Bota
Papa Francesku thyen traditën/ Mesazh për koronavirusin nga biblioteka

Papa Francesku ka thyer traditën me fjalimin e mbajtur ditën e sotme.
Ndonëse prej vitesh të tëra Papa mbante fjalim të dielave në dritaren e tij, sot nuk ndodhi kështu.
Besimtarët e grumbulluar në sheshin e Vatikanit, e ndoqën fjalimin e Papa Franceskut nëpërmjet një monitori, pasi ai dha një mesazh për koronavirusin nga biblioteka në Pallatin Apostolik.
“Unë jam afër me lutjet për njerëzit që vuajnë nga epidemia e koronavirusit. Bashkohem në inkurajimin e besimtarëve për të jetuar këtë moment të vështirë me forcën e besimit, sigurinë e shpresës dhe zellin e bamirësisë. Koha e Kreshmës na ndihmon të gjithëve të japim një kuptim ungjillor edhe në këtë moment sprovimi dhe dhimbjeje”, tha Papa, ndërsa në fund të fjalimit doli në dritare dhe përshëndeti besimtarët.
Kujtojmë se pak ditë më parë Papa Francesku pati komplikacione me shëndetin dhe iu nënshtrua testit për koronavirusin, por fatmirësisht rezultoi negativ. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Koronavirusi/ Gjermania vendi i parë në BE që blen ilaçin e antitrupave
Ka disa vaksina kundër Coronës, por shumë pak ilaçe efektive për të sëmurët. Ministri gjerman i Shëndetësisë vendosi tani për blerjen e 200.000 dozave të...

Spitali gjerman në karantinë/ 20 pacientë dhe personeli të infektuar me variantin e ri të COVID
Një spital në Gjermani është vendosur në karantinë pasi 20 pacientë dhe personeli mjekësor kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri të Covid-19. Karantimi i...