Kronika
Parakalimi i gabuar/ Përplasen dy automjete në Fushë Krujë, ka dhe të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë – Vorë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Golf” me targa AA 296 FM dhe një “Citroen” me targa AA 367 ZE.
Sipasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe një prej pasagjerëve.
Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë parakalimi i gabuar i një prej automjeteve.
Ndërkaq, të plagosurit janë dërguar në qendrën shëndetësore të Fushë Krujës ku po marrin mjekimin e nevojshëm./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Zbardhen detajet e para/ Kush është i riu që u ekzekutua me kallashnikov në mes të Durrësit
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Durrësit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se...

Tronditet Durrësi, vritet me armë i riu në mes të qytetit
Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një i ri është i ri është qëlluar me armë, duke ndërruar jetë në spital. Durrës/Informacion...