Connect with Us

Refugjatët në Shqipëri/ Panariti kërkon reagim urgjent nga Presidenti dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Politikë

Refugjatët në Shqipëri/ Panariti kërkon reagim urgjent nga Presidenti dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Publikuar

-

Ish-ministri i Bujqësisë në qeverinë Rama 1, Edmond Panariti, ka kundërshtuar transfertën masive të refugjatëve brenda territorit shqiptar.

Panariti thotë se Presidenti dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të shqyrtojnë me urgjencë këtë prurje masive.

Ai përmend faktin se populli shqiptar e ka për traditë mikpritjen dhe strehimin e të huajve në nevojë dhe të kërcënuar në vendet e tyre, por pretendon se i ka përmbushur dhe madje tejkaluar detyrimet në përballjen e krizave humanitare.

Më tej, ish-ministri rendit hollësitë dhe rrethanat e kësaj transferte masive refugjatësh, që sipas tij duhet të dijë Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

“1. Ka mjaft studime që dëshmojnë se refugjatët nga zonat e luftës, mbartin rrezikun e destabilizimit të vendit pritës. Kjo mund të vijë në formën e aktivistëve politikë të cilët mund ta përdorin vendin si bazë riorganizimi të rezistencës.

LEXO EDHE:  Dorëzohet Meta/ Kjo është puna e parë që bën pasi merr postin e Presidentit

2. Vendi pritës mund të shndërrohet në strehim luftëtarësh të cilët nën maskën e refugjatëve, mund të futin armë dhe të bëhen bartës të ideologjive destabilizuese.

3. Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të njihet me kohëqëndrimin e refugjatëve dhe hollësitë e fatit të tyre afat mesëm dhe afat gjatë.

4. Është urgjente që Presidenti dhe Këshilli i Sigurisë të shqyrtojnë dhe shprehen për këtë çështje!”, nënvizon Panariti në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

8 marsi e gjen Metën në Kosovë/ Presidenti i dhuron lule Atifete Jahjagës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme ish presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Meta ka publikuar pamje nga takimi, ku shihet se i ka dhuruar Jahjagës një buqetë me lule, me rastin e 8 marsit, festës ndëtkombëtare të grave.

Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit thotë se mbështet plotësisht kauzën fisnike të “Fondacionit Jahjaga”.

“Kënaqësi të takoja sot Presidenten Atifete Jahjaga dhe t’i dhuroja një buqetë më lule me rastin e 8 Marsit, duke uruar me këtë rast edhe të gjitha nënat, gratë dhe motrat e Kosovës.

LEXO EDHE:  U përjashtua nga kabineti qeveritar/Reagon Saimir Tahiri, porosia për kolegët

LEXO EDHE:  8 tonë drogë kaluan nga Durrësi/ Befason policia: Shqipëria nuk është e përfshirë!

Mbështetje të plotë dhe solidaritet me kauzën fisnike të “Fondacionit Jahjaga”, shkruan Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha takime me qytetarët/ Socialisti premton se do votojë për PD-në

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka zhvilluar sërish takime të tjera në tre familje shqiptare, banore të një pallati.

Njëri prej qytetarëve deklaron hapur se është socialist, por premton se këtë radhë do të votojë për Partinë Demokratike, pasi ka humbur besimin te kryeministri, Edi Rama.

Basha ka publikuar pamje nga takimet dhe jep fjalën se do të garantojë kushte më të mira ekonomike dhe do t’i japë fund largimit masiv nga vendi.

“Për vizitë në familjet e Nikos, të Gëzimit dhe të Ilirit, te cilët jetojnë në të njëjtin pallat dhe ndajnë të njëjtat halle: ekonomi e dobët, papunësi e lartë dhe emigrim masiv. Me problemet e tyre përballet sot pjesa më e madhe e familjeve shqiptare. Pasi dëgjova me vëmendje shqetësimet e tyre, i sigurova ata se ne i kemi të gjitha mundësitë për një jetë më të mirë këtu në Shqipëri! Për këtë na duhet një ndryshim i madh në qeverisje, në botëkuptim dhe në prioritete për ta vënë në jetë këtë potencial të jashtëzakonshëm që do të garantojë kushte më të mira ekonomike për  familjet shqiptare dhe do t’i japë fund largimit masiv nga vendi”, shkruan lideri i demokratëve në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndryshimi nis me gratë!”/ Demokratët dhurojnë mijëra lule për 8 mars

Publikuar

-

Nga

Anëtarët e Lidhjes Demokratike së Gruas në Shqipëri kanë shpërndarë lule në disa qytete të Shqipërisë për femrat me rastin e 8 marsit.

Partia Demokratike ka publikuar foto nga dhurimi i mbi 10 mijë luleve, që kanë bërë të lumtura sot gratë.

“Sot ishim me mijëra gra dhe vajza në të gjithë Shqipërinë. Dhuruam mbi 10 mijë lule nga Veriu në Jug, në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, Fier, Vlorë, Lezhë, Berat, Dibër, duke shpërndarë më shumë shpresë, optimizëm dhe besim se ditë më të mira do të vijnë! Ndryshimi nis me gratë! Gezuar 8 Marsin!”, shkruan PD në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE