Connect with Us

Reshje bore dhe shiu gjatë natës/ ARRSH jep informacion mbi gjendjen e rrugëve në vend

Sociale

Reshje bore dhe shiu gjatë natës/ ARRSH jep informacion mbi gjendjen e rrugëve në vend

Publikuar

-

Gjatë natës ka patur reshje bore dhe reshje me intensitet të lartë shiu në veri dhe jug të vendit.

Reshje bore ka pasur në Q. Mali-Fierzë, B.Curri-Valbonë, Pukë-Fushë-Arrës-Shemri, Fushë Arrës-Q.Mali, pjesët fundore të akseve U. Cerenecit- Steblevë, dhe Kuben-Vasije.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, qarkullimi vazhdon normalisht, pa zinxhirë, në të gjithë rajonin e veriut.

Në segmentin Fushë Studë-Steblevë ka rreth 5-7cm dëborë, por nuk ka probleme me qarkullimin.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh dhe rënie dherash në akset rrugore:
Në aksin Berat-Çorovodë, që ka sjellë vështirësi në qarkullim për disa minuta, aktualisht rruga është pastruar dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm pasi mund të ketë përsëri rënie gurësh për shkak të reshjeve.
Në km 12 të aksit Maliq-Lozhanë pati rënie të një masivi dherash dhe pemesh, të cilën kontraktorët e mirëmbajtjes e pastruan dhe tani qarkullimi vazhdon normalisht.
Në aksin Çorovodë-Hambull pati rënie guresh, u pastruan nga kontraktori qarkullimi vazhdon normalisht.
Në akin Këlcyrë-Përmet pati dalje të disa përenjve anësorë duke sjellë në rrugë dhera dhe gurë, aksi u pastrua nga kontraktori, qarkullimi vazhdon normalisht.
ARRSH u bën thirrje drejtuesit të mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Bushati ndalet tek gratë dhe vajzat e harruara/ Mesazhi i fortë i ish ministrit

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në mesazhin e tij për 8 Marsin u ndal tek gratë dhe vajzat e harruara të cilave sipas tij, nuk ua dimë as emrin, as përpjekjen dhe as mundin, por që kanë një kontribut të pamohueshëm në shoqëri.

Bushati thotë se ka qindra histori të patreguara për gra dhe vajza që me kurajë përballojnë presionin në forma nga më të ndryshmet dhe ja dalin të kthehen në modele për shoqërinë, edhe në mjedisin e tyre, duke frymëzuar një shoqe, një kolege, e kështu me radhë.

“Sot, dua të përgëzoj dhe inkurajoj pikërisht këto gra dhe vajza që nuk përkulen, nuk pranojnë që të shërbejnë si fasadë e burrave në politikë, sipërmarrje apo media duke zgjedhur me vendosmëri rrugën e mundimshme të suksesit në shoqëri.
Gratë e vajzat që nuk e pranojnë dhunën e diskriminimin. Refuzojnë! Denonciojnë!
Gratë dhe vajzat e gjeneratës së re që nuk pranojnë kthimin e orës mbrapa.
Për ato që nuk bëjnë kompromis, dhe nuk pranojnë të jenë thjeshtë dhe vetëm numra, e as statistikë”, shkruan Bushati.

Ai thekson se ne duhet të bëjmë më shumë për të mbyllur hendekun në trajtim mes burrave dhe grave në paga e karrierë.
“ Të vendosim ekuilibrin e duhur midis punës dhe jetës së tyre private, që kujdesi për fëmijët e familjen të jetë proporcional, e të mos i penalizojë gratë në rrugën e tyre të karrierës”, shkruan mes të tjerash Bushati.

LEXO EDHE:  Punime në rrethrrotullimin e Kamzës/ ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  Pas Rrugës së Arbrit, edhe 6 kompani të tjera japin oferta për rrugë me koncesion, ja cilat janë

Më tej ai thotë se 8 Marsi duhet të shërbejë si një moment rigjallërimi në betejën për barazi në trajtim mes burrave dhe grave për të shtuar rastet e suksesit të grave dhe vajzave në shoqëri.
“Mbrojtja dhe përparimi i të drejtave të grave duhet të jetë në themel të veprimit tonë politik e shoqëror, pasi nuk mund të ketë një familje të shëndoshë e të lumtur pa siguruar barazinë dhe ekuilibrin mes burrit dhe gruas.
Ne nuk mund të mjaftohemi me faktin se e kemi shtëpinë tonë në rregull”, përfudonn Bushati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ish deputeti ngre alarmin/ Shqipëria duhet të shpallë sot gjendjen e emergjencës për koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se Shqipëria duhet të shpallë sot gjendjen e emergjencës për koronavirusin.

Shehu shprehet se kjo është e domosdoshme duke u bazuar se pari “në gjendjen epidemiologjike rajonale, si dhe në ecurinë e kësaj epidemie në Itali, ku tashme ka dale nga “Zona e kuqe” duke marre dimensione të mëdha në të gjithë territorin, me nje mortalitet të lartë rreth 4,4%, vend me të cilin neve kemi shkëmbime të gjera dhe që ka implementuar masa energjike.
2- Duke u bazuar në rritjen shumë të shpejte të rasteve të infektuara në Greqi, masave të emergjencës që sot pritet të shpallë dhe ai vend, me të cilin ne gjithashtu kemi shkëmbime të mëdha.
3- Në rastet e diagnostikuara së fundmi dhe në vendet e tjera të Rajonit.
4-Në të dhënat e përgjithshme për karakteristikat e këtij virusi e rreziqet që paraqet ai.
5- Në dobësitë e mëdha të sistemit tonë shëndetësor, gjë që manifestohet si në nivel diagnostikimi, parandalimi, ashtu e mjekues”.

Sipas Shehut, pavarësisht se zyrtarishit ne “nuk kemi” akoma asnjë rast të deklaruar, në këto kushte duhet shpallur gjendja e emergjencës së pari për periudhën prej sot deri me 16 mars, praktikë kjo e aplikuar edhe nga shtete të tjera të zhvilluara.

LEXO EDHE:  Punime në rrethrrotullimin e Kamzës/ ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  Vetëm 13 ditë në krye të ARRSH-së/ Jep dorëheqjen Vasilika Vjero

“Ne tërësi masat duhet të jenë të nivelit të atyre të aplikuara në Itali si shtet për jashtë “Zonës së saj të Kuqe”, për të cilën sot hyri në fuqi një regjim tjetër shume më i fortë.
Është e domosdoshme që dhe Presidenti i Republikës të mbledheë Këshillin e Sigurisë Kombëtare me drejtim shendetesor”, shkruan Shehu.
Më tej ai thekson se në këto situata duhet vepruar sa më shpejt, “sepse të vazhdosh të luash rolin e “trimit” të pa përgjegjshëm, mund të rrezikosh rëndë qytetaret”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Fuqizimi i vajzave dhe grave i bën sfidat më lehta”/ Mesazhi i Metës për 8 Marsin

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka publikuar mesazhin e tij për festën e 8 Marsit teksa uron gratë shqiptare.

Ai shprehet se sot Shqipëria do të bëhet një vend edhe më i bukur, vetëm me vajza e gra të lumtura e të realizuara në çdo aspekt, të barabarta me burrin si në jetën publike ashtu edhe atë profesionale, dhe që nuk keqpërdoren nga politika.
Mes të tjerash Meta, ka shprehur një falenderim të veçant edhe për dhjetëra mijëra nëna, gra dhe të reja, të cilat ju bashkuan më 2 mars “Pranverës kuqezi”.

“Një urim të përzemërt për më të shtrenjtat, më të dashurat dhe të pazëvendësueshmet e familjeve tona, për çdo nënë, grua, vajzë e motër shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!
Sot është vetëm një ditë simbolike, por e gjithë jeta e marrë së bashku nuk do mjaftonte për t’ju shprehur me përulje mirënjohjen më të pakufishme për dashurinë, përkushtimin dhe sakrificat e jashtëzakonshme për familjen e ngrohtë, shoqërinë e zhvilluar dhe begatinë e vendit.
Fuqizimi i vajzave dhe grave i bën sfidat më lehta! Por ne ende kemi një hendek të rëndësishëm për të kapërcyer për t’i vënë përgjithmonë në histori vargjet e Çajupit, i cili protestonte ndaj burrave.
Shqipëria do të bëhet një vend edhe më i bukur, vetëm me vajza e gra të lumtura e të realizuara në çdo aspekt, të barabarta me burrin si në jetën publike ashtu edhe atë profesionale, dhe që nuk keqpërdoren nga politika.
Duhet të çlirojmë potencialet e vërteta dhe të plota të vajzave dhe grave të Shqipërisë, që të ndalim shpopullimin e Atdheut dhe degradimin e familjes.
Lidershipi i tyre do të ndihmojë që Shqipëria të bëhet e shkëlqyeshme dhe frymëzuese për fëmijët dhe të rinjtë tanë.
Një falenderim të veçantë kam sot edhe për dhjetëra mijëra nëna, gra dhe të reja, të cilat ju bashkuan më 2 mars PRANVERËS KUQEZI, duke i dhënë me energjinë dhe vitalitetin e tyre më shumë forcë zërit të sovranit.
Bekuar qofshin vajzat e gratë shqiptare kudo në botë!”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE