LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve/ “Ende asnjë rast i konfirmuar me koronavirus në Shqipëri”

8 Mars 2020, 18:46, Sociale CNA
Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve/ “Ende asnjë rast i

Ashtu siç ishte paraljamërua më herët, Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur pasditen e sotme Komitetin Teknik të Ekspertëve ku po shqyrtohen masat për të parandaluar përhapjen e mundshme të koronavirusit në Shqipëri.

Manastriliu ka dhënë dhe detajet e para nga ky takim, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale, bën me dije se në vendin tonë ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin Covid 19.

?Po diskutojmë në këto momente me ekspertët e komitetit teknik, për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, pas vendimit që hyri sot në fuqi në vendin fqinj për izolimin total të zonave të kuqe ?
Çdo masë e shtuar dhe vendim që do të merret, do të vendoset nga eskpertët??

Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë!?/CNA.al

Lajmet e fundit nga