Connect with Us

Përhapja e koronavirusit/ Karantinohen 16 milionë njerëz në Italinë e Veriut

Bota

Përhapja e koronavirusit/ Karantinohen 16 milionë njerëz në Italinë e Veriut

Publikuar

-

Kryeministri italian Giuseppe Conte bëri me dije mëngjesin e kësj të diele se Italia e Veriut do të jetë në karantinë.

Ai tha se të paktën 16 milionë njerëz tani do të jenë në karantinë në rajonin e Lombardisë gjithashtu edhe në 14 provinca deri në fillim të prillit.
Ky vendim i qeverisë u ndërmor për të përmirësuar situatën e krijuar prej koronavirusit.

Me këtë vendim do të mbyllen palestrat, pishinat, muzetë dhe vendpushimet e skive. Dasmat dhe funeralet nuk do të lejohen gjithashtu.
Italia është vendi më i goditur nga koronavirusi në Europë. Sipas raportimeve të fundit numri i të vdekurve ka kaluar mbi 230 persona ndërsa të konfirmuar janë 5.883 të infektuar.

LEXO EDHE:  Tentuan ti arratisen policisë/ Përplaset makina e 4 hajdutëve

“Ne duam të garantojmë shëndetin e qytetarëve tanë. Ne e kuptojmë se këto masa do të imponojnë sakrifica, ndonjëherë të vogla dhe ndonjëherë shumë të mëdha,” tha kryeministri Giuseppe Conte mëngjesin e kësaj të diele./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

73 të prekur nga koronavirusi në Greqi/ Qeveria ashpërson masat

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi.

Autoritetet greke bëjnë me dije se deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 73, por fatmirësisht ende nuk ka asnjë viktimë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe profesori i Sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiodras njoftoi pas një mbledhje qeveritare, se janë ashpërsuar masat.

Gjithashtu Tsiodras deklaroi se shumica e të prekurve kanë qenë për vizita në vende të tilla si Egjipti apo Izraeli.

LEXO EDHE:  Mafia shqiptare hap front të ri “pune” me Italinë

LEXO EDHE:  Tentuan ti arratisen policisë/ Përplaset makina e 4 hajdutëve

Qeveria greke ka planifikuar të ndalojë ekskursionet brenda vendit për 2 javë dhe të mbyllë të gjitha ngjarjet sportive pa spektatorë.

Ndërkohë, pritet që të merren edhe masa të tjera lidhur me parandalimin e rasteve të reja me koronavirus, të cilat do të bëhen publike ditën e nesërme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shembja e hotelit karantinë në Kinë/ Shkon në 10 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Shkon në 10 numri i personave që kanë humbur jetën pas shembjes së një hoteli që u përdor si një qendër karantine prej koronavirusit në Kinë.

Sipas CNN, 80 njerëz ishin brenda ndërtesës kur ajo u rrëzua, 9 shpëtuan, ndërsa 71 persona u bllokuan nën rrënoja.
Prej tyre, 48 janë nxjerrë nga rrënojat dhe 23 nuk dihet se ku janë.
Departamenti i Zjarrit Fujian ka vendosur më shumë se 1 mijë zjarrfikës në ndihmë të personave të mbetur në rrënoja.

LEXO EDHE:  Video-Koronavirusi në Itali/ Qytetarët në panik, boshatisin raftet e supermarketeve

LEXO EDHE:  Mafia shqiptare hap front të ri “pune” me Italinë

Në kohën e shembjes, 58 njerëz ishin në hotel dhe të gjithë kishin dalë negativ për testin e koronavirusit të ri.

Quanzhou është rreth 600 milje larg Ëuhan, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Kinë, ku më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur nga virusi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Shembet hoteli i përdorur si karantinë/ Humbin jetën 4 persona, 29 të tjerë nën rrënoja

Publikuar

-

Nga

Katër persona kanë humur jetën dhe 29 të tjerë rezultojnë të humbur pasi hoteli që përdorej si karantinë për të infektuarit me koronavirus në Kinë, u shemb.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin kinez të Quanzhou.
Punëtorët e shpëtimit janë ende në kërkim të personave të humbur nën rrënojat e hotelit me pesë kate.
Nga 71 të bllokuar fillimisht, 38 u shpëtuan, tha Ministria e Menaxhimit të Emergjencave. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e hotelit.

Qyteti Quanzhou ka regjistruar deri tani 47 persona të prekur nga koronavirusi.
Hoteli raportohet të jetë hapur në vitin 2018 dhe kishte 80 dhoma./CNA.al

LEXO TE PLOTE