LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Njëzet minuta në natyrë çdo ditë, është receta për t’u ndier psikologjikisht më mirë

8 Mars 2020, 08:26, Blog CNA
Njëzet minuta në natyrë çdo ditë, është

Natyra i qetëson shpirtrat tanë të stresuar. Ne e dimë në mënyrë instinktive, se natyra është receta më e mirë. Por një studim i fundit, ka zbuluar se sa pak kohë duhet të shëtisim apo qëndrojmë në natyrë, për të pasur përfitimet që duam.

Në studimin e botuar në revistën ?Frontiers in Psychology?, studiuesit u përpoqën të identifikojnë ?dozën? më efektive të kohës në natyrë, në kontekstin e jetës normale të përditshme. Ndërsa shumë mjekë rekomandojnë përvojat në natyrë, për lehtësimin e stresit dhe përfitime të tjera shëndetësore ? ndonjëherë i etiketuar si një ?ilaç natyral? – autorët e studimit shpresuan të sqarojnë detajet e këtij lloj trajtimi.

?Ne e dinim se kalimi i njëfare kohe në natyrë e zvogëlon stresin, por deri më tani nuk ishte e qartë se sa kohë është e mjaftueshme, sa shpesh duhet të dalim, apo se çfarë përvojë në natyrë na sjell dobi?- thotë autorja kryesore e studimit Meri Hanter, profesore e asociuar në Shkollën e Universitetit të Miçiganit për Mjedis dhe Qëndrueshmëri.

?Studimi ynë tregon se për të pasur më shumë efekte pozitive në uljen e niveleve të kortizolit, hormonit të stresit, ju duhet të kaloni 20-30 minuta ulur, apo duke ecur në një vend që ju siguron një ndjenjë të natyrës?- thotë ajo. Për të zbuluar ?dozën? më të efektshme, Hanter dhe bashkautorët e studimit, i kërkuan 36 banorëve në një qytet që të kishin përvoja të qëndrimit në natyrë të paktën 10 minuta m 3 herë në javë gjatë 8 javëve në total.

Çdo 2 javë, studiuesit mblidhnin mostra të pështymës, për të matur nivelet e kortizolit, si para ashtu edhe pasi pjesëmarrësit dilnin për shëtitje në natyrë. Të dhënat treguan se edhe vetëm një qëndrim 20-minutësh në natyrë, është i mjaftueshëm për të ulur ndjeshëm nivelin e hormonit të stresit.

Efekti ishte më efikas midis 20-30 minutave, pas së cilës përfitimet vazhdonin, por me një ritëm më të ngadaltë. Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar, që analizuan zakonet e përditshme të rreth 20.000 njerëzve, propozuan një ?recetë? të ngjashme:2 orë në javë, të kaluara në një park apo në një mjedis pyjor, do të përmirësojë ndjeshëm shëndetin tuaj.

Këto rezultate, varen nga gjetjet e studimeve të tjera, njëra prej të cilave zbuloi se shpenzimi i 20 minutave në një park urban mund t?ju bëjë më të lumtur, pavarësisht nëse atë kohë e përdor apo jo për t?u ushtruar fizikisht. ?Në përgjithësi, ne zbuluam se vizitorët e parqeve, raportuan një përmirësim të mirëqenies emocionale?- u shpreh autori kryesor i studimit në Universitetin e Alabamës në Birmingham, Hon K.Juen.
?Nga ana tjetër, ne nuk gjetëm ndonjë lidhje mes nivelit të aktivitetit fizik, me një mirëqenie emocionale të përmirësuar. Përkundrazi, konstatuam se koha e kaluar në park, është e lidhur me një mirëqenie emocionale të përmirësuar?.

Për këtë studim, 94 të rritur vizituan 3 parqe urbane në Maunten Bruk, Alabama, duke plotësuar një pyetësor mbi mirëqenien e tyre emocionale para dhe pas shëtitjes së tyre në natyrë.
Një aplikacion gjurmoi aktivitetin e tyre fizik. Rezultoi se një qëndrim midis 20-25 minutave tregoi rezultatet më të mira, me një rritje prej afro 64 për qind të mirëqenies së vetë-raportuar të pjesëmarrësve, edhe nëse ata nuk kishin ecur shumë në park.
Kjo e fundit është veçanërisht pozitive, pasi do të thotë se çdokush mund të përfitojë nga vizita në një park aty pranë, pavarësisht nga mosha apo aftësia fizike. Bashkëautori i studimit, dhe një profesor tjetër i Universitetit të Alabamës, Gevin Xhenkins, pranon se numri i subjekteve të përfshira në studim ishte i vogël, por gjithsesi gjetjet e tij ilustrojnë rëndësinë që kanë parqet urbane.

?Ka një presion në rritje në hapësirën e gjelbër brenda ambienteve urbane. Planifikuesit dhe zhvilluesit, syunojnë ta zëvendësojnë hapësirën e gjelbër me banesa dhe qendra tregtare. Sfida me të cilën përballen qytetet, është se ka një dëshmi në rritje të vlerës së parqeve të qytetit, por ne vazhdojmë të shohim prishjen e hapësirave urbane?- deklaron ai.

Në një përmbledhje tjetër të botuar në ?Frontiers in Psychology?, studiuesit në Universitetin Kornell, ekzaminuan rezultatet e 14 studimeve që u fokusuan në ndikimin e natyrës tek studentët. Ata zbuluan se ndoshta nuk duhen 20 minuta të plota në natyrë, për të marrë përfitimet që duhen.

Studimet treguan se vetëm 10-20 minuta qëndrim ose ecje në natyrë, mund të ndihmojnë studentët e universitetit të ndjehen më të lumtur, dhe më pak të stresuar. ?Nuk duhet shumë kohë që të nisin përfitimet pozitive?- thotë eksperti Gen Meredit./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga