Connect with Us

Të gjitha bëmat dhe gjëmat e Vjollca Hoxhës në Top Media

Lajme

Të gjitha bëmat dhe gjëmat e Vjollca Hoxhës në Top Media

Publikuar

-

Vjollca Hoxha dhe Top Channel “vajtojnë dashurinë”

Do të ishte një listë e gjatë në rast se ne do të vendosnim vetëm emrat e personave të larguar nga Top Channel apo përplasjeve që ka pasur një prej aksionereve të këtij televizioni, Vjollca Hoxha me stafin, me miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish bashkëshortit të saj të ndjerë, Dritan Hoxha.

Lista është e gjatë dhe ende nuk ka përfunduar. Së fundi “viktimat” kanë qenë bashkëpunëtorët e ngushtë të Dritan Hoxhës. Me ata e filloi dhe me ata po vazhdon ndërkohë që rrugës janë me dhjetëra e qindra gazetarë, regjisorë, aktorë, kameramanë,e të tjerë, e të tjerë njerëz të larguar nga puna.

Në pak vite në drejtimin e Top Channel zonja Hoxha mban një rekord tjetër. Ky institucion, pra ky televizion kombëtar ka rekordin më të madh të gjyqeve që ka pasur ndonjëherë, padi për çështje biznesi të thjeshtë por edhe përplasje aksionerësh dhe gjyqe për fatura të papaguara.

Në Gjykatën e Tiranës dhe në Prokurori ka me dhjetëra çështje të ngritura, që nga aksionet e Top Channel pra përplasja me aksionerët e shumicës Albert Sino dhe Aurel Baçi të cilët mbain 60 përqind të totalit të aksioneve të këtij televizioni, të cilat Vjollca Hoxha, nuk ua njohu, por shpejt e shpejt me një manovër dhe me disa procese gjyqësore tepër të dyshimta dhe tepër skandaloze kanë tentuar t’ia u marrë të gjitha. Por këta ishin të parët më pas shumë prej tyre u larguan. Bashkëpunëtorët e ngushtë të Dritan Hoxhës, Enkel Joti ish drejtor i përgjithshëm i Top Channel historik në atë detyrë. Një tjetër bashkëpunëtor, Alban Jaho ka ikur së fundi nga drejtimi i Digitalb, një tjetër emër i njohur në shoqërinë e tyre është Ed Poda ndryshe njihet si Edi i Lorit por tashmë është i larguar nga bizneset pas përplasjeve me Vjollcën.

Por debate dhe gjyqe nuk ka patur vetëm për Top Channel, ka pasur edhe për Digitalb. Ato kanë plasur së fundi dhe Vjollca Hoxha kërkon të mos njohë disa aksione por edhe në këtë rast duket se jo si në rastin e parë çështja me gjyqet me prokuroritë dhe shantazhet me kronika televizive nuk i pinë ujë.

Ne foto: lart nga e majta ne te djathte, Aurel Baçi, Enkelejd Joti, Albert Sino, Eduard Poda, Besnik Myftari poshte: Ardian Proko, Dritan Hoxha

Ka dhe të tjerë emra, ka dhe të tjerë personazhe që njihen si miqtë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Dritan Hoxhës, njërëzit që bashkë me të ngritën epokën e artë të Top Channel dhe Digitalb të cilën Vjollca Hoxha duket se po e rrënon me gjyqe dhe përplasje. Asnjë nga këta në foto nuk ekziston më në biznese apo bashkëpunime me Vjollca Hoxhen, disa janë në gjyqe, të tjeret janë larguar fare. Ata që bashkë me Tanin ndertuan Top-in janë “viktimat” e Vjollcës

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Alban Jahos/Digitalb në kaos

Sot ndodhen në gjykatë, mosnjohje detyrimesh , borxhe të fshira e të tjera si këto pa folur me tej për cirqet e Vjollcës me Blushin e saj në blerjen e shitjen e 51% të aksioneve të Valtelino Caffe kompanisë që mban emrin tregtar Lori Caffe e cila tashmë ka për pronar dy aksionerët kryesorë të kompanisë së inceneratorëve në Shqipëri dhe Eva Blushim bashkëshorten e Ben Blushit. Kjo e dytja një nga këshilltaret kryesore që kujdeset për dosjet, proceset gjyqsore, bëmat dhe gjëmat, prokuroritë dhe gjithçka tjetër ka ndodhur.

Por, ndoshta ka ardhur koha që dikush të pyesë “pse”.

Ndoshta dikush nga fëmijët, tashmë të rritur të shohin të vërtetën në sy dhe t’i thonë vetes:

Çfarë ka ndodhur me Top Channel?

Cila është e vërteta e këtij televizioni?

Çfarë po bën Vjollca Hoxha me Ben Blushin me kompanitë e Dritan Hoxhës, me shitjen e Lori caffe , me aksionet e Digitalbit me akisonet e Top Channel?

Çfarë po bën Vjollca Hoxha, pse janë hequr nga puna me dhjetëra aktorë, regjisorë, gazetarë dhe drejtues të këtij televizioni?

Pse gjithë këto gjyqe nëpër gjykata dhe prokurori, përplasje të panëvojshme?

Pse sot Top Channel ka të njëjtët aksionerë dhe ortakëri së bashku me ata të Lori Caffe dhe koncesionin e qeverisë të inceneratorëve?

Pse të gjtiha këto pikëpyetje, zhurma, bëma dhe gjëma të Vjollca Hoxhës në këto vite?

Ndoshta ka ardhur koha që dikush të analizojë, të shohë të vërtetën më sy dhe ta thotë atë me zë të lartë, ndoshta sa është ende në kohë pa u rrënuar ende fare sepse nesër do të jetë vonë. Kjo thirrje e jona ndoshta mund t’i duket qesharake dikujt pasi mendon se Top Channel, është një perandori, por dhe shumë perandori kanë rënë dhe shumë njerëz e dinë dhe shohin. Tani ka ardhur koha që dikush të reflektojë, ta shohë dhe të reagojë. Mjafton të pyesë pse ka ndodhur dhe çfarë ka ndodhur dhe në fund të kuptojë cila është situata.

Këtë nuk mund ta bëjë më Vjollca Hoxha me Ben Blushin, këtë mund ta bëjnë vetëm ata që e duan Top Channel, fëmijët e Dritan Hoxhës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video/ Inceneratori i Tiranës shtrihet në Zimbabve

Publikuar

-

Nga

Inceneratori i Tiranës shtrihet në Zimbabve (VIDEO)

Geogenix BV, kompania guackë e regjistruar në Holandë, e cila zotëron koncesionin e inceneratorit të Tiranës ka arritur të shtjerë në dorë kontratën e shumëpërfolur të mbetjeve Zimbabve. Pas shumë akuzash dhe skandalesh, të cilat përfshinë edhe ministrat e qeverisë së Zimbabves, Geogenix ia ka dalë të marrë miratimin e propozimit të pakërkuar për të marrë me koncesion administrimin e mbetjeve në Harare, kryeqytetin e Zimbabves.

Marrëveshja fillimisht është miratuar nga Këshilli Bashkiak, ku është prezantuar nga Mauro Bianchi, përfaqësues i kompanisë Geogenix

Pas miratimit në këshillin bashkiak, koncesioni është miratuar dy javë më parë edhe nga qeveria e Zimbabves duke i hapur rrugë realizimit të projektit. Në pamjet e bëra publike nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Harares, ngjitur me Bianchin është edhe një person tjetër me maskë si përfaqësues i kompanisë Geogenix. Mediat në Zimbabve raportojnë se personi në fjalë është shtetas shqiptar. Por MCN nuk mundi të konfirmojë nëse bëhet fjalë për Mirel Mërtirin, personin që zotëron inceneratorët në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Gaz lotsjellës dhe errësirë/ Protestuesit: Të mos na provokojnë, është e drejta jonë

Tentativat e kompanisë që ka me koncesion inceneratorin e Tiranës për të marrë një kontratë të ngjashme edhe në Zimbabve kanë nisur disa vite më parë, kur ajo nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me bashkinë e Harares. Në atë kohë, bashkia e kryeqytetit kishte hapur tender për menaxhimin e  mbetjeve, por tentoi t’ia jepte kontratën 134 milionë dollarëshe, pa garë kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Skandali u denoncua në mediat e Zimbabves, të cilat akuzuan ministrin e punëve lokale, Juli Moyo, si të përfshirë në korrupsion.

LEXO EDHE:  Përçarja e grupit parlamentar Demokrat/ Rudina Hajdari shuan zërat

Pas këtyre akuzave, këshilli bashkiak i Harares e anuloi marrëveshjen e mirëkuptimit në korrik të vitit të kaluar. Por një vit më pas koncesioni është miratuar, edhe pse nuk dihet nëse vlera e tij është 134 milionë dollarë sa u raportua vjet.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Humbën në pyllin e Llogarasë/ Policia nis kërkimet për çiftit francez pas sinjalit SOS

Publikuar

-

Nga

Humbën në pyllin e Llogarasë/ Policia nis kërkimet për çiftit francez pas sinjalit SOS

Një çift francez kanë lëshuar sinjalin SOS, pasi kanë humbur në pyllin e Llogarasë.

Mësohet se çifti i turistëve nga Franca, janë nisur orët e para të mëngjesit për të eksploruar pyllin në Llogara, por më pas nuk ka asnjë gjurmë të tyre.

Ndërkohë për gjetjen e shpëtimin e tyre janë nisur dy grupe policësh si nga toka ashtu dhe nga deti me gomone. Në ndihmë të policisë janë dhe punonjës së Zonave te mbrojtura të cilët njohin shtigjet në pyll.

LEXO EDHE:  Pas sherrit virtual me Meritonin/ Noizy “thumbon” Don Xhonin

LEXO EDHE:  Plas keq mes Varrosit dhe Meriton Mjekiqit/ Reperi publikon bisedën me ish partneren e moderatorit

Po ashtu pritet të bëhet kontroll edhe me dron për të bërë te mundur gjetjen e tyre para se të errësohet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Skandali i policisë me kompanitë celulare

Publikuar

-

Nga

Skandali i policisë me kompanitë celulare

Policia e Shtetit ka vendosur që të kalojë shërbimin e telefonisë për të gjithë policinë nga kompania Vodafone tek kompania One.

Bëhet fjalë për rreth 12 mijë abonime të policëve të cilët tani do të duhet të kalojnë nga Vodafone në One.

Që nga vitit 2007, Ministria e Brendëshme ka patur një kontratë kolektive me kompaninë Vodafone e cila u siguronte të gjithë punonjësve të strukturave të minsitrisë, përfshi gjithë policët e shtetit, tarifa më të ulëta se sa po ta merrnin shërbimin individualisht.

Kontrata e fundit përfundoi një muaj më parë. Ministria ndërkohë ka vendosur të mos bëjë më kontratë kolektive, por t’ja lërë çdo institucioni në dorë nëse duan të bëjnë një kontratë kolektive.

Si rezultat, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH) ka vendosur të bëjë kontratë kolektive si institucion.

Një burim i Exit News në DPPSH informon se Policia e Shtetit ka vendosur të ndryshojë shërbimin nga operatori Vodafone në operatorin One, duke iu kërkuar rreth 12 mijë punonjësve të saj të ndryshojnë operatorin.

Exit News i ka kërkuar DPPSH-së ta konfirmojë këtë informacion por nuk ka marrë përgjigje.

Duke lënë mënjanë konsideratat tregtare të këtij veprimi, ky kontraktim risjell në vëmendje një shqetësim që lidhet me pronësinë e kompanisë One.

LEXO EDHE:  Policia “sherr” me romët/ Prishet tregu te Spitali nr.5, një grua përfundon në spital

LEXO EDHE:  “Përplasen” komisionet e Vettingut/ KPA u jep shpresa të shkarkuarve

Sikurse Exit News ka raportuar dy vjet më parë pronari kryesor i One është bullgari Spas Roussev, i cili dyshohet për lidhje me mafian bullgare, rrjete të tjera kriminale dhe i dyshuar kryesor për manipulimin e një ankandi në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse këto dyshime nuk janë të provuara, kalimi i telefonisë dhe komunikimeve të Policisë së Shtetit, përfshi aksesin në bazat e të dhënave kriminale tek One, duhet të ngrejë shqetësime serioze.

Për më shumë se 14 vjet, Policia e Shtetit ka marrë një shërbim të sigurt, pa rrjedhje dhe probleme sigurie, por tashmë po zgjedh që të hyjë në një marrëdhënie të pasigurt, me një operator mbi të cilin ka hije dyshimi.

Mbi të gjitha, kontrata kolektive nuk është prokurim publik—telefonat e punonjësve të policisë nuk paguhen nga buxheti publik por nga vetë punonjësit e policisë. Për këtë arsye konsideratat e besueshmërisë dhe sigurisë së shërbimit duhet të jenë konsideratat kryesore të Policisë së sShtetit.

Të rrezikosh besueshmërinë dhe sigurinë e një shërbimi të tillë, mund t’u shërbejë interesave private dhe jo publike./exitnews

LEXO TE PLOTE