Është ai çast kur është kauza që gjen njeriun dhe e kthen në një kudhër zemërate dhe qartësimi. Në një protestues.

Dua t’ju flas se si e shoh unë këtë trini të shenjtë sonte: ndërtesën, njeriun dhe kauzën.
Ndërtesa është e hatashme. Ka arkitekturë tipike të viteve ‘30. Bën pjesë në njollën e vetme jo otomane të Tiranës: atë europiano-perëndimore.
Nuk ka një njeri të mençur në Tiranë që nuk e kupton se rinovimi i kompleksit “Skënderbeg” me dy salla teatri, një pishinë, kopshte dhe një ndërtesë shik në fund jo vetëm do t’i bënte nder kujtesës kolektive dhe emocionit njerëzor, por do të shërbente si një antidot kundër çmendurisë frymëmbajtëse të qytetit të sotëm.

Kjo kauzë nuk do të ekzistonte nëse nuk do të bëhej menjëherë e QARTË dhe e konfirmueshme se teatri si ndërtesë nuk ka as më të voglën rëndësi për prishësit. Padyshim as ndërtimi i një teatri të ri, që është vetëm alibi. Është plaçkitja e tokës së tij që vlen. Kullat ishin dhe janë kali i Trojës së qytetit të sotëm. Sfida që ai bën të krijon një ndjesi disfatizmi, rënieje, vdekjeje. Ndaj ajo që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë gjatë këtyre dy viteve është sa e madhe, aq edhe e natyrshme. Te qytetarët që e shohin këtë teatër e këtë skenë çdo ditë me dashuri e merak duhet kërkuar çelësi për të kuptuar shqiptarin e sotëm. Te ky teatër janë ngjizur në një: tempulli, njeriu dhe vetë kauza.
Të gjithëve na ka bërë përshtypje fraza “kam parë qytet pa bulevard, por nuk kam parë bulevard pa qytet”.

Në natën neroniane të shkatërrimeve, një natë e Bartolomeut për stadiumin “Qemal Stafa”, që e nxorën vërtik nga mbrojtja e monumenteve për të ndërtuar një qendër brutale biznesi me një bahçe të vogël për kalçeto, ndërtesat e njollës më moderne të Tiranës po bien një nga një. Ato, të pagoja, jam i bindur se me shpirtin e njerëzve që kanë jetuar, qeshur, qarë, ëndërruar e janë shuar brenda tyre e kuptojnë se një skuadër pushkatimi po i shfaros.

Teatri Kombëtar duket sikur me një fuqi shekspiriane të veprave që janë interpretuar këtu, merr përsipër të frymëzojë kauzën. Kjo kauzë thërret njerëzit. Ata përgjigjen. Skuadra e pushkatimit e di se të qëllojë teatrin mund të përshpejtojë në mënyrë të paparashikueshme vdekjen e vetë qëlluesve. Ndaj kjo betejë nervash, retorikash, durimi, lobimi, argumentesh juridike e morale zbret në një fushë, e cila është më e jashtëzakonshmja: koha. Teatri, si një kështjellë, duhet të fitojë kohë. Rrethuesit pikërisht kohë nuk do të kenë të presin gjatë. Shpejt a vonë, do të humbin pushtet dhe nëse nuk nxitojnë me dredhi e hile, siç bëjnë gjithmonë rrethuesit, duke blerë tradhtarë dhe joshur qëndrestarë, duke sharë e shantazhuar, nuk do të mundin ta prishin kompleksin “Skënderbeg” për të ndërtuar kullat e premtuara, që bashkë me paratë shpëlajnë një herë e mirë sqimën qytetare, kujtesën tonë e atë historike.
Le të përpiqemi të bëjmë një identikit të rrethuesve. Ata duket sikur nuk dinë e nuk munden ta duan teatrin si art. As aktorin si artist. As skenën si vend i shenjtë. Padyshim, publikun e shohin si një votues militant, idiot dhe pa mendim. Nuk shihen shtresime kulturore në retorikën e tyre. Një lloj boshi që i dallohet në sy njeriut në skuadrën e pushkatimit. Sidomos më të riut. Në entuziazmin fake të servilizmit i dallohet pamundësia për të ndjerë.

Brenda kështjellës jeni ju. Heronjtë e përditshëm. Ju shoh dhe e ndiej të domosdoshme që për t’ju lartësuar të përpiqem të lexoj kundërfigurat tuaja.
Ata janë gjithashtu qytetarë të këtij qyteti. Por janë apatikë (të mundur), të frikësuar. Sidomos të frikësuar. Për ta, fatkeqësisht, rënia e teatrit nuk është rënia e lirisë, edhe pse ndoshta brenda zërit që nuk dëgjohet pranojnë se arti është shprehje e lirisë.
Ajo që po ndodh këtu është kjo: qeveria e bashkia duan ta plaçkitin tokën e kompleksit “Skënderbeg” që të ndërtojnë kulla. Kaq. Është vetëm kaq. Prandaj është një rrethim këmbëngulës.
Ata nuk kanë argument, por mbi të gjitha nuk kanë kohë. Dhe mungesa e kohës i detyron të bëjnë artifica politike dhe gabime e gafa konceptuale. Një prej flluskave më të zhbëshme të hedhura për konsum publik është se disa artistë e qytetarë të Tiranës nuk e duan zhvillimin. Se pasi Tirana të ndryshojë plotësisht, duke u çnatyruar përtej njohjes, ata që me kokëfortësi, zemër të ftohtë kalkulative, hile banale procedurash dhe gënjeshtra të blera në mediat e tyre sot po sulmohen në publik si lakmitarë e hajdutë, nesër do të shihen si largpamës e revolucionarë. Kjo është po aq e pasaktë sa ç’është bosh çdokush që e artikulon si mbrojtje. Ajo që shohim nuk ka lidhje me stilin arkitekturor, ndërsa te stadiumi nuk ka lidhje vetëm me plaçkitjen e tokës. Stadiumi i sotëm me emrin e një kompanie pothuaj turke do mbetet një ndërtesë brutale. Banale. Nuk i shërben sportit, por biznesit. Dhe është e pabukur.

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Shqipëri-Itali në sulm, operacione të shumta antidrogë

LEXO EDHE:  Itali, në pranga dy kushërinj për trafikim kokaine

Prishja e teatrit, ndërtimi i kullave aty, prishja e hotelit “Vjosa”, ndërtimi i ndërtesës së florinjtë te hotel “Tirana” dhe çdo gërryerje e paturpshme e asaj që Tiranën e ka bërë Tiranë nuk është zhvillim. Është hajdutëri, lakmi, narcizizëm, abuzim me pushtetin dhe arrogancë. Në këtë algoritëm mental të qeverisësve të momentit ka gjithsesi një gabim, të cilin duket se nuk duan ta shohin. E ardhmja mund t’u rezervojë atyre një befasi. Pavarësisht qetësisë së momentit, gjithçka që kanë bërë nuk do të kalojë e pandëshkuar.
Ndaj qyteti duhet të rezistojë. Fillimisht nga mbrojtësit e tij më entuziastë, pra heronjtë e tij. Më pas prej të gjithëve ne.
Unë kam shumë miq e të afërm, të cilët e di që do të kishin dashur të ishin këtu sot. Jam i tronditur nga mesazhet e shumta që kam marrë prej të njohurish e të panjohurish këto ditë se frika, një frikë e madhe i pengon të vijnë. E paprecedentë në këtë përmasë dhe e krahasueshme vetëm me regjime paçavure pushtetesh. Kjo që kanë prodhuar është fatkeqësi e madhe për ne të gjithë e për këtë vend, por është edhe ndëshkimi më i madh për ta. Kjo është arritja e vetme e një mendësie burracakësh pushteti, që nuk bënë dot as Shqipërinë e as historinë e tyre.
Në qeverisjen e kaluar, ne thamë fjalën tonë me të njëjtin nerv kundër prishjes së piramidës si pronë e qytetit dhe dëshmi e historisë dhe ajo është aty ende.
Ja ku jemi sërish për të mbrojtur Teatrin Kombëtar në një qeverisje tjetër. Ku janë ata qindra e mijëra vajza e djem Tirane që heshtin? Duhet të ndihen keq, jam i sigurt. Në boshin dhe shungullimën e mendimeve, në vetminë e tyre, larg interesave të kohës, ata e dinë se kompleksi “Skënderbeg” mund të rinovohej mrekullisht për t’u sjellë në kohën e lavdishme të ndërtimit.
Dhe po, ka gazetari të angazhuar pa qenë bythëlëpirëse. Dhe po, mund ta kesh personale kur pushteti e ka personale. Rrethuesit e kështjellës i përcaktojnë sinorët. Ata të thajnë puset, të helmojnë ajrin, të mbysin shpirtin e lirë, të varfërojnë jetën, të zvjerdhin atdheun, të bëjnë të largohesh. Kjo është personale. Ndërsa të gjithë ata që çirren e bërtasin për të bërë vokalin e liderit, për ata do të duhet të ndihet vetëm keqardhje. Është i rëndë pushtimi i shpirtit. Duhet të jetë si veshja e detyruar e një këmishe force.
Ndërkohë Shqipëria kurrë nuk ka qenë më e sëmurë se sot. E drobitur nga kanabizimi i territorit të saj dhe dalldia për të mbjellë e trafikuar. Ajo sot është në vendin e parë në botë për numrin e azilkërkuesve. Ajo humb çdo vit e çdo ditë pikë në rekorde e statistika që matin demokracinë. Ajo është ende jashtë e larg Europës. Ajo ka rritur borxhin. Ajo është ende më e varfra në Europë. Ajo ende nuk po kupton nëse bandat udhëheqin politikën apo politika udhëheq me banda. Administrata e saj është militante. Parlamenti i saj është qesharak. Qeverisja është e paaftë dhe e korruptuar.
Sot nuk jemi më në momentin e perceptimit. Gjithçka është provuar përtej dyshimit të arsyeshëm.
Unë dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj rrezikun e veçantë, të paparashikueshëm që sjell segmenti i fundit para lënies së pushtetit. Është ai kapërcyell kur mund të bëhen krime të mëdha kundër atdheut me lehtësinë e papërballueshme të fundit dhe vetëdijes se pushteti nuk të vjen më kurrë në dorë. Është ai moment që i ka trimëruar edhe më frikacakët. Një lloj lejeje për të mëkatuar ndërkohë që përgatitet apres moi le deluge. Ky segment i fundit është fillimi i riharrimit, ndaj bëhet i rrezikshëm. Sepse nuk ka pika referenciale. Lidhjet me realitetin janë shkëputur dhe bisedat rreth teje, qeverisësit, janë bërë pa përmbajtje.
Njeriu me pushtetin e segmentit të fundit ka një boshllëk në sytë e tij. Në zemrën e tij. Gjen një interes të sëmurë e mbytës tek ata që e rrethojnë. Ndaj Teatri Kombëtar tani është një kauzë që ka lidhje të fortë me kohën. Duhet të rezistojë në kohë. Në këtë segment të fundit, si në ditët e fundit të Romës, kur Neroni gjeti gjithë forcën e zhveshur nga arsyeja për ta djegur.
Teatri Kombëtar i plotëson të gjitha kushtet për t’u urryer nga qeverisja e sotme. Nga prishja e tij dhe ndërtimi i kullave mund të grabsen 200 milionë euro. Edhe pse rrethuesit nuk e fshehin një gëzim për rrënimin fizik të tij.
Zonja dhe zotërinj, Teatri Kombëtar nuk do të prishet. Nuk duhet të prishet. Qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë e të Kosovës, shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi dhe në të gjithë diasporën duhet të bëhen të ndjeshëm. Sot Teatri është Atdheu.

LEXO TE PLOTE