LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembet hoteli i përdorur si karantinë/ Humbin jetën 4 persona, 29 të tjerë nën rrënoja

8 Mars 2020, 07:12, Kosova & Bota CNA
Shembet hoteli i përdorur si karantinë/ Humbin jetën 4 persona,

Katër persona kanë humur jetën dhe 29 të tjerë rezultojnë të humbur pasi hoteli që përdorej si karantinë për të infektuarit me koronavirus në Kinë, u shemb.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin kinez të Quanzhou.
Punëtorët e shpëtimit janë ende në kërkim të personave të humbur nën rrënojat e hotelit me pesë kate.
Nga 71 të bllokuar fillimisht, 38 u shpëtuan, tha Ministria e Menaxhimit të Emergjencave. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e hotelit.

Qyteti Quanzhou ka regjistruar deri tani 47 persona të prekur nga koronavirusi.
Hoteli raportohet të jetë hapur në vitin 2018 dhe kishte 80 dhoma./CNA.al

Lajmet e fundit nga