LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembja e hotelit karantinë në Kinë/ Shkon në 10 numri i viktimave

8 Mars 2020, 14:34, Kosova & Bota CNA
Shembja e hotelit karantinë në Kinë/ Shkon në 10 numri i

Shkon në 10 numri i personave që kanë humbur jetën pas shembjes së një hoteli që u përdor si një qendër karantine prej koronavirusit në Kinë.

Sipas CNN, 80 njerëz ishin brenda ndërtesës kur ajo u rrëzua, 9 shpëtuan, ndërsa 71 persona u bllokuan nën rrënoja.
Prej tyre, 48 janë nxjerrë nga rrënojat dhe 23 nuk dihet se ku janë.
Departamenti i Zjarrit Fujian ka vendosur më shumë se 1 mijë zjarrfikës në ndihmë të personave të mbetur në rrënoja.

Në kohën e shembjes, 58 njerëz ishin në hotel dhe të gjithë kishin dalë negativ për testin e koronavirusit të ri.

Quanzhou është rreth 600 milje larg Ëuhan, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Kinë, ku më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur nga virusi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga