Connect with Us

Ngërçi me dosjen “Shullazi”/ KLGJ merr në dorë situatën dhe jep vendimin e rëndësishëm

Kronika

Ngërçi me dosjen “Shullazi”/ KLGJ merr në dorë situatën dhe jep vendimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Çështja penale në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqja dhe Blerim Shullazi , duket se do të marrë zgjidhje pas më shumë se një vitit zvarritje.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka komanduar dy gjyqtarë për gjykimin e çështjes duke zhbllokuar kështu ngërçin e krijuar për shkak të mos plotësimit të trupës gjyqësore.

Vendimi është marrë në mbledhjen e KLGj-së ditën e premte, ku është vendosur që trupa gjykuese të përbëhet nga Albana Boksi, gjyqtare me status të posaçëm, dhe dy gjyqtarët e komanduar të cilët vijnë nga Gjykatat e Shkallëve të Para, Korçë dhe Tiranë, Etleva Temo dhe Artur Kalaja.

LEXO EDHE:  A foli Tahiri me Shullazin? Roli i nëndrejtorit të Tiranës në lidhjet kriminale

Seanca e fundit e çështjes “Shullazi” u mbajt në datën 4 mars por zgjati vetëm pak minuta për shkak të mosformimit të trupës në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosi me armë babë e bir/ Arrestohet pas dy orë ndjekjeje autori 39 vjeçar

Publikuar

-

Nga

Plagosi me armë babë e bir/ Arrestohet pas dy orë ndjekjeje autori 39 vjeçar

Policia e Durrësit zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord, ngjarjen e ndodhur më parë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri babë e bir.

Blutë kanë bërë të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë dhe vërë në pranga shtetasin A. Ll., 39 vjeç.

39-vjeçari dyshohet se pas një konflikti të çastit, nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë zjarri shtetasit H. B., 63 vjeç dhe M. B., 39 vjeç (bab e bir), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.



Ndërkaq, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Kërcet arma në Durrës/ Plagosen babë e bir

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përgjaken sërish rrugët/ Përplasen dy makina, një i vdekur në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Përgjaken sërish rrugët/ Përplasen dy makina, një i vdekur në Vlorë

Një tjetër aksident me  pasjë humbje jete është shënuar në rrugët e vendit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Panaja në Vlorë ku dy automjte janë përplaur me njëra-tjetrën.



Si rrjedhojë e aksidentit, një person ka humbur jetën./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makinat bëhen “copë” në Peqin/ Në gjendje të rëndë dy persona

Publikuar

-

Nga

Makinat bëhen “copë” në Peqin/ Në gjendje të rëndë dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Lolaj në Peqin.

Sipas informacioneve të para, mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.



Si pasojë e aksidentit dy persona janë plagur, dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE